Takimi Idrizi Bashkohet me Ramën, kafe kokë më kokë pas takimit të 8 dhjetorit

0
113

Kryeministri Edi Rama e fton publikisht për kafe

rama idriziTetë dhjetori “Dita e Rinisë”, ose dita e lëvizjes studentore të viteve ’90 në Shqipëri, e cila u shoqërua me shëmbjen e sistemit komunist asokohe, u përkujtua dje edhe nga Kryeministri Edi Rama. Në takimin që kreu i qeverisë organizio për këtë ditë morën pjesë ndër të tjera edhe politikanë ku përveç përfaqësuesve të qeverisë, ishin prezent edhe deputetja e PD-së Mesila Doda si dhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Me këtë të fundit kryeministri Rama zhvilloi edhe një takim informal pa praninë e mediave. Pas aktivitetit për 8 dhjetorin, Rama e ftoi publikisht Idrizin për të pirë një kafe, teksa u shkëput nga pjesa tjetër e të ftuarve. Edhe pse nga takimi mes tyre nuk pati ndonjë qëndrim për atë se çfarë u bisedua, burime nga PS thonë se PDIU është drejtë bashkimit me socialistët paçka se ky subjekt politik është në koalicion me të djathtën.

Nëse i referohemi lëvizjeve të fundit në rang drejtorish në qarqe të ndryshme të vendit, lëvizje të cilat pas ndërrimit të pushteteve u shoqëruan me zëvendësime të drejtorëve me përfaqësues të PS-së dhe atyre të LSI-së, PDIU është ndër të vetmet subjekte politike në koalicion me PD-në, që nuk ka akuzuar qeverinë për shkarkime masive nga puna. Edhe në raportet për çështje të tjera ku opozita ka mbajtur qëndrime të ashpra ndaj mazhorancës, PDIU nuk ka qenë po aq e ashpër sa zëri opozitar edhe pse në shumë raste ka bashkuar votën me të djathtët. Në situatat kur deputetët e PD-së janë larguar nga salla e Parlamentit në shenjë proteste ndaj qeverisë, deputetët e PDIU-së kanë qëndruar në sallë paçka se është pohuar për një qëndrim të përbashkët grupi. Krerët e këtij subjekti politik, me argumentin se çështja çame është një çështje që duhet të bashkojë shqiptarët dhe politikën, duket se nuk kanë zgjedhur një politikë të ashpër me qeverisë, ashtu si pjesa tjetër e opozitës. Më herët, kreu i kësaj partie Shpëtim Idrizi, ka falënderuar publikisht edhe ministrin e Jashtëm Bushati për shtrimin për diskutim të çështjes çame para ministrit të Jashtëm grek në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.

LËVIZJA

Kalimi i mundëshëm i PDIU-së, drejtë koalicionit qeveritar pritet të sjellë reagime të ndryshme në politikën shqiptare. Opozita duket se humbet një numër të kosiderueshëm votash në Kuvend, për faktin se PDIU ka pesë të tillë. Nga ana tjetër, mazhoranca edhe pse e ka kapur numrin e shumicës së cilësuar të votave, ku pas kalimit të Gjovalin Kadelit nga PD tek PS, si dhe ish- deputetit të PR-së, Luan Duzha drejt PS-së, ka shkuar në 85 vota, nga 83 që kishte pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Nga ana tjetër, kalimi i mundshëm i PDIU-së drejt koalicionit me PS-së, e çon këtë të fundit në 90 vota, numër i cili nuk është kapur që prej viteve të para të pluralizmit shqiptare nga ndonjë mazhorancë tjetër. Por kjo lëvizje edhe pse nuk është bërë ende zyrtare, pritet të përballet me qëndrimet e PBDNJ-së, të Vangjel Dules, i cili është i përfaqësuar në qeveri me postin e nënkryetarit të Kuvendit. Shpesh herë mes z. Dule dhe z. Idrizi ka pasur përballje të forta për çështjen e minoriteteve në Shqipëri dhe pronave të çamëve në Greqi. Por kjo nuk pritet të jetë e vetmja përballje që mund të shkaktojë kalimi i PDIU në PS. Përfshirja e çamëve në qeveri duket se ul ndjeshëm edhe influencën e LSI-së, pjesë e rëndësishme e koalicionit të majtë që i ofron PS-së luksin e një shumicë të cilësuar votash. Aritmetika lejon edhe llogaritjen se pa LSI-në në qeverisje, e majta ia del të mbajë një shumicë të thjeshtë votash.

Rama shtrengon duart me Mesilen, përplasen për foton e Enverit

Dita e rinisë, 8 dhjetori, duket se ka qenë dita që kryeministri Rama të shtrëngonte duart edhe me përfaqësues të opozitës shqiptare. Një ditë më parë kryeministri Edi Rama zhvilloi një aktivitet për të kujtuar lëvizjen studentore të vitit 1990, duke ftuar politikanë, anëtarë të kabinetit të tij qeverisës si dhe studentë të dhjetorit. E pranishme në këtë aktivitet të qeverisë ishte edhe deputetja e Partide Demokratike, Mesila Doda. Në fjalën e saj Doda kritioi Ramën për prezencën e fotos së Enver Hoxhës në “Varrezat e Dëshmorëve” më 29 nëntor. Zonja Dodaj i kërkoi që kryeministri të distancohej nga ai veprim, ndërkohë që shfaqja e portretit të hoxhës pak ditë më parë u shpjegua nga përfaqësus të së majtës se ishte pjesë e protokollit të shtetit. Pas fjalës së Dodës, kryesocialisti Rama e komentoi kështu kërkesën e saj: “Për Enverin e vdekur kemi qenë me Mesilën dakord qysh atëherë, aty ku jemi ndarë gjithë këto vite është tek Enveri gjallë. Me siguri 23 vjet janë një fjalë goje, por janë edhe një pjesë tjetër, shumë shpresa, shumë dëshira, shumë përpjekje, shumë përplasje, shumë ndarje, por edhe jo pak rigjetje, si kjo e sotmja”.

“8 dhjetor 1990-2013. E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, një aktivitet që bëri bashkë protagonistë, ish-studentë dhe pedagogë të atyre viteve, sot deputetë e personalitete të rëndësishme të politikës në vend, mes të cilëve edhe Edi Ramën si Kryeministër.

I prezantuar për të pranishmit si një ish protagonist në fillesën e betejave për Shqipërinë evropiane, Kryeministri tha se ndonëse, kanë kaluar 23 vjet, ëndrrat dhe përpjekjet e “dhjetorit historik” mbeten gjithnjë “burim i një jehone të fuqishme, për të vënë në lëvizje forcat transformuese të shoqërisë sonë’.

 

 

 

Statusi, Rama: Nuk është e pamundur që një, dy ose tre vende t’i thonë jo Shqipërië

Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje një bashkëbisedim me studentet e ekselences, te ftuar ne Kryeministri, ndërkohë që biseda u ndoq edhe në rrjetet sociale si “Tëitter” apo “Facebook”. Gjatë pyetjeve të studentëve në lidhje me statusin e kandidatit, kryeministri Rama pohoi se çështja e statusit në muajin dhjetor nuk është plotësisht e sigurt, pasi sipas tij ka vende skeptike që ende mund t’i thonë jo Shqipërisë. “Nuk është e pamundur që një, dy ose tre vende anëtare të mos jenë gati për t’i thënë shqipërisë, po”, – deklaroi kryeministri Rama.

Që në nisje të këtij takimi, Ne nisje të takimit, Rama njoftoi se ky starton bashkebisedimet që do të zhvillohen çdo muaj në keto ambiente. I pyetur se cfare note “do ti vinte vetes si politikan, Rama ka thënë se në publik nuk i vë dot notë vetës, por e sigurte se ’10 nuk i vë vetes asnjëherë, pasi ndryshe nuk do ngrihej te nesërmen për të permiresuar gjerat”. Lidhur me politikanët që do të donte t’i ngjante për nga historia që kanë lënë gjatë qeverisjes së tyre Rama ka vecuar Bill Klinton dhe Toni Blair, si lider të një rendesie të posaçme.

Pyetjes se lidhur me ndërtimet që janë prishur në bregdet, thuhet që qeveria ka lekë të paguajë banorët dhe nuk ka lekë të paguajë invalidët, Rama iu përgjigj:

Kam dy sqarime për të bërë, e para kemi ndërmarrë një nismë që unë e konsideroj shumë të rëndësishme për Shqipërinë që duam, për Shqipërinë që ju meritoni që lidhet me ndalimin përfundimtar të abuzimit të përditshëm dhe të përshumëvjetshëm me territorin, me pronën tonë të përbashkët, pjesë e kësaj nisme është aksioni ynë për të çliruar bregdetin, nga të gjithë ndërtimet abuzive qofshin pa leje, apo qoftë ndërtimi në fjalë që është një ndërtim abuziv, bazuar në një procedurë që nga fillimi në fund është abuzive, por në mirëbesim qytetarët kanë shpenzuar para për të përfituar një apartament, apo një hapësirë. Do të ishte e padrejtë që këta qytetarë që kanë blerë në mirëbesim, të dalin të dëmtuar nga kjo histori që është përpjekje për të ç’dëmtuar një qytet të tërë. Unë besoj një popull të tërë në një nga pasuritë e mëdha që ne kemi që është bregdeti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency