Lëkura e merlucit shëron plagët kronike

0
162

merlucLëkura e peshkut merluc të kapur në Atlantik është duke u përdorur si një mënyrë për të ndihmuar shërimin e plagëve kronike. Një plagë është definuar si kronike, në qoftë se ajo merr më shumë se gjashtë javë për t’u shëruar. Plagët që zakonisht bëhen kronike, përfshijnë ulcerat në këmbë (një ndërlikim i zakonshëm i diabetit, që mund të çojë në gangrenë dhe amputim) dhe ulcerat në këmbë (të shkaktuara nga tensioni i lartë). Ky dështim për të shëruar këto plagë mund të ndodhë për arsye të ndryshme, duke filluar nga gjaku i dobët dhe furnizimi me oksigjen për një sistem të dobësuar imunitar. Ideja prapa trajtimit të ri, i njohur si Lëkura e Peshkut ekstracelular Matrix (ECM), është që të sigurojë një skelë natyrore për të ndihmuar indet e reja të rriten dhe për të përfundojnë procesin e shërimit të plagëve, shkruan “Idea”. Avantazhi i lëkurës së peshkut është se ajo e ngjashme me lëkurën e njeriut, me shtimin e vajit omega 3 (që redukton inflamacionin).

 

 

Si ndikon papunësia në shëndet

Nëse keni menduar ndonjëherë se puna juaj, bashkë me bashkëpunëtorët e bezdisshëm, thirrjet e vazhdueshme dhe puna jashtë orarit, po ua shkurtojnë jetën, mendoni përsëri. Më keq se stresi i punës është vetëm papunësia, zbulojnë hulumtuesit nga Finlanda. Papunësia afatgjatë është një kërcënim i madh për shëndetin, përshpejton procesin e plakjes dhe rrit rrezikun nga sëmundjet e ndryshme. Studimi përfshiu 5.600 persona të lindur në vitin 1966 studiuesit morën nga pjesëmarrësit mostra të qelizave të ADN-së. Pas 31 vitesh ata zbuluan se personat të cilët ishin të papunë për të paktën 2 vjet, më shpesh kishin telomere të shkurtra. Telomeret janë si kapakë mbrojtës të cilët ndodhen në skajet e kromozomeve dhe zgjaten gradualisht me plakje. Nëse telomeret janë shumë të shkurtra, atëherë vjen deri tek plakja e parakohshme dhe rritet rreziku nga diabeti i tipit 2 dhe sëmundjet e zemrës. “Papunësia është stresuese, ndërkohë që studimet e mëparshme kanë treguar se nivelet e larta të hormoneve të stresit mund t’i shkurtojnë telomeret dhe jetëgjatësinë”, – theksoi kryesuesja e studimit, prof. Leena Ala-Mursula. Studimet e mëparshme kanë treguar se puna e tepërt gjithashtu mund ta dëmtojë ADN-në. Me pak fjalë, të njëjtat rregulla vlejnë si për të punësuarit ashtu edhe për të papunët: ndaloni me pirjen e duhanit, mbani një peshë të shëndetshme, hani ushqime të ndryshme dhe ushtroni çdo ditë.

 

Kultivimi i qelizave në 3-D

Një studim i Universitetit të Brown-it tregon se qelizat e rritura nervore në kultura tredimensionale shfrytëzojnë 1766 gjene për dallim nga qelizat që rriten në kultura standarde dydimensionale. Studimi tregon që këto qeliza të rritura në ambient laboratorik në 3-D u ngjajnë më tepër qelizave themelore të trupit të njeriut dhe sillen ngjashëm me to. Kjo do të thotë, që, metoda e kultivimit është e një rëndësie të veçantë nëse duam të dimë si reagon organizmi ndaj veprimit të barnave të ndryshme dhe kjo më qartë shihet në 3-D. Për më shumë se 100 vjet shkencëtarët kanë rritur qeliza në enë të rrafshëta. Në këta inkubatorë qelqi 2-D, qelizat ngjiten në fund dhe shpërndahen pasi të shumohen. Por në trup qelizat nuk rriten në atë mënyrë. Ato janë të shpërndara në lëngje dhe xhele dhe rrethohen me qeliza tjera, si dhe nuk janë të ngjitura, por lëvizin. Si rezultat, shkencëtarët supozojnë që kultivimi i qelizave në 3-D mund të mundësojë kuptimin më të drejtë të zhvillimit të proceseve të ndryshme në qeliza. Studiuesit e shkencave mjekësore dhe inxhinieringut nga UB, u munduan të gjenin një mënyrë për riparimin e indit nervor të dëmtuar. Për ta bërë këtë ata morën disa qeliza nervore kanceroze dhe i kultivuan në mjedise të ndryshme. Një grumbull qelizash i vendosën në një pjatë të rrafshët të mbuluar me kolagjen, ndërsa qelizat tjera në xhel kolagjeni në 3-D, madje duke i numëruar qelizat që të kishin përbërje të njëjtë. Pas një dite nxorën ARN-në nga qelizat dhe e çuan për analiza për të përcaktuar dallimet në aktivitetin e gjeneve. Rezultatet: një numër i madh gjenesh (1766) kishin reaguar ndryshe.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency