Gjithë komuniteti i biznesit në unison: Mos aplikoni paketën fiskale!

0

Ervin Kaduku

Loading...

– Urgjenca e parashikuar nga qeveria “Rama” për ndryshimin e të gjithë sistemit fiskal në Republikën e Shqipërisë alarmon Dhomën Britanike të Tregtisë, atë Amerikane dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë

 

rrobaqepsiKomuniteti i biznesit i kërkoi të shtunën qeverisë të mos nisë aplikimin e taksës progresive nga 1 janari i vitit 2014, por të konsultohet me komunitetin e biznesit dhe viti që vjen të mbetet si një vit debati, konsulence në mënyrë që të kemi një paketë fiskale të mirëmenduar dhe pa efekt negativ mbi sipërmarrjen e që t’i shërbejë zhvillimit të ekonomisë së vendit.

Përfaqësues të biznesit u mblodhën të shtunën në Hotel Tirana për të unifikuar zërin kundër paketës së re fiskale.

Presidenti i Dhomës Amerikane, Mark Crawford, tha se Dhoma Amerikane e Tregtisë mendon se politika e re fiskale duhet të nxisë investimet e huaja direkte dhe investimet lokale. “Ndryshimi i menjëhershëm i sistemit fiskal, në mungesë të një debati publik efikas, mund të çojë në rritjen e evazionit fiskal”, – tha ai.

Sipas tij, Dhoma Amerikane e Tregtisë mendon se ajo që pritet është marrja e masave konkrete, që do të ndikojnë në një ulje të ndjeshme të nivelit të evazionit fiskal dhe për të treguar qartë se Shqipëria është një vend ku të gjithë paguajnë taksa sipas ligjeve në fuqi.

Për këtë arsye, tha ai qeveria shqiptare nuk duhet të aplikojë paketën fiskale në datë 1 janar 2014, por duhet të lejojë më shumë kohë për konsultim dhe zbatimin e saj. Për shkak të mungesës së zbatimit të ligjeve tatimore, do të duhet më shumë kohë për të diskutuar dhe zbatuar siç duhet çdo legjislacion të ri tatimor.

Me të njëjtin zë foli edhe kryetari i Dhomës së Tregtisë së Tiranës, Nikolin Jaka.

Ai tha se sot po përjetojmë një krizë ekonomike për shkak se nuk u morën masa që në vitin 2010 për të parandaluar efektet e krizës globale në ekonominë tonë. Ne si komunitet biznesi, tha ai, i kemi paraqitur qeverisë disa propozime që do të ulnin efektet e krizës.

Mazhoranca aktuale, vijoi Jaka, kishte kohën e nevojshme për prezantuar një platformë të saktë strategjike se si mund të dilet nga kriza dhe se si mund ë zhvillohet ekonomia e vendit tonë. Kjo, sipas tij, ka munguar dhe sot ndodhemi para faktit të emergjencës për të miratuar një buxhet, i cili do të shoqërohet edhe me paketën fiskale . Duke u ndodhur në kushte të emergjencës, u shpreh Jaka, duhet të miratohet me shpejtësi dhe të nis implementimin nga 1 janari 2014. “Ne jemi të unifikuar në kërkesën tonë për mos ta përfshirë paketën fiskale nga 1 janari 2014, por viti që vjen të mbetet si një vit debati konsulence në mënyrë që të kemi një paketë fiskale të mirëmenduar dhe pa efekt negativ mbi sipërmarrjen e që ti shërbejë zhvillimit të ekonomisë së vendit”, – deklaroi Jaka.

Politikat dhe reformat që qeveria kërkon t’i implementojë për zhvillimin e vendit, nënvizoi Jaka, duhet të bazohen së pari te transparenca. Këto politika, vijoi ai, të jenë të drejta dhe efikase si për individin edhe për sipërmarrjen. “Mungon transparenca”, – thotë Jaka.

Sipas tij, nëse nuk ka transparencë , nuk ka konsultim, nëse nuk ka konsultim, nuk ka aprovim të grupeve të interesit. Jaka propozoi që të bëhet një analizë me gjith grupet e interesit për të vendosur me integritet dhe dinjitet kush është më e mira për Shqipërinë, duke hequr dorë nga imponimet e institucioneve financiare ndërkombëtare.

Kryetari i Dhomës Britanike të Tregtisë në Tiranë, Zenel Hoxha, tha se DHBT ka si synim kryesor të rrisë interesin para investitorëve të huaj për Shqipërisë. Ne, tha ai, do të dëshironim të bashkëpunonim me qeverinë e re për politikat fiskale.

 

Dhoma Amerikane

Presidenti i Dhomës Amerikane, Mark Crawford, tha se politika e re fiskale duhet të nxisë investimet e huaja direkte dhe investimet lokale. “Ndryshimi i menjëhershëm i sistemit fiskal, në mungesë të një debati publik efikas, mund të çojë në rritjen e evazionit fiskal”, – tha ai.

 

 

Dhoma Britanike

Kryetari i Dhomës Britanike të Tregtisë në Tiranë, Zenel Hoxha, tha se DHBT ka si synim kryesor të rrisë interesin para investitorëve të huaj për Shqipërisë. Ne, tha ai, do të dëshironim të bashkëpunonim me qeverinë e re për politikat fiskale

 

Loading...