Rama e Cani bëjnë lekët “rrush e kumbulla”, bllokohet ndërtimi i rrugës nacionale Tiranë-Elbasan

0

Ervin Kaduku

Loading...

 

Qeveria e re nuk ka përcaktuar as projektbuxhet dhe as drejtimet kryesore për investimet shtetërore për vitin e ardhshëm, duke krijuar një lëmsh në ekonomi

 

 

autostrada3Kontrata për përfundimin e punimeve në autostradën Tiranë-Elbasan do të shtyhet sërish. Kjo për arsye se megjithëse aksi duhej të përfundonte brenda këtij muaji, ende ka shumë punë për të bërë.

Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve, Dashamir Xhika, shprehet për median se, për shkak të mungesës së fondeve për të shlyer bizneset, si dhe problemeve që kanë rezultuar gjatë zbatimit të tij, është parashikuar që firmës greke AKTOR ti jepet më shumë kohë. Ndërkohë përveç fondeve të akorduara, nevojiten sërish financime.

Pak kohë më parë, gjatë inspektimit të punimeve në autostradën Tiranë-Elbasan, Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto premtoi shlyerjen e borxheve e të gjitha kompanive që kanë kryer punime  në  infrastrukturën vendase.

Infrastruktura nuk do të marrë nga buxheti i vitit të ardhshëm “pjesën e luanit”, siç jemi mësuar ta shohim gjatë viteve të fundit.

Por, edhe pse tashmë ka kaluar çdo afat ligjor për hartimin e buxhetit të vitit të ardhshëm, akoma nuk ka një draft përfundimtar. Burime nga Ministria e Financave, bëjnë të ditur se projekti përfundimtar i buxhetit do të dorëzohet në qeveri javën e ardhshme. Ndërkohë, theksohet se për zërin e investimeve janë parashikuar vetëm 10 miliardë lekë, ku nuk do të ketë hapje të projekteve të reja, por vetëm financim i kontratave të lidhura tashmë.

Për vitin 2013  dikasteri i Transporteve, përfitoi 41.6 miliardë lekë ose rreth 58.4% të totalit të investimeve publike. Ndërkohë, që hartimi i këtij buxheti është nën vëzhgimin e ekspertëve të FMN dhe BB, të cilët kanë këshilluar prej kohësh qeverinë shqiptare që të të jetë e kujdeshme në menaxhimin e financave publike, por edhe në hartimin e një buxheti sa më realist.

Vetëm një muaj më parë qeveria miratoi një Akt Normativ, ku u ndryshuan treguesit fiskalë të buxhetit të këtij vitit. Sipas këtij Akti, të ardhurat, janë parashikuar në  321.9 miliardë, shpenzimet në 405.4 miliardë lekë dhe deficiti buxhetor në 83.4 miliardë lekë.

 

Kalim afati

Ka kaluar çdo afat ligjor për hartimin e buxhetit të vitit të ardhshëm, akoma nuk ka një draft përfundimtar. Burime nga Ministria e Financave, bëjnë të ditur se projekti përfundimtar i buxhetit do të dorëzohet në qeveri javën e ardhshme. Ndërkohë, theksohet se për zërin e investimeve janë parashikuar vetëm 10 miliardë lekë, ku nuk do të ketë hapje të projekteve të reja, por vetëm financim i kontratave të lidhura tashmë.

 

 

Shtyhen sërish mbledhjet e përbashkëta të qeverive shqiptare e kosovare

Ishte paraparë të mbahej këtë të diel, por mbledhja e përbashkët e dy qeverive, qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, është shtyrë për në janar. Këtë e kanë bërë të ditur për transmetuesin publik, burimet nga kabineti i qeverisë “Thaçi”. Sipas këtyre burimeve, kjo mbledhje është shtyrë për një datë të pacaktuar në janar, me kërkesë të qeverisë së Shqipërisë, ndërsa arsyet nuk dihen.

Prizreni këtë të diel do të duhej të ishte nikoqir i dy qeverive, asaj të Kosovës dhe qeverisë së Shqipërisë, në një mbledhje të përbashkët. Por kjo nuk do të ndodhë, pasi që, siç bëjnë të ditur burimet nga qeveria e Kosovës, kjo mbledhje është shtyrë për një datë të pacaktuar në muajin janar. Kjo është bërë me kërkesë të qeverisë së Shqipërisë, ndërsa arsyet nuk janë bërë të ditura. Transmetuesi publik ka provuar të kontaktojë me zyrtarët e qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, mirëpo ka munguar konfirmimi zyrtar nga të dyja palët.

Sidoqoftë, një mbledhje e mundshme ndërmjet dy qeverive, nga partitë politike në Kosovë shihet në mënyra të ndryshme. Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së, thotë se ka qenë ëndërr historike një mbledhje e tillë, ndërsa shton se duhet punuar për harmonizimin e legjislacionit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

“Sigurisht që aspektet konkrete të realizimit të përafrimit të legjislacionit i takon ministrive përkatëse që ta përafrojnë legjislacionin, aty ku ka nevojë të përafrohet legjislacioni”, – tha ai.

Hap të mirë e vlerëson nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, një mbledhje të tillë, por ai thotë se kjo duhet të rezultojë me bashkëpunim konkret praktik.

“Dy qeveritë nuk duhet të takohen vetëm simbolikisht, por duhet të ndërmarrin hapa që e ofrojnë kombin tonë në funksionimin sidomos të atyre që janë angazhime të përbashkëta për integrime evropiane, po ashtu edhe në interesat ekonomikë që ndërlidhen, sepse kjo e forcon më shumë identitetin tonë”, – tha Isufi për Radio Kosovën.

Kurse, Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje ka një qasje tjetër.

“Po të kish qenë kjo mbledhje që do të ishte mbledhje për të koordinuar me Shqipërinë për shembull përpjekjet si të kundërshtohen ambiciet e Daçiçit në Kosovës si të ndalet krijimi i asociacionit të komunave serbe, si të shtrihet sovraniteti i Kosovës atje, si të arrestohen eksponentët e krimit të organizuar në veri dhe për këtë arsye po mbahet mbledhja me qeverinë e Shqipërisë, atëherë do të besoja se është një mbledhje me karakter vërtetë kombëtar dhe për interesat tona”, – tha Konjufca për transmetuesin publik.

Sipas Konjufcës, përderisa lëshohet vazhdimisht pe ndaj Serbisë, mbledhjet e tilla mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë bëhen vetëm sa për sy e faqe.

Në shtator, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, vendosën që në muajin nëntor, me rastin e festës së 28 Nëntorit, të mbahet në Prizren një mbledhje e përbashkët e dy qeverive, por kjo mbledhje u shty me kërkesë të qeverisë së Kosovës për në mesin e dhjetorit, për shkak të procesit elektoral në Kosovë.

 

 

Poshte

 

E ka kaluar me të vërtetë krizën Britania e Madhe?

Ndërkohë që shumë britanikë janë duke bërë blerjet e Krishtlindjeve, qeveria deklaron për rritje solide të ekonomisë, por kritikët nuk mendojnë kështu.

Pas tre vitesh shkurtime në buxhet dhe nje recesioni të thellë, rritja ekonomike e Britanisë së Madhe tani është më e shpejtë se ajo e vendeve të tjera Europiane. Javën e shkuar Ministri i Financave George Osborne, paraqiti para parlamentit një pamje pozitive të ekonomisë. Shkurtimet e forta në sektorin publik dhanë efektin e tyre, tha ai, dhe politika e kursimeve nuk do të vazhdojë shumë gjatë.

Por tregëtarët në Manchester janë më pak optimistë, duke u bazuar në një studim ku rezultoi se 70% e britanikëve nuk mendojnë se stabilizimi i ekonomisë ka dhënë efekt pozitiv tek familjet e tyre. “Burri im punon në ndërtim dhe sapo ka filluar të ketë sërish punë”, thotë 31 vjeçarja Emily Davis, e cila nuk punon. Ajo nuk është impresionuar nga deklratat e qeverisë për një të ardhme më të mirë. “Për të ngritur moralin duhet të thuhet diçka tjetër, por unë mendoj se akoma nuk kanë kaluar ditët e vështira.”\

 

Rimëkëmbje e ngritur mbi borxhe

Sipas disa kritikëve ky është problemi kryesor. Ndërkohë që qeveria thotë se industria prodhuese duhet të luajë një rol kyç në rimëkëmbje, shifrat e fundit ekonomike thonë se rimëkëmbja po bazohet më shumë në rritjen e shpenzimeve personale.

“Ajo që ka ndryshuar është se konsumatorët nuk kanë më frikë dhe kanë filluar të marrin sërish kredi”, thotë për DW Colin Talbot, ekonomist në Universitetin e Manchester.

“Kreditë për shtëpi tani pothuajse kanë shkuar në nivelin e vitit 2007, pra para krizës. Nuk janë investimet e bizneseve që po rimëkëmbin ekonominë, nuk është industria dhe as eksporti”, vazhdon Talbot. Mendimi i tij mbështet edhe nga institucioni zyrtar i kontrollit fiskal në Britani Office for Budget Responsibility. Në parashikimin e fundit mbi ekonominë thuhej se në bazë të rimëkëmbjes qëndrojnë shpenzimet në rritje të konsumatorëve dhe rritja e çmimit të shtëpive. Por sipas këtij institucioni një rritje ekonomike e bazuar tek shpenzimet personale nuk është e qendrueshme.

Sidoqoftë ka disa tregues rritjeje të industrisë prodhuese dhe kompanitë vendase shpresojnë të kenë arsye për të qenë optimiste. “Ne po shohim fillimin e një ringritjeje të ekonomisë, por unë nuk dua të shkoj shumë larg dhe po i quaj si gjurma të gjelbra”, thotë për DW Chris Marsland. Ai është drejtor teknik i ENER-G, prodhues sistemesh energjie me bazë në Salford, Greater Manchester. “Por duhet bërë më shumë se kaq. Britania e Madhe duhet të ndërtojë rimëkëmbjen e saj me eksportet, prodhimin dhe aftësitë inxhinierike. Pra qeveria duhet të lehtësojë tatimet, në mënyrë që të jetë e lehtë për njerëzit të ngrenë biznese të reja.”

 

Gota gjysëm bosh apo gjysëm plot?

Për qeverinë shifrat e fundit do të interpretohen më shumë si një gotë gjysëm plot se sa gjysëm bosh. Zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2015 janë duke u afruar dhe Kryeministri David Cameron dhe Ministri i tij i Financave George Osborne duhet tu thonë votuesve të shumtë skpetikë se masat e kursimit funksionuan. Shifrat e fundit nga Zyra e Statistikave Kombëtare në fillim të kësaj jave, treguan se vetëm gjatë muajit tetor prodhimi në vend u rrit me 0.4 përqind. Por ende analistët e ekonomisë janë duke u treguar më të kujdesshëm se George Osborne. “Edhe pse industria prodhuese është duke u rimëkëmbur, sërish është 9% më i ulët se sa niveli para kritës”, thotë David Kern, ekonomist pranë Dhomës së Tregëtisë Britanike. “Ne serish kemi nje deficit tregëtar të madh dhe nuk është bërë sa duhet të për të çuar ekonominë drejt eksporteve.” Eksportet britanike në BE ranë me 3.8% muajin e shkuar.

Loading...