Tryeza me opozitën Biznesi i bashkohet së djathtës: Kundër taksës progresive

0
112

Florenc Drizari

 

 

Biznesi kundër taksës progresive, “qeveria është nënshtruar ndaj FMN-së”

Bregasi: Rritja e taksave prish imazhin e një vendi atraktiv për investime

 

ku po shkonShoqatat e biznesit në Shqipëri dhe dhoma e tregtisë, kundërshtojnë paketën fiskale të qeverisë të dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë. Përfaqësus të tyre thonë se qeveria nuk është konsultuar me biznesin paçka se qeveria kishte premtuar më parë se do të dëgjohej zëri i tyre. Paketa fiskale sëbashku me “Buxhetin e Shtetit për vitin 2014”, pritet të diskutohet në parim në Kuvendin e Shqipërisë, ndërkohë që shqyrtimi i saj në komisionet parlamentare ka nisur prej dy ditësh. Gjatë tryezës së djeshme të organizuar nga Partia Demokratike me përfaqësues të shoqatave të biznesit dhe të dhomave të tregtisë, u ngrit shqetësimi për aplikimin e taksës progresive përkundrejt asaj që është aktualisht, taksës së sheshtë. Në takim morën pjesë përfaqësues të shoqatës “Biznes Albania”, kofindustrisë, Shoqata e Transportit Publik, Shoqata e Ndërtuesve, Shoqata Shqiptare e Turizmit, Bashkimi i dhomave të tregëtisë etj.

Sipërmarrësit shqiptar kërkuan rishikimin e vendimit të qeverisë si dhe dëgjimin e zërit të tyre para se të ndërmerren nisma të rëndësishme për të ardhmen financiare të vendit. Ata thanë se paketa fiskale e qeverisë prek drejtpërsëdrejti interesat e tyre dhe rritja e taksave në këtë periudhën nuk është e këshillueshme. Një pjesë e tyre thanë se fillimisht qeveria duhet të rrisë efektivitetin e administratës tatimore në mbledhjen e TVSH dhe më pas të shikohet ndërhyrja në sistemin fiskal. Kjo u argumentua se një pjesë e administratës publike përbëhet nga punonjës të rinj si dhe ndarja e re sektoriale e qeverisë me disa dikastere do një kohë të mjaftueshme për të parë efektet.

Biznes Albania

Luan Bregazi nga “Biznes Albania” tha se rritja e tatimit mbi fitimin është absurd, sepse e ardhura në buxhetin e shtetit është 60 milionë dollarë dhe kjo nuk është një e ardhur çudibërëse. “Me 60 milionë ne krijojmë një imazh sikur në Shqipëri janë rritur taksat , do më thënë hajde të rrisim një taksë që krijon një të ardhur shumë të mirë për buxhetin e shtetit dhe ne jemi gati të përballojmë  këtë situatë meqenëse ka disa gropa të pambushura, por kjo na prish pak imazhin do më thënë të një vendi atraktiv për investime , sidomos për investime të huaja”, – u shpreh ai.

Konfindustria

Ndërkaq, Gjergj Buxhuku duke folur në emër të konfindustrisë kërkoi mbrojtjen e tatim- fitimit prej 10% për  të gjithë sektorët e biznesit që punojnë në kushtet e konkurrencës së lirë. “Buxheti të jep pamjen e nënshtrimit  të qeverisë ndaj FMN –së me të gjitha standardet e ashpra fiskale të saj. Mbështetur në të gjitha të dhënat sot ekonomia shqiptare me evazion 40% ka mundësinë që të rris lehtësisht pa hequr barrierën fiskale mbi dyqind milionë euro krahasimisht dyqind milionë  dollarëve diçka e përafërt e kërkuar nga FMN dhe Banka Botërore që do ta rris borxhin publik në shifrën e rëndë afro 75%”, – tha Buxhuku.

Po ashtu kundër rritjes së taksave doli edhe Shoqata e Transportit Publik, Shoqata e Ndertuesve, Shoqata Shqiptare e Turizmit. Në tërësi ata kundërshtun nismën e qeverisë për paketën e re fiskale dhe kërkuan mbajtjen e taksës së sheshtë. Shqetësim për ta ishte rritja e ëmimit të karburanteve. Në këtë periudhë të vështirë që po kalon ekonomia shqiptare sipas tyre, rritja e ëmimit të naftës do të ëonte në rritjen e biletave të udhëtimit dhe rritjen e shërbimeve që ata ofrojnë.

 

Rama: Asnjëherë s’kemi premtuar se taksat do t’i vendosë biznesi

Kryeministri Edi Rama gjatë një komenti në rrjetin social “Facebook” komentoi shkurtimisht qëndrimet publike të mbajtura nga disa shoqata të biznesit dhe dhomat e tregtisë, duke thënë nuk ka premtuar se për rritjen e taksave do të vendosë biznesi.

“Asnjehere s’kemi premtuar se taksat do i vendosi biznesi po se do dialogojme me respekt me biznesin dhe e kemi bere kete si asnjehere!”, – ka shkruar një ditë më parë Kryeministri Edi Rama. Para zgjedhjeve të 23 qershorit opozita e atëhershme, sot në qeverisje, ka zhvilluar disa tryeza të përbashkëta me biznesin, ndërkohë që gjatë takimit të djeshëm që përfaqësues të sipërmarrjen në Shqipëri zhvilluan me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, u shprehën se qeveria nuk është konsultuar për paketën e re fiskale. Ata thanë se aplikimi i taksës progresive në fillim të marrjes të mandatit do të sjellë pasoja negative për ekonominë.

 

 

Taksa e banesës

Majko kundër qeverisë: Në Shqipëri shtëpia nuk është tregues i pasurisë

Mbledhja e djeshme e komisionit të Ligjeve u shoqërua me bebate, ku edhe përfaqësues të mazhorancës kritikuan nismët e qeverisë për projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar. Taksa e banesës e cila parashikon që personat fizikë që kanë më shumë se një shtëpi banimi, do taksohen dyfish për çdo banesë që kanë më tepër, solli reagimin e deputetit të PS-së, Pandeli Majko. Ish-kryeministri socialist kërkoi sqarime nga ministri i Shtetit Bledi Çuçi, se ky e kishte marrë qeveria këtë shembull. “Keni ndonjë sistem referimi. Nëse ke më shumë se një banesë, të paguash për banesën tjetër dyfishin e taksës, do tu lutesha një shpjegim pak më të gjerë. Ju merreni edhe me reformën e ndarjes administrative. Ne tani mund të ndodhemi para absurdit të ndarjes administrative se për shembull në bazë të këtij ndryshimi që keni sjellë ju këtu, vilat që janë ndërtuar jashtë vijës së verdhë të kësaj Tirane që kemi ne dhe është akoma vija e verdhë e komitetit ekzekutiv të dikurshëm, do të paguajnë gjysmën e taksës, ndërsa tiransi i vjetër që është brenda vijës së verdhë paguan dyfishin”, – tha Majko.

Nga ana e tij, ministri Bledi Çuçi iu përgjigj duke thënë se “nëse ke shtëpi të dytë në fshat, brenda në Golem, nuk ka të njëjtën taksë me atë që e ka në Golem, por e ka në fshat turistik buzë detit sepse ky që e ka për qëllime luksi, do paguajë dyfish. Këtu është bërë diferenca”. Në replikë të përgjigjes së Ministrit, Cuçi, Majko tha se në Shqipëri shtëpia nuk është tregues i pasurisë.

“Unë e kuptoj se po pate më shumë se një shtëpi, me logjikën kush është pak më i pasur…dakord edhe në Amerikë kështu bëhet, shtëpia është tregues i pasurisë. Do më falni, por në Shqipëri shtëpia nuk është tregues i pasurisë”, – tha deputeti Majko. Gjithashtu ai ngriti shqetësimin se çfarë do të bëhet me shtëpitë e paregjistruara.

Kësaj pyetje iu përgji zv.ministri i Financave, Ervin Mete, i cili tha se për informalitetin ka një proces që vazhdon prej vitesh sa i përket sjelljes brenda rrjetës formale të ndërtsave informale, në momnetnin që ato formalizohen bëhen pjesë e këtij taksimi.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency