Dritëro Agolli: Plaga e shoqërisë sot, ndryshimi i administratës

0
149

agolliDritëro Agolli, patriarku i socialistëve deklaroi në një intevistë një ditë më parë se e keqja më e madhe për shoqërinë shqiptare është ndërrimi i amdinistratës publike sa herë ndërrohen pushtet.

“Nuk ka vetëm një të keqe, por ka shumë. E keqja më e madhe që mendoj unë është ndërrimi i administratës sa vjen një qeveri, heqja e të gjithëve që nga roja, shoferi. Unë u plaka, jam 82 vjeç dhe gjithmonë ka ndodhur kjo, herë e plotë herë e pjeshme. Kjo është e keqja më e madhe sepse nuk i lë të formohen njerëzit të mësohen me drejtimin e një gjëje, prandaj nuk formohet një administratë e kulturuar dhe profesionale me militantë, dhe kjo krijon dhe korrupsionin sepse ai nuk vjen nga qielli. Kur them administratë kam parasysh edhe drejtësinë dhe pse quhet e pavarur dhe gjithë hallkat e tjera. Kjo është ajo plaga më e madhe e shoqërisë sonë”, – deklaroi Agolli në një intervistë për Neës24. Deklarata e Dritoro Agollit vjen pak kohë pasi qeveria miratoi shtyrjen e hyrjes në fuqi të ligjit për nëpunësin civil si dhe pak pas qëndrimeve të opozitës e cila kritikon qeverinë për largime masive nga puna. Ky qëndrim i z. Agolli u mbajt gjatë emisionit të djeshëm televiziv “Studio e Hapur”, në nismën e për faljen e Nazime Vishës.

“Shoqëria shqiptare duhet të pranojë ta falë, Nazime Vishës u vodh fëmijëria dhe ju burgos rinia”- deklaron shkrimtari Agolli. Sipas tij e keqja më e madhe e shoqërisë sonë ndërrimi i administratës sa vjen një qeveri, kjo krijon dhe korrupsion. Të ftuar në studio ishin juristja Vasilika Hysi, deputetja Mesila Doda, Avokati i Popullit Igli Totozani dhe analisti Eduard Zaloshnja.

 

 

Odeta Nishani jep dorëheqjen nga MTKRS: Mungesë etike dhe ambient i mbushur me tension

Zonja e Parë Odeta Nishani jep dorëheqjen nga posti i drejtoreshës së Tregut dhe Statistikave në Ministrinë e Kulturës. Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare të saj në “Facebook”, zonja Nishani tha se jep dorëheqjen për shkak të abientit të mbushur me tension dhe arrogancë ku presioni psikologjik dhe shkrirja e strukturave po përdoren që njerëzit të vetëlargohen nga puna.

“E thënë thjeshtë, etika është baza e komunikimit në administratë, në shoqëri, në shkollë e kudo në sferat e jetës. Kur ky parim cënohet, komunikimi gjymtohet ose bëhet i pamundur.

Natyra e administratës publike karakterizohet nga hierarkia, e cila sipas rangut menaxhon të menduarit dhe të vepruarit në shërbim të taksapaguesve dhe të vetë shtetit, por gjithshka duhet të funksionojë në një kuader etik.

Arroganca dhe tensionimi artificial bazohen në kërkesa, të cilat dëshmojnë mungesë vizionesh, mosnjohje të realitetit dhe të punës së bërë deri tani. Presioni psikologjik, trysnia e vazhdueshme, pretendime absurde, shkrirja e strukturave ekzistuese dhe krijimi i strukturave të reja, të mbivendosura me institucionet e varësisë po përdoren në menyrë që njerëzit të vetëlargohen nga puna, e shoqëruar kjo edhe me prishje kontratash, duke përfituar nga statusi i ri i ministrisë pas ndarjes së MTKRS-së (Ministrisë Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve).

Duke e gjykuar fyese dhe të papranueshme këtë atmosferë, me keqardhje largohem nëpërmjet dorëheqjes së parevokueshme nga Ministria.

Gjej rast të falenderoj përzemërsisht të gjithë bashkëpunëtorët e mi në këto vite për profesionalizmin, përkushtimin, ndershmërinë dhe rezultatet e arritura, të cilat sfidojnë çdo nihilist dhe nihilizëm qëllimor”,- ka shkrur një ditë më parë Odeta Nishani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency