Strehimi, ja si mund të aplikohet për kredi të buta në vitin 2014

0
148

Ja si bëhet aplikimi në Bashkinë e Tiranës. Procedura për përzgjedhjen e kandidatëve dhe tabela e sistemit të pikëzimit. Kandidatët që kanë përparësi dhe dokumentet që duhen dorëzuar

 

pallate-te-reja-300x224Kreditë për të pastrehët për vitin 2013 janë shpërndarë për pjesën më të madhe të përfituesve. Aplikimet për vitin 2014 do të nisin në janar dhe më pas drejtorët përkatës pranë njësive vendore do të menaxhojnë çdo kërkesë. Aplikimi kryhet nëpërmjet një formulari që tërhiqet në njësinë bashkiake ose në bashkinë ku qytetari figuron i regjistruar. Ky formular plotësohet me vërtetësi dhe më pas noterizohet. Në rastin konkret në Tiranë, njësia bashkiake përkatëse përcjell këta formularë pranë Drejtorisë së Menaxhimit të Strehimit dhe Shërbimit Social në Bashkinë e Tiranës, ku edhe regjistrohet në bazën e të dhënave elektronike të drejtorisë. Nëpërmjet këtij sistemi, Bashkia e Tiranës ka mundësuar lehtësimin për administrimin e kërkesave për strehim social dhe ofrimin e një shërbimi cilësor, sasior dhe të përpunuar qytetarëve të Tiranës, me anën e të cilit mund të menaxhojë në mënyrë të informatizuar programet e strehimit social gjatë gjithë procesit të tyre administrativ. Në veçanti, programi bën të mundur arkivimin e të dhënave duke filluar nga kërkesat e paraqitura gjatë vitit 2005 e në vazhdim, leximin individual dhe të përbashkët të të dhënave, menaxhimin e dokumenteve plotësuese, aplikimin e sistemit të pikëzimit, formimin e listave të përfituesve. Bashkia e Tiranës është në fazën e grumbullimit, administrimit dhe regjistrimit të këtyre formularëve të strehimit me qëllim rikategorizimin e të pastrehëve në qytetin e Tiranës. Me vendim të Këshillit Bashkiak pranë Bashkisë Tiranë është ngritur një Komision Strehimi si organ këshillimor për të gjitha problemet dhe veçantitë që paraqet kjo fushë.

Kanë përparësi

Individët dhe familjet që klasifikohen për t’u trajtuar me programet sociale, të miratuara me vendim të Këshillit Bashkiak dhe që kanë këto specifika: Familjet të cilat vërtetojnë se nuk kanë përfituar nga ligji nr. 7652 datë 23.12.1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore”. Familjet, ku kryefamiljari është grua e ve ose e divorcuar. Familjet njëprindërore që kanë në ngarkim fëmijë. Të moshuar që kanë mbushur moshën e pensionit dhe që nuk përzgjidhen për t’u strehuar në institucionet publike të përkujdesit shoqëror. Individët me aftësi të kufizuar, të cilët gëzojnë statusin e të verbrit të grupit të parë, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të invalidit të punës dhe të invalidit të Luftës Nacionalçlirimtare. Familjet me shumë fëmijë. Çiftet e reja me moshë totale deri në 55 vjeç. Familjet që kanë ndryshuar vend banim për efekt punësimi. Individët me statusin e jetimit që nga çasti i daljes nga jetimoret, ose nga qendrat e përkujdesit e deri në moshën 30 vjeç.

Planifikimi për vitet 2013-2015

Qeveria ka parashikuar që të japë kredi me interes zero gjatë vitit 2014 dhe 2015 dhe do të jenë 806 kredi nga të cilat 255 janë dhënë gjatë këtij viti, 258 për vitin 2014 dhe 293 për vitin 2015. Në vijim, projekt-dokumenti parashikon edhe dhënien e 3237 kredive të zbutura me interes 3 për qind për tri vitet e ardhshme, kurse me interes 4 për qind për të njëjtën periudhë kohore parashikohen që të jepen 344 kredi. Për të gjitha familjet që përfitojnë kredi, lind detyrimi i pagesës së principalit dhe interesit 3 ose 4 për qind, pasi pjesa tjetër paguhet nga qeveria. Afati i dhënies së këtyre kredive përgjithësisht është 30-vjeçar dhe bëhet sipas kushteve të përcaktuara në ligj dhe marrëveshjes që qeveria ka lidhur me një nga bankat e nivelit të dytë. Në financimin që shkon afërsisht 10 milionë dollarë, qeveria parashikon që të ulë numrin e familjeve të pastreha që kanë aplikuar pranë këshillave bashkiakë. Deri në vitin 2015 synohet që programi të sigurojë kushtet për strehimin e 20 për qind të familjeve që kanë aplikuar pranë bashkive.

 

Familjet e përcaktuara si emergjente

-Familjet të cilat kanë mbetur të pastreha si rezultat i fatkeqësive natyrore dhe përfshirja e tyre në këtë iniciativë

-Familjet e strehuara më parë në objekte shtetërore që kthehen në funksionin e tyre të mëparshëm dhe përfshirja e tyre në këtë iniciativë.

-Familjet që janë në skemën e ndihmës ekonomike si dhe grupeve të tjera të marxhinalizuara që rezultojnë si të pastrehë dhe përfshirja e tyre në këtë iniciativë.

-Familjet që rrezikojnë të mbeten të pastreha si rezultat i kushteve të vështira higjieno-sanitare, si dhe kushteve të papërshtatshme të banesës dhe përfshirja e tyre në këtë iniciativë.

-Familjet që kanë mbetur të pastreha si pasojë e vendimeve gjyqësore, si dhe përfshirja e tyre në këtë iniciativë.

Dokumentet që duhet për të përfituar banesë si i pastrehë:

-Certifikatë e përbërjes familjare të vitit 1992

-Certifikatë aktuale të përbërjes familjare

-Certifikatë lindjeje personale të aplikuesit

-Vërtetim banimi nga njësia bashkiake ku kërkon strehim, ose lejen e banimit për fëmijët që kanë lëvizur nga zonat e tjera të vendit

-Vërtetim të ardhurash (neto të familjes)

-Vërtetim page për aplikuesin si dhe për të gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes të cilët janë në marrëdhënie pune

-Dokumentacion nga Organet Tatimore dhe Sigurimeve Shoqërore për derdhjen e kontributeve, kur njeri nga anëtarët është i vetëpunësuar

-Vërtetim nga Zyra e Ndihmës Ekonomike nga njësia bashkiake, nëse përfitojnë nga programi i ndihmës ekonomike

-Vërtetim nga Zyra e Punës, për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë

-Vërtetim nga Sigurimet Shoqërore, për personat e dalë në pension

-Vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për sipërfaqen e pronës, kur banesa është me sipërfaqe nën normat e lejuara të strehimit

-Vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të vendit të origjinës, se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila nuk mund të përdoret për strehim për familjet që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi

-Dokument zyrtar të celebrimit dhe certifikatën personale, për efekt të llogaritjes së moshës për çiftet e reja

-Vendimin gjykate për fëmijët në ngarkim për çiftet e divorcuara

-Vërtetim të statusit të jetimit, në ato raste kur e gëzojnë këtë status

-Vendim nga Komisioni Mjekësor për personat me aftësi të kufizuara, të cilët trajtohen sipas pikës d, neni 5 i ligjit nr. 9232, datë 13.5.2004

-Vërtetim nga Kadastra e Rrethit nëse ka përfituar ose jo nga ligji nr. 7501, “Për tokën”, për të gjithë pjesëtarët madhorë të familjes

-Vërtetim nga Zyra e Tatim-Taksave nëse është ose jo subjekt i taksës së vlerës së shtuar, për të gjithë anëtarët e familjes

-Vërtetim nga Zyra e Urbanistikës pranë Bashkisë së Tiranës, llogarisë dhe hipotekës nëse ka blerë ose jo truall nga shteti për ndërtim banese, për të gjithë anëtarët e familjes

-Deklaratë personale e noterizuar, ku përfshihen të gjitha pikat e mësipërme.

-Kontratë qiraje të banesës ku jetoni.

 

 

Kriteret që duhet të plotësojë një familje për të përfituar nga bonusi i strehimit në Tiranë

Lloji i banesës në të cilën jeton familja:

Me qira 2 pikë
Banon në një objekt tjetër që është aset i Bashkisë së Tiranës 3 pikë
Banesë me rrezik shembje 2 pike
Nuk kanë pronësi 1 pikë

Kushtet e banesës 

Sipërfaqe e vogël e banesës 1 pikë
Kushte të vështira higjieno-sanitare, lagështirë, suva e rënë etj 2 pikë

Statusi civil

Kryefamiljare (i/e ve. i/e divorcuar) 1 pikë

Situata social-shëndetësore: 

Numri i kurorave në një banesë 1 pikë
Numri i fëmijëve. (Një pikë për çdo fëmijë) 1 pikë
Familje që kanë në përbërje të tyre anëtarë me aftësi të kufizuar. 1 pikë
Familje që kanë në përbërje të tyre anëtarë të moshuar. 1 pikë
Familje me kryefamiljarë të moshuar 1 pikë
Familje me kryefamiljarë, persona me aftësi të kufizuar. 1 pikë
Status i veçantë, i verbër, invalid, jetim 2 pikë
Çiftet e reja të cilat janë deri në moshën 55 vjeç. 1 pikë
Të moshuar që kanë mbushur moshën e pensionit dhe nuk përfitojnë nga institucionet publike të përkujdesit shoqëror. 1 pikë
Probleme shëndetësore kronike 1 pikë

Situata ekonomike

Të ardhura në lek

0-10 000 6 pikë
10 000 – 20 000 4 pikë
20 000 – 30 000 3 pikë
30 000 – 50 000 2 pikë
mbi 50 000 1 pikë

Të tjera

Nuk kanë përfituar nga ligji 7652 1 pikë
Fatkeqësi natyrore 1 pikë
Kanë ndryshuar vendbanim 1 pikë

 

 

 

Gjigandët e teknologjisë kërkojnë reformë të mbikëqyrjes: Po minohet liria

Firmat kryesore të teknologjisë globale kanë bërë thirrje për “ndryshime të gjerë” për mbikëqyrjen e qeverisë amerikane. Tetë firma, “Google”, “Apple”, “Facebook”, “Twitter”, “AOL”, “Microsoft”, “LinkedIn” dhe “Yahoo”, kanë formuar një aleancë të quajtur Grupi i Mbikëqyrjes së Reformave të Qeverisë. Grupi i ka shkruar një letër Kryetarit të SHBA-ve dhe Kongresit duke argumentuar se praktika aktuale e survejimit “minon lirinë” e njerëzve. Masa vjen pas rrjedhjeve të fundit që kanë publikuar shkallën e programeve të mbikëqyrjes. “Ne e kuptojmë se qeveritë kanë për detyrë për të mbrojtur qytetarët e tyre. Por shpalljet e kësaj vere theksuan nevojën urgjente për të reformuar praktikat e mbikëqyrjes qeveritare në mbarë botën”, – tha grupi në një letër të hapur të publikuar në faqen e saj. “Kjo minon liritë… Është koha për një ndryshim”, – vijon deklarata.

BB: Kosova në 2014-ën, një rritje solide ekonomike

Banka Botërore (BB) ka prezantuar raportin për zhvillimin ekonomik në Evropën Juglindore “Rimëkëmbja e ngadaltë”. Sipas këtij raporti, Kosova parashihet që në vitin 2014, të ketë një rritje ekonomike solide, por e pamjaftueshme për krijimin e vendeve të reja të punës. Në raportin e Bankës Botërore, pjesa për Kosovën, thuhet se të hyrat buxhetore nuk realizohen sipas planit, porse shpenzimet buxhetore janë shkurtuar. Nga ana tjetër deficiti fiskal mbetet nën kontroll. Për eksportin, BB vlerëson se është rritur në vitin 2013, ndërsa disa importe, kryesisht produkte ushqimore, po zëvendësohen. Nëse vazhdon ky zëvendësim, sipas Agim Demukajt ekonomist i Zyrës së Bankës Botërore në Prishtinë, mund të llogaritet në një rritje prej 3 për qind të ekonomisë, në Kosovë. “Diçka e tillë është e domosdoshme për Kosovën. Krijimi i një klime më të mirë për thithjen e investimeve, krijimi i një stabiliteti jo vetëm ekonomik fiskal, që është kyç, por edhe një lloj stabiliteti ekonomik do të thosha, i një imazhi pak më të mirë në botë, që investitorët e huaj që kanë ardhur në rajon mos të kenë frikë të vijnë edhe në Kosovë”, ka thanë ai. Sipas Demukaj të hyrat pritet të shënojnë rënie vitin e ardhshëm, për shkak të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Evropian dhe Marrëveshjes Tregtare me Turqinë. Po ashtu ai ka shpjeguar se buxheti i vitit të ardhshëm është paraparë të rritet për 4 milionë…, mirëpo nëse ka inflacion prej 1.3 për qind, i bie të jetë 1 për qind më i vogël në baza reale. Sfidat kryesore në vend, sipas këtij raporti ende mbeten papunësia e lartë, mospjesëmarrja në tregun e punës dhe varfëria e lartë, më e larta në rajon. 10.2% e qytetarëve jetojnë në varfëri ekstreme në konsum. Eksperti i Bankës Botërore, Demukaj, ka vlerësuar se buxheti i Kosovës nuk përkrahë zvogëlimin e varfërisë ekstreme përkundër rritjes së rrogave. “Qëllimisht e kam përmend se në bazë të dhënave ne që kemi, prej vitit 2008 e deri sot, nuk janë ngritur asnjëherë të ardhurat e skemës sociale, janë ngritë pagat, janë ngritë pensionet, gjithçka tjetër ka pas rritje, por skema sociale nuk ka pas. Për ne ata janë më të rëndësishëm, sepse varfëria ekstreme bën hise pikërisht në atë kategori”, – ka thënë Demukaj. Ndryshe në raport BB ka vlerësuar se në Kosovë vazhdon varshmëria e lartë nga transfertat e jashtme, por sektori financiar është i qëndrueshëm.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency