Buxheti i Bashkisë Si ndahen fondet për njësitë bashkiake, 90 milionë lekë për të rinjtë që do të hapin biznes

0
168

Për vitin 2014 do të vijojë të ofrohet fondi i garancisë për mikrokredi ose kredi që do të ofrohen për bizneset e reja të drejtuara nga të rinj, në shumën 90.000.000 lekë

 

 

rrobaqepsiPër vitin 2014 buxheti i bashkisë parashikon 470.000.000 lekë transferta për njësitë bashkiake. Transferta do të vijojë të miratohet e ndarë në dy pjesë, në funksion të miradministrimit të të ardhurave. Pjesa që i takon pagesës së detyrimeve për arsimin parauniversitar për ujë, energji, telefon e materiale pastrimi, është veçuar nga pjesa tjetër e cila do të mbulojë nevojat e njësive bashkiake për paga, sigurime, shpenzime operative të normuara sipas funksioneve që ato kryejnë.

 

Shtresat në nevojë dhe të rinjtë

 

“Transfertat për individët përbëhen nga transfertat për mbështetje sociale të shtresave në nevojë si bonusi i qerasë, stimuj ekselence, si ai për nxënësit e shkëlqyer dhe stimuj të tjerë si pagesa për bebet, të cilat do të vijojë të ofrohen nga Bashkia e Tiranës edhe për periudhën në vijim”, – thuhet në relacionin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës. Për vitin 2014 do të vijojë të ofrohet fondi i garancisë për mikrokredi ose kredi që do të ofrohen për bizneset e reja të drejtuara nga të rinj, në shumën 90.000.000 lekë. Në këtë fond do të shtohet nisma më e re e Bashkisë së Tiranës në kuadër të mbështetjes së biznesit dhe punësimit. Do të përfshihet në këtë fond, në shumën 100.000.000 lekë, fondi i projektit në mbështetje të SME-ve në bashkëpunim me AADF dhe “NorFund”. Ky projekt konsiston në formimin e partneritetit midis donatorëve për të krijuar një institucion financiar kredidhënës efikas dhe serioz. Qeveria norvegjeze ka rënë dakord që të mbulojë të gjitha kostot paraprake të start-up të bizneseve, ndërkohë që partnerët AADF dhe BT do t’i përdorin fondet e tyre totalisht për kapital kreditimi. Projekti do t’i përgjigjet mungesës së financimeve të orientuar për sipërmarrjet/bizneset MSME (micro, small, medium-sized enterprises) dhe do të menaxhohet nga CFF Albania dhe do të mbikëqyret nga bordi drejtues i përbërë nga donatorët e përfshirë.

 

Fondi rezervë dhe kontigjenca

 

Për periudhën afatmesme 2014-2016, fondi rezervë dhe ai i kontigjencës, të llogaritur sipas ligjit për menaxhimin e sistemit buxhetor, arrijnë së bashku në shumën 120.000.000 lekë për çdo vit dhe përbëjnë mesatarisht 1.3% të totalit të buxhetit, kundrejt limitit deri në 3% që parashikon ligji. Këto fonde do të përdoren sipas përcaktimeve ligjore:

Fondi rezervë do të përdoret për financimin e shpenzimeve që nuk mund të parashikohen gjatë hartimit të buxhetit, me vendime të Këshillit Bashkiak; fondi i kontigjencës do të përdoret për të përballuar efektet e mosrealizimit të të ardhurave, nevojën e kryerjes së financimeve të reja dhe shtimin e financimeve mbi fondet e miratuara të programeve ekzistuese, në rast se do të jetë e nevojshme gjithmonë me miratimin e Këshillit Bashkiak.

 

 

Donacionet e parashikuara në buxhet

 

Mbështetur në programin e ngritjes së fondeve dhe në procesin e bashkëpunimit dhe koordinimit të partnerëve ndërkombëtarë dhe vendas që operojnë në Tiranë, Bashkia e Tiranës në përputhje me prioritetet e vendosura për periudhën afatmesme dhe projektet që janë në vijimësi, parashikon të realizojë nëpërmjet projekteve me donatorë shumat si më poshtë:

-3.225.000 USD

-85.548.282 euro

-20.448.550 eekë

Projektet me donatorë konsistojnë kryesisht në rritjen e kapaciteteve të stafit të Bashkisë së Tiranës dhe ofrimin e asistencës teknike.

Gjithashtu, Bashkia e Tiranës ka përfituar mbështetjen nga partnerë ndërkombëtarë për realizimin e projekteve strategjike siç janë zgjatimi i bulevardit verior dhe rehabilitimi i lumit të Tiranës, ndërtimi i terminalit apo projekti i linjës e tramit.

Për të gjitha këto projekte, Bashkia e Tiranës ka detyrimin e rimbursimit të vlerës së TVSH-së për subjektet zbatuese, pasi ky tatim nuk mbulohet nga fondet e donatorëve.

rojektet me donatorë paraqiten të detajuar në pjesën e dytë të relacionit të PBA-së, ku trajtohen aktivitetet sipas programeve.

 

 

 

 

 

Transferta e akorduar për vitin 2014, për secilën njësi bashkiake

Njësitë bashkiake Paga Sigurime Shpenzime Administrata Shpenzime Arsimi Total 2014
Njësia bashkiake nr.1 15,871 2,476 26,447 10,443 36,890
Njësia bashkiake nr.2 29,100 4,570 42,220 13,000 55,220
Njësia bashkiake nr.3 16,000 2,540 23,340 9,000 32,340
Njësia bashkiake nr.4 18,100 2,830 29,312 11,100 40,412
Njësia bashkiake nr.5 18,160 2,840 29,600 16,000 45,600
Njësia bashkiake nr.6 32,050 5,050 44,400 8,000 52,400
Njësia bashkiake nr.7 20,310 3,180 31,890 15,400 47,290
Njësia bashkiake nr.8 17,240 2,740 25,342 10,500 35,842
Njësia bashkiake nr.9 18,140 2,850 29,994 16,000 45,994
Njësia bashkiake nr.10 19,960 3,170 29,087 6,500 35,587
Njësia bashkiake nr.11 17,460 2,730 29,925 12,500 42,425
Totali 222,391 34,976 341,557 128,443 470,000

 

 

Abuzimi me ndihmën ekonomike, kallëzohet kryekomunari i Dajçit

 

Shërbimi Social Shtetëror i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka kallëzuar dje në Prokurorinë e Rrethit të Lezhës kryetarin, nënkryetarin dhe anëtarët e Këshillit të Komunës Dajç, si dhe ish-përgjegjësin e seksionit të Ndihmës Ekonomike dhe të Personave me Aftësi të Kufizuar, me motivacionin e shpërdorimit të detyrës.
Nga kontrolli i ushtruar nga auditi i Shërbimit Social Shtetëror ka rezultuar se 60 familje në Komunën e Dajçit janë trajtuar me ndihmë ekonomike në kundërshtim me kriteret e përfitimit të saj dhe me mangësi dokumentesh në dosje. Shkelje të tjera u evidentuan edhe gjatë kontrollit të dosjeve të personave para dhe tetraplegjikë, të verbërve dhe dosjet e kujdestarëve të tyre, ku rezultoi se 21 persona kanë përfituar kompensim energjie në mënyrë të padrejtë.
Gjithashtu, u konstatuan 19 raste të pagesës së invalidëve të punës në kundërshtim me kriteret e përfitimit. Sipas vlerësimit paraprak, shkeljet flagrante të gjetura në dokumentacion i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit gjithsej një dëm prej 1.612.100 lekë.
Veprimet e mësipërme ngarkojnë me përgjegjësi ish-administratorin e Ndihmës Ekonomike dhe të Aftësisë së Kufizuar të Komunës Dajç, administratorin aktual, kryetarin dhe anëtarët e Këshillit të Komunës Dajç.
Në përfundim të këtij kontrolli, Shërbimi Social Shtetëror ka kërkuar regjistrimin e procedimit penal ndaj të kallëzuarve dhe ushtrimin e ndjekjes penale ndaj personave të tjerë që do të rezultojnë përgjegjës gjatë hetimeve të kryera.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency