FMN i jep qeverisë jep 300 milionë euro: Paguani faturat e bizneseve!

0
134

fmn dhe cani Shqipëria dhe FMN ranë dje dakord të hartojnë një paketë masash për rritje të qëndrueshme ekonomike, duke filluar me shlyerjen e borxheve dhe reformimin e sistemit fiskal. Stafi i FMN-së dhe përfaqësues të qeverisë shqiptare arritën në marrëveshjen për një program ekonomik, i financuar nga FMN-ja me 300 milionë euro me kushte të buta, me normë interesi 2-3 për qind dhe mospagimin e kapitalit për 4 deri në 10 vjet.

Por, ky është hapi i parë. Marrëveshja do të shqyrtohet nga bordi drejtues i FMN-së në janar. Programi ekonomik i fokusuar në disa fusha reforma, sipas përfaqësuesit të Fondit, Nadeen Ilahi, ofron mbështetje për rimëkëmbjen ekonomike, masa fiskale dhe strukturore. “Programi parashikon që borxhet të shlyhen pa penguar rritjen ekonomike. Shlyerja e borxheve do të nxitë edhe konsolidimin fiskal dhe do të përmirësojë sistemin bankar për një zinxhir detyrimesh që palët ia kanë njëra tjetrës”, – tha ai.

Masat fiskale do të jenë të moderuara, që të mos preket rritja ekonomike. në këtë pikë programi është elastik; kur ekonomia shfaqet më e dobët objektivat fiskale do të zbutet, nëse ekonomia ecën më shpejt edhe objektivat fiskale do të rriten. FMN dhe qeveria ranë dakord që baza tatimore do të zgjerohet dhe që masat fiskale do të jenë të drejta, duke trajtuar i trajtuar të gjithë taksapaguesit njëlloj.

 

FMN

 

Sipas ekspertëve të Fondit Monetar, “ekonomia pritet ta rimarrë veten në mënyrë modeste në vitin 2014, por staniacioni i kreditimit, bilancet e rënduara të firmave, dobësia e partnerëve tregtarë dhe rënia e dërgesave të emigrantëve pritet ta kufizojnë rritjen në rreth 2 për qind”. Sipas FMN, programi parashikon shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të qeverisë dhe faturave të papaguara. Kjo do të forcojë bilancet e kompanive private dhe do të lehtësojë rinisjen e kreditimit, duke ndihmuar në uljen e kredive nën-standard dhe duke mbështetur kërkesën vendase.

Sipas FMN, “sistemi financiar i Shqipërisë e ka përballuar mirë krizën. Kapitali dhe likuiditeti në sistemin bankar është në përputhje me kërkesat rregullatore. Megjithatë, kreditë e këqija janë rritur ndjeshëm, kryesisht si rezultat i ngadalësimit ekonomik dhe akumulimit të detyrimeve të prapambetura nga qeveria.

 

Rreziqet

 

Sektori i energjisë elektrike dhe sistemi i pensioneve përbëjnë rrezik për situatën fiskale. Autoritetet planifikojnë të ndërmarrin reforma gjithëpërfshirëse në afatin e mesëm për t’i bërë këto sektorë të qëndrueshëm dhe për t’i sjellë më pranë praktikave më të mira ndërkombëtare.

Por, paketa fiskale e propozuar nga qeveria, ku është parashikuar ndër të tjera rritje e taksave, nuk mund të sjellë një zgjerim të bazës tatimpaguese, por rritje të evazionit fiskal. Kjo është pranuar edhe nga vetë komuniteti i biznesit gjatë komenteve të bëra për këtë paketë. Këtë e thotë Fondi Monetar.

 

 

Viti 2013, rritja ekonomike 1.3%

 

Rritja ekonomike gjatë vitit 2013 do të arrijë në 1.3%. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ka deklaruar gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës së Shqipërisë etj., se ekonomia vendase mbetet nën potencial dhe prandaj ajo duhet medoemos nxitur.

“Ne kemi vendosur që të nisim shlyerjen e borxheve që me nisjen e vitit 2014, në janar, shumë që arrin në 35 miliardë lekë. Interesat e sotme të borxhit janë sa gjysma e borxhit. Kemi rënë dakord edhe me FMN-në. Do të marrim hua me terma të buta nga FMN dhe BB për të injektuar likuiditetin e nevojshëm”, – tha ai.

Ai gjithashtu paralajmëroi se qeveria do të marrë një sërë masash fiskale për të ulur korrupsionin dhe nxitur përmirësimin e shërbimit tatimor dhe doganor.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency