Katërvjeçari me inteligjencën e Albert Einsteinit

0
150

femijaËshtë vetëm 4 vjeç dhe po arrin të bëhet i famshëm me nivelin e tij të inteligjencës. Sherëyn Sarabi po krahasohet tashmë me njerëz si Albert Einstein, Bill Gates dhe Stephen Haëking, pasi koeficienti i tij i inteligjencës ka shënuar 160.  Psikologu që ka testuar katërvjeçarin tha se rezultati i tij është më i larti i mundshëm në shkallën Wechsler, duke treguar kështu se ka një nivel shumë të lartë të inteligjencës.

Si shkruan Huffington post, ai ka belbëzuar fjalët e para kur ishte vetëm 10-muajsh, ndërsa një fjali të plotë kur ishte vetëm 20 muajsh, duke habitur prindërit, mësuesit dhe mjekët.

 

10 shtetet më të rrezikshme në botë

Një në dhjetë shtete, të marra në analizë, ka përjetuar rritje të konsiderueshme në nivelin e rrezikut afatshkurtër politik.    Niveli i konfliktit, terrorizmi dhe përmbysjet e regjimeve në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, si dhe rritja e dhunës politike në lindje të Afrikës, ka ngritur nivelin e paqëndrueshmërisë politike në nivel global .
Firma britanike për analiza të rrezikut, “Maplecroft”, ka bërë hulumtimin e shteteve të botës në aspektin e sigurisë. Një në dhjetë shtete, të marra në analizë, ka përjetuar rritje të konsiderueshme në nivelin e rrezikut afatshkurtër politik, raporton CNN. Ja cilat janë dhjetë shtetet më të rrezikshme në botë:
1. Somalia
2. Siria
3. Afganistani
4. Sudani
5. Kongo
6. Republika e Afrikës Qendrore
7. Jemeni
8. Libia
9. Sudan Jugor
10. Iraku

 

I mituri punon 12 orë në ditë dhe vdes!

Një punëtor i mitur ka vdekur pasi ka punuar 12 orë në ditë për gjashtë ditë në javë te një fabrikë kineze e Iphonëve.
Raportet tregojnë se 15-vjeçari, dokumentet e të cilit tregonin se ai ishte 20 vjeçar ka pësuar një rast fatal të ftohjes pasi ka punuar rreth një muaj.
Shi Zhaokun ishte punësuar nga “Pegatron”, një kompani tajvaneze që prodhon Iphone 5 në një tokë kineze.
Por sipas familjes më 9 tetor zotëri Shi nuk mundi të punonte dhe u shtrua në spital.
Pak kohë pas kësaj ngjarje ai u lajmërua i vdekur..
Familja e tij ka treguar se ai ka punuar 79 orë javën e tij të parë në punë, 77 javën e dytë dhe 75 në të tretën, duke thyer ligjin. ”Pegatron” mohon se vdekja e djalit ka të bëjë me orarin e tij të punës sipas” Neë York Times”, por kompania pranoi se edhe disa punëtorë të tjerë të rinj kanë vdekur muajt e kaluar.
Sipas ligjeve kineze, Shi si 15 vjeçar ishte shumë i ri për të punuar në një fabrikë.

 

Japonezi vodhi 185 mijë dollarë për të ushqyer macet

Një shtetas i Japonisë ka grabitur gjatë një vitit shtëpitë e lagjes, duke grumbulluar gjësende në vlerë prej 185 mijë dollarëve, për të ushqyer 120 mace, me ushqim të freskët, njoftoi të enjten policia në Tokio.
Mamoru Demizu, 48 vjeç, dyshohet se ka vjedh ari dhe xhevahire në të paktën 32 shtëpi. Ai i tha policisë së ka vjedhur sendet për të pas para që të ushqejë macet, pasi shpenzonte rreth 25,000 jen ($250) në ditë, njoftoi një polic. “Ai ka thënë se ndihej më i lumtur kur ledhatohej nga macet”, tha polici. Demizu, që është i papunë, ka mbajtur një mace në shtëpinë e tij në qytetin Izumi, në perëndim të Japonisë, ndërsa 20 të tjera në një magazinë pranë shtëpisë.
Ai ka ushqyer rregullisht edhe 100 mace të tjera të rrugës, që jetonin në lagjen e tij, njofton policia. “Ai i shërbente macet me peshk dhe mish pule të freskët, e jo me mish të konservuar”, tha policia për agjencinë franceze të lajmeve, AFP.

 

Përkthyesi i rremë i gjuhës së shurdhmemecëve

Ekspertët për gjuhën e shenjave janë përpjekur të kapin kuptimin e lëvizjeve që përkthyesi për personat me dëgjim të dëmtuar i bënte gjatë Komemoracionit për Mendelën, por të gjithë janë pajtuar se asgjë s’kishin kuptuar, raporton Telegraph i Londrës.  Drejtori i Federatës së Shurdhmemecëve i Afrikës Jugore, Bruno Durhen deklaroi se njeriu i ngarkuar për përkthimin e fjalimeve në gjuhën e shenjave gjatë Komemoracionit kushtuar Nelson Mendelës ishte i rremë.  Përkthyesi ndërkaq kishte deklaruar se e kishin pushtuar halucinacione si pasojë e skizofrenisë .   Ekspertët i kanë thënë Telegraphit se nuk kishin mundur të kuptonin asnjë fjalë të vetme.

 

Kafeja “turke” merret në mbrojtje nga UNESCO!

Kafeja “turke” është njohur si pjesë e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO.  Mediat turke raportojnë se UNESCO ka vendosur që “Turk Kahvesi”, prej shekujsh e popullarizuar në të gjithë Perandorinë Osmane, ta vendose në listën e artikujve të trashëgimisë së paprekshme. Ocal Oguz, kryetar i Komisionit të UNESCO-s në Ankara është shprehur se kafeja turke nuk është thjeshtë një pije: Është e famshme në të gjithë botën për stilin e saj, mënyrën e përgatitjes dhe prezantimin tradicional.  Një filxhan kafe mbahet mend për 40 vjet, është shprehur ai. Kafeja turke është shumë e popullarizuar edhe në viset shqiptare.

 

E harrojnë udhëtarin në aeroplan

Tom Ëagner kishte mbetur vetëm në aeroplanin e boshatisur në Houston. Kur ai u zgjua, ekuipazhi kishte shkuar dhe dyert e aeroplanit ishin mbyllur. Ai ishte të premten në një fluturim me United Express nga Luiziana në drejtim të Kalifornisë. Një ndalesë ishte planifikuar në Houston. Por, para se avioni të aterronte në Houston, Tom Ëagnerin e zënë gjumi. Kur Ëagner u zgjua, avioni kishte aterruar sigurt, por ishte boshatisur. Ata e kishin harruar në vendin e tij afër dritares duke fjetur pas uljes së aeroplanit në Houston. Madje, edhe dyert e aeroplanit ishin mbyllur. “Unë kam qenë vetëm dhe kaq: çfarë po ndodh këtu”, kishte pyetur udhëtari i fjetur. Gjysmë ore më vonë Ëagner është liruar nga aeroplani i “United Express”. Kompania ishte përkujdesur që ta sjellë atë në një hotel, sepse fluturimin për në Kaliforni Ëagner e kishte humbur. “Ne jemi duke hetuar se si ka mundur të ndodhë kjo, ne kërkojmë ndjesë për shqetësimin që kishte përjetuar pasagjeri”, thonë zyrtarë të kompanisë.

 

Merr pjesë në garë ushqimi dhe paralizohet !

Një baba kanadez u paralizua pasi gjatë një gare që festonte festivalin “Hindu “  të Diëali për ushqim i ishte zënë fryma..  Samaljit (Sunny) Aulakh është shtrirë në spital dhe nuk ka mundur të flasë apo ecë që nga nëntori. Ai mezi e lëviz kokën e tij. Babai 36-vjeçar kishte rënë përtokë pasi i ishte zënë fryma duke ngrënë ëmbëlsirë indiane. Familja e tij thonë se po e konsiderojnë akt legal që të paguhet për medikamentet e zotëri Aulakh. Fatkeqësisht ky festival solli tragjedi në jetën e këtij 36 vjeçari, i cili ishte regjistruar për një garë ushqimi, për të mbetur më pas i paralizuar dhe në gjendje kome. Familja e tij thotë se ai ka pasur dëmtim të trurit pas garës së ushqimit në Surrey.  “Ai doli në skenë për të marrë pjesë në garën e ushqimit që përfshinte ushqime si sheqerpare dhe brumëra, kryesisht ëmbëlsira indiane. Ai u shpall fituesi, u ngrit në këmbë, nuk mundi të merrte frymë e më pas përjetoi dëmtim të trurit”, i tregoi mbesa e tij Inderjeet “ CBC Neës.”. Djali i tij 10 vjeçar Paëan shikonte derisa arriti ambulanca. “Pasi babai im e hëngri ushqimin, u ngrit në këmbë, iu morën mendtë dhe ra përtokë. U frikësova shumë dhe nisa të qaj “,tha Paëan. “E shoh atë, duket i kaltër në fytyrë dhe s’mund të marrë frymë si duhet” , shtoi gruaja e tij Kamal Aulakh. Familja Aulakh tha se u thirr ambulancë e dorës së dytë me të gjitha pajisjet për t’ia pastruar trakenë. Ai ra në komë për dhjetë ditë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency