Lista e plotë / PD publikon emrat e 4500 personave të pushuar nga puna në administratën publike

0
101

Florenc Drizari

Lulzim Basha: PD qëndron në krah të gjithë atyre që janë goditur nga paligjshmëria dhe arbitrariteti i Ramës dhe të tijve

 

Partia Demokratike denoncon pushimet nga puna në administratën publike, duke publikuar një listë me rreth 4500 persona. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, gjatë një konference për mediet të mbajtur një ditë më parë, akuzoi mazhorancën për pushime masive nga puna vetëm në këta tre muajt e fundit. Kreu i opozitës tha se janë larguar nga puna profesionistët dhe janë zëvendësuar me klientelën klanore, nepotike dhe korruptive të dyshes Rama-Meta.

“U larguan profesionistët dhe u punësuan klientela nga klani nepotik Rama – Meta. 1099 janë të larguar zyrtarisht online, kurse numri total i të larguarve llogaritet rreth 4500. Një pjesë janë nëpunës civilë, një pjesë tjetër do ta gëzonin këtë pjesë pas hyrjes në fuqi të ligjit. Por dhe spastrimet që janë ndërmarrë këta 3 muaj janë bërë në shkelje flagrante të ligjit të ri dhe të vjetër nëpërmjet mekanizmave flagrantë duke ndryshuar emërtimin e zyrave dhe jo funksioneve duke mos paraqitur asnjë motiv ligjor”.

Sipas tij, kjo është arsyeja që Rama e shtyu ligjin e “nëpunësit civil”, përmes sjelljes së tij antikonsensuale dhe hartimit të akteve antikushtetuese, pasi kjo përbënte një pengesë të fortë ligjore për spastrimet.

Kreu i PD-së deklaroi se opozita po përgatit një paketë me masa juridike dhe organizative për t’iu ardhur në ndihmë atyre që janë prekur nga shkarkimet e paligjshme dhe duke i siguruar ata se shkaktarët e përgjegjësit e këtyre vendimeve do të përgjigjen, herët a vonë, para ligjit.

Z. Basha tha gjithashtu se spastrimet e paligjshme në administratën publike kanë vazhduar edhe para dy ditësh, kur sipas njoftimeve, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë ka vendosur rrëzimin e aktit normativ të qeverisë për shtyrjen e hyrjes në fuqi të ligjit për nëpunësin civil, për rrjedhim anulimin e gjithë efekteve që ky akt tashmë haptazi antikushtetues ka prodhuar tashmë gjatë këtyre tre muajve të qeverisjes.

“Partia Demokratike qëndron në krah të gjithë burrave dhe grave, të rinjve dhe të rejave dhe familjeve të tyre të goditur nga paligjshmëria dhe pandjeshmëria arrogante dhe arbitrare e Ramës dhe të tijve”.

Ne po përgatisim një paketë masash juridike dhe organizative për t’u ardhur në ndihmë të gjithë atyre që janë prekur padrejtësisht nga këto veprime antiligjore. I siguroj ata dhe mbarë opinionin publik se shkaktarët dhe përgjegjësit e këtyre veprimeve të paligjshme do të përgjigjen herët apo vonë para ligjit dhe ne do të bëjmë çdo përpjekje që ata të përgjigjen sa më herët”, – deklaroi kryetari i Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha.

 

Listën e plotë e gjeni në brëndësi të gazetës Standard

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency