Padia për mbrojtjen Kodheli dhe Imami përplasen në Kuvend për fondet e Ministrisë së Mbrojtjes

0
134

Florenc Drizari

Mimi Kodheli, ish-ministrit: Hipët mbi tank për të gjunjëzuar Berishën, pastaj zbritët nga tanku dhe u gjunjëzuat para tij

Arben Imami: Të gjithë e dinë që ish-kryetari i Bashkisë ju bërtiste nga WC, ‘Mimi mbaroi letra higjienike’

 

trajko_veljanoski_12.12.2013(2)Seanca e djeshme plenare në Kuvendin e Shqipërisë riktheu debatet për kallëzimin penal që Partia Socialiste ka dorëzuar pak ditë më parë në Prokurorinë e Përgjithshme. Edhe pse kjo çështje nuk ishte në rendin e ditës, gjatë fjalës së saj, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, iu drejtua deputetit të PD-së, Imamit, se qëllimi i aktpadisë nuk ka sulmet personale me karakter polik, ndryshe siç pretendohet, tha ajo. Qëndrimi i ministres Kodheli u kundërshtua nga ish-ministri Imami, i cili e akuzoi atë si dhe Kryeministrin Rama se prej dy vitesh kanë ngritur vazhdimisht akuza politike në drejtim të tij. Replikat mes tyre shkuan edhe në fyerje personale. Kallëzimi penal i Ministrisë së Mbrojtjes ka si objekt konstatimin e disa shkeljeve të bëra me kontratat e reklamave para fushatës elektorale dhe në kohën kur në krye të këtij institucioni ishte Arben Imami.

Mimi Kodheli

Fillimisht ishte ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila deklaroi se edhe pse Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk ka vërejtur shkelje në raportet e tij, kjo nuk është e thënë që ministri apo një përfaqësues tjetër i shtetit të mos ngrejë padi kur konstaton shkelje.

Ajo që dihej për këtë ministri tha Kodheli, “duke e parë qeverinë nga jashtë ishte me pak sesa ajo që po zbulojmë dita-ditës duke parë nga brenda gropat e buxhetit dhe shpellat el korrupsionit qeveritar”. “Nuk kam qenë e papërgatitur as për reagimin e ish-ministrit, por t’ju them të drejtën se më ka habitur niveli i ulët i mbrojtjes së tij. Duke dashur të mos merret me akuzën sepse nuk ka çfarë thotë dhe për këtë nuk i vënë faj, zotëria merret me mua apo me Edi Ramën, duke marrë rolin e njeriut që po sulmohet jo si një individ i prezumuar si i korruptuar, por si një kundërshtar politik”, – deklaroi Kodheli.

Duke replikuar me Arben Imamin, ministrja Kodheli e mbylli fjalimin e saj duke thënë: “Sa për politikën, unë besoj se ju e keni humbur shansin të merreni seriozisht me të që kur ditën kur hipët mbi tank për të gjunjëzuar Berishën, pastaj zbritët nga tanku dhe u gjunjëzuat para tij”.

Arben Imami

Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, hodhi postë pretendimet e përfaqësueses së qeverisë, Mimi Kodheli, se ndaj tij janë konstatuar shkelje dhe parregullsi në kohën kur drejtonte këtë institucion, duke i quajtur sulme politike qëndrimet e mazhorancës me depozitimin në prokurori të një kallëzimi penal.

Ai u shpreh i hapur për nisjen e kësaj procedure duke thënë se kontrolli është i shëndetshëm, por shtoi se qëllimi i mazhorancës u kuptua qartë kur Mimi Kodheli doli nga zyra e Kryeministrit për të folur ndaj tij.

“Çështja për të cilin kam dalë është e lidhur me këto të drejta themelore të çdo qytetari. Zbuloni çfarëdo që të mund të zbuloni. Jeni të lutur që ta bëni këtë punë. Ajo që është e pafalshme është sulmi ndaj personit. Zonjë, do kishit bërë mirë që të mos kishit folur ndaj personit, sulmet ndaj personit janë të vazhdueshme nga partia juaj prej dy vjetësh. Qëllimi edhe i këtij sulmi të fundit është sulmi ndaj reputacionit dhe personalitetit të njeriu. Veproni gabim. Veproni gabim kur flisni për njerëz, kur jepni mendime për njerëz dhe mos kujtoni se ka frikë nga prokuroria dikush sikurse ti që ke ikur për 24 orë në vitin 1992 nga Postat Shqiptare për të mos u ballafaquar me Drejtësinë”, – deklaroi Imami. “Mos kujto se e di vetëm ti dhe nuk e dimë dhe ne të tjerët se si ke ikur nga Banka Amerikane.

Sa u përket marrëdhënieve tuaja me ish-kryetarin e Bashkisë, janë marrëdhënie të njohura. Të gjithë e ditë që ju bërtiste nga WC, ‘Mimi mbaroi letra higjienike’”, – përfundoi fjalën ish-ministri i Mbrojtjes.

 

 

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski, në Tiranë

Meta: Zbatim të plotë Marrëveshjes së Ohrit. Veljanoski: Marrëdhënie sa më të mira ndëretnike

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë më ftesë të Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta. Gjatë vizitës së tij, ai mbajti edhe një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë.

Para deputetëve shqiptarë, z. Veljanoski, përcolli mesazhe paqeje dhe bashkëpunimi në interesin më të mirë të rajonit, por edhe në interesin më të mirë të përmbushjes së objektivit të përbashkët për integrim euroatlantik.

“Qëndroj këtu para jush për ta vërtetuar vendosmërinë time të thellë për ta dhënë vulën time personale në përparimin e përgjithshëm të marrëdhënieve ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve. Ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë. Dhe për këtë jam krenar.

Në përfundim të fjalës së Veljanoskit, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, çmoi mesazhet e bashkëpunimit që homologu i tij maqedonas i përcolli parlamentit shqiptar dhe konfirmoi angazhimin e Shqipërisë për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Dua të falënderoj përzemërsisht Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, zotin Trajko Veljanoski për mesazhet e tij mjaft bashkëpunuese dhe dua gjithashtu të shpreh besimin për nxitjen e mëtejshme jo vetëm të shkëmbimeve, por edhe të forcimit të mëtejshëm midis dy vendeve tona”, – tha Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

 

 

Ngjela: Rama ka ngrirë marrëdhëniet me SHBA-në

“Rama ka ngrirë marrëdhëniet me SHBA-në”. Kështu deklaroi kryetari i Partisë Ligj e Drejtësi, Spartak Ngjela, në një intervistë në rubrikën “Opinion” në “News 24”.

Ngjela e argumentoi deklaratën e tij me faktin se drejtori për Evropën Qendrore dhe Jugore në DASH, Jonathan Moore, gjatë vizitës në Tiranë, nuk zhvilloi asnjë takim zyrtar me Kryeministrin Rama.

Më tej, Ngjela renditi disa nga ato që ai i cilësoi si dështime të qeverisë së re, duke iu referuar paketës fiskale dhe sistemit të drejtësisë.

“Shqipëria ka nevojë për një reformë te re në drejtësi. Qeveria e tanishme me paketën e re fiskale ka anim drejt dështimit. 3 reformat kryesore të cilat duhen filluar si tregu, drejtësia dhe arsimi i lartë, ende nuk kanë hedhur hapat e parë”, – u shpreh Ngjela.

Lidhur me padinë ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Imami, Ngjela tha: “Imami ka të drejtë të mbrohet përderisa ata që e akuzojnë nuk kanë fakte”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency