Pesë penalltitë më epike të Ligës së Kampioneve

0
130

 

penalltiGoditet e penalltive janë një sfidë më vetë. Humbësit thonë se ka të bëjë shumë fati ndërkohë që fituesit tregojnë të kundërtën. Këta të fundit mendojnë se vendin e fatit e merr zotësia e portierit dhe e “qitëseve”. Më poshtë do të mund të shihni pesë penalltitë që kanë lënë gjurmë në “kupën me veshë të mëdha”.

 

Të fundit që “u nderuan” nga goditjet e penaltive ishin bavarezët e Bajernit të Mynihut. Dy netë më parë skuadra e Hejnkesit arriti që të eliminojë ekipin e Realit të Madridit falë Nojerit.

 

 

 

1. BAJERN MYNIH 5-4 VALENCIA (1-1 u mbyll koha e rregullt bashkë me shtesat)

Finalja e Ligës së Kampioneve 2001

 

Kur vjen puna tek penalltitë gjermanët kthehen në një makinë perfekte. Madje falë goditjeve të njëmbëdhjetëmetërshit Bajerni mundi në finalen e madhe të San Siro-s ekipin e Valencias. Në këtë në këtë sfidë  gjithçka u nda nga pika e bardhë pasi edhe dy golat e vetëm të kohës së rregullt u shënuan me penallti. Në fillim ishte Mendieta ai që kaloi spanjollët në avantazh ndërkohë që ekuilibrat i ktheu Shtefan Efenberg.

 

2. JUVENTUS 2-3 AC MILAN (0-0 u mbyll koha e rregullt bashkë me shtesat)

Finalja e Ligës së Kampioneve 2003

 

Si për ironi të fatit finalja e parë e Ligës së Kampioneve që luhej mes dy skuadrave italiane nuk solli asnjë gol edhe pse u zhvilluan plot 120 minuta. Kështu edhe në këtë sfidë që u mbajt në “Old Trafford” u desh që gjithçka të ndahej nga njëmbëdhjetëmetërsh. Kjo sfidë ishte mjaft e fortë pasi në portë Milani dhe Juventusi kishin lojtarë të kalibrit të lartë. Nga njëra anë mbronte Dida ndërkohë që nga ana tjetër ishte Xhanluixhi Bufon. Këtë duel e fitoi Milani që nga pesë penallti ktheu në gol plot tre.

 

3. AC MILAN 2-3 LIVERPUL (3-3 u mbyll koha e rregullt bashkë me shtesat)

Finalja e Kupës së Kampioneve 2005

 

Në Stamboll të Turqisë u vendos një tjetër finale me penallti. Edhe në këtë rast luante Milani që ndryshe nga dy vite më parë humbi. Nga pika e bardhë ishte skuadra e Liverpulit që u tregua më e saktë. Skuadra angleze në këtë takim kreu një mrekulli të vërtetë pasi mbylli pjesën e parë në dizavantazh të tre golave arriti që në fraksionin dytë të barazonte shifrat.

 

4. MANÇESTER JUNAITID 6-5 ÇELSI (1-1 u mbyll koha e rregullt bashkë me shtesat)

Finalja e Ligës së Kampioneve 2008

 

Në Moskë, “djajtë e kuq” fituan një prej finaleve më të bukura të këtij kompeticioni. Koha e rregullt mes dy skuadrave angleze përfundoi në barazim 1-1 dhe për të caktuar kampionen u deshën njëmbëdhjetëmetërshat. Nga pika e bardhë Çelsi arriti që të kthejë në gol katër mundësitë e para. Por në të pestën ishte Xhon Terri që pasi rrëshqiti i dha një shans Mançesterit që më parë kishte gabuar vetëm një penallti (e kish humbur Ronaldo). Kështu “djajtë” falënderuan dhe nuk gabuan më ndërkohë “blutë” i ndëshkoi rëndë gabimi i Anelkasë.

 

5. REAL MADRID 1-3 BAJERN MUNIH (3-3 ishte rezultati i përgjithshëm pas dy takimeve)

Gjysmëfinalja e Ligës së Kampioneve, ndeshja e kthimit 2012

 

Dy netë më parë, zemrat e spanjollëve nuk u thyen për herë të parë nga ekipet gjermane. Edhe në këtë rast ishte pikërisht Bajerni i Mynihut që eliminoi “galaktikët” e Realit. Në një sfidë si kjo u deshën penalltitë që të vendosej se kush është fituesi. Kështu nga pika e bardhë triumfuan bavarezët që kishin nga ana e tyre Manuel Nojerin. Portieri i ri gjerman arriti që ti demoralizoi spanjollët pasi i pritë dy penalltitë e para që u ekzekutuan nga Ronaldo dhe Kaka. Marrë nga Goal.com

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency