Sinjalet që tregojnë se keni probleme me shëndetin

0
225

Throat Exam

Gjuha, normalisht, ka ngjyrë trëndafili, mirëpo nganjëherë, për shkaqe të ndryshme, mund të ndryshojë ngjyrën, duke bërë me dije për pengesat, të cilat shpeshherë mund të jenë serioze. Pra, në qoftë se vëreni se ngjyra e gjuhës ka ndryshuar, më së miri është që të këshilloheni me mjekun.

Njolla të bardha

Janë shumë të ngjashme me shtresën e bardhë të qumështit, e cila hiqet lehtë me lugë: fjala është për infeksion. Më së shpeshti paraqitet te fëmijët e vegjël apo te personat e moshuar, ndërkaq e shkakton Candida albicans. Mund të paraqitet në situata të ndryshme: me rastin e marrjes së antibiotikëve apo të kortizonëve, sëmundjeve siç janë diabeti, sëmundjet e gjakut dhe mungesa mbrojtjes imunologjike. Shërohet në mënyrë lokale, ndërsa në rastet serioze me barna.

Gjuha e bardhë

Shtresa e bardhë në të përhimët në sipërfaqen e gjuhës mund të tregojë problemet me lukthin dhe me zorrët dhe me tretjen e vështirësuar për shkak të prodhimit të zvogëluar të lëngjeve të lukthit. Shërohet me antimikoticinë.

Gjuha ngjyrë gështenje dhe “me qime”

Në majën e gjuhës paraqiten fije ngjyrë gështenje, ngjashëm me qimet, në gjatësi prej disa milimetrash. Ndryshimet e tilla mund t’i shkaktojnë pirja e duhanit, mirëpo edhe Candide albicans ose Aspergillus nigera, gjatë shërimit afatgjatë me antibiotikë. Shërohet me barna, për përdorim lokal dhe oral, mirëpo në qoftë se ndryshimet janë të vogla, mjafton lyerja me thartinë retine (thartinë e vitaminës A) në një përqendrim të ulët. Si preventivë është mirë fërkimi çdo ditë me brushën e dhëmbëve.

Gjuha e kuqe e purpurt

Ngjyra e kuqe e purpurt është tipike për mungesën e vitaminës B2, si pasojë e absorbimit të dobët në zorrë, për shkak të ndryshimeve të florës bakteriale, të shkaktuar gjatë shërimit afatgjatë me antibiotikë. Majat janë të ënjtura, andaj gjuha ka pamjen sikur të jetë e mbushur me rërë.

Gjuha e vijëzuar

Fjala është për anomalinë e lindur, ndërsa gjuha është më e madhe se normalja, me një vijë të thellë në sipërfaqe. Nuk ka shërim, por vetëm duhet të sforcohet higjiena e gojës, përkatësisht shpëlarja me ujë të rrjedhshëm menjëherë pas ngrënies, në mënyrë që të shmanget grumbullimi i ushqimit në rrudhat e gjuhës.

Gjuha e ënjtur

Gjuha e ënjtur më së shpeshti është pasojë e reaksionit alergjik – urtikaria e fuqishme e mukozës së gjuhës dhe të gojës. Është e rrezikshme, sepse po nuk u shërua me kohë, mund të shkaktojë ngufatjen. Kjo sëmundje është trashëguese, ndërsa e shkakton mungesa e enzimave, ose mund ta shkaktojë edhe thumbimi i insekteve.

Gjuha e zverdhur

Mungesa e vitaminës B12 është shkaktare e gjuhës së zverdhur, të lëmuar dhe të shkëlqyer. Shkaktarë janë mungesa e ushqimit, posaçërisht te personat të cilët hanë pak mish dhe te vegjetarianët, mirëpo mund të paraqitet edhe në rastet kur organizmi kërkon sasi më të mëdha të vitaminës B12 (p.sh. gjatë shtatzënësisë). Në raste të tilla duhet të merren si shtesë vitamina B12 dhe vitamina B9, të cilat gjenden në spinaq, në sallatë të gjelbër, në pjepër, banane, limon, mish dhe në mëlçi. Vitamina B12 më së shumti gjendet në mish, në qumësht dhe në vezë.

 

Vitamina D ndihmon në ndalimin e diabetit

Lidhje të forta ndërmjet statusit të Vitaminës D dhe sekrecioneve të insulinës janë shfaqur në studimet e fundit, por tani një studim i madh amerikan nga Universiteti i Harvardit sugjeron se statusi i Vitaminës D mund të jetë gjithashtu i rëndësishëm në fazën e hershme të “pre-diabetit”. Pre-diabeti është emri që mjekët i kanë dhënë gjendjes ku niveli i glukozës është i lartë, por jo mjaftueshëm I lartë për diagnozën e diabetit të llojit 2. Shumë njerëz me pre-diabet do të zhvillojnë diabetin e plotë nëse ato nuk do të bëjnë ndryshime të jetesës. Përdorimi i të dhënave nga studimi Offspring Gramingham, e cila ndjek fëmijët e studimit origjinal gjatësor Framinghal (Massachusetts), ku 2571 burra dhe gra mesatarisht të moshës 54 vjeçare u ndoqën për një mesatare prej 7 vitesh. Asnjë nuk kishte ndonjë dëshmi të diabetit. Indeksi i masës trupore (BMI) është regjistruar në fillim, së bashku me nivelin e glukozës (sheqerit në gjak) dhe nivelit të vitaminës D. Matja e niveleve të glukozës në gjak është bërë të paktën pas 8 orë agjërimi, dhe niveli i lartë i glukozës mund të përcaktojë pre-diabetin ose diabetin. Ashtu sikundër pritet, nivelet e glukozës në gjak rriten me rritjen e moshës. Megjithatë, ato me nivele të larta të vitaminës D në fillim të studimit kishin një rritje të konsiderueshme të nivelit të glukozës mbi një periudhë 7-vjeçare krahasuar me ato me nivel të ulët të vitaminës D. Në fakt, rritja mesatare në nivelet e glukozës në gjak (0.23 mmol/L) në grupin e lartë me Vitamina D ishte vetëm 66 për qind. Të gjitha rezultatet ishin korrigjuar për efektet e moshës, gjinisë dhe BMI-së në fillim të studimit. Përderisa ky lloj i provave nuk ofron ndonjë mekanizëm për gjetjet e konstatuara, ai nuk sugjeron se statusi i vitaminës D tek të rriturit e shëndetshëm është i rëndësishëm në parandalimin e fillimit të ndryshimeve të hershme metabolike që çojnë drejt diabetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency