Substancat në shishet e plastikës shkaktojnë dhimbje koke

0
139

shishe1Shkencëtarët britanikë kanë zbuluar se konsumimi i lëngjeve nga gotat dhe shishet e plastikës, në shumë raste mund të shkaktojë kokëdhimbje. Edhe më herët është thënë se substancat përbërëse në ambalazhin sintetik të plastikës kanë ndikim negativ në shëndet, me ç’rast shkaktojnë disa probleme shëndetësore, duke përfshirë sterilitetin dhe infarktin e zemrës. Ndërkaq, studimi i ri tregon se këto substanca shkaktojnë edhe kokëdhimbje. Autorët i kanë analizuar edhe studimet e mëparshme dhe i kanë kombinuar me rezultatet e tyre. Kështu, ata kanë ardhur në përfundim se substancat e pranishme në plastikë ndikojnë në nivelin e hormoneve duke shkaktuar, mes tjerash, edhe kokëdhimbje të forta.

 

Dallimi midis etheve dhe afteve

Aftet mund të shfaqen në cilëndo pjesë të gavrës së gojës (në gjuhë, buzë), ndërkaq ethet rëndom në buzë (rrallë në hundë, gojë dhe faqe), dhe çdoherë tjetër kryesisht shfaqen në të njëjtin vend. Aftet në gojë duken në formë të ulcerave të rrumbullakëta ose ovale, qartë të kufizuara me një zonë të ngritur të skuqur. Paraqitjes së çdo afte i paraprin skuqja dhe djegia e lehtë e asaj pjese të mukozës, në të cilën më pastaj paraqitet një flluskë e mbushur me lëng të kthjellët. Për shkak të mbështjellësit të hollë, flluska shpejt pëlcet, me ç’rast del lëngu, dhe në atë vend mbetet plagë. Ethet (herpesi) janë një infeksion viral i epitelit të lëkurës dhe mukozës. Fillimisht ndjehen një pickim i lehtë dhe një ndjenjë nxehtësie tek vendi i skuqur i buzës. Në pak orë formohen disa flluska të vogla të mbushura me lëng pothuaj transparent, të cilat japin një dhimbje me intensitet në rritje…

Kurrë nuk është vonë për regjim stërvitor

Fillimi i aktivitetit fizik në të 60-at, edhe pse vonë, do t’ju ndihmojë të shmangni një varg problemesh shëndetësore, përfshirë demencën, tregojnë studimet e fundit. Studimi i publikuar në “British Journal of Sports Medicine” ka analizuar rreth 3.500 njerëz të shëndetshëm rreth moshës së pensionimit dhe i ka përcjellë ata për tetë vite. Ata të cilët kanë filluar regjim stërvitor ishin tre herë më shumë të prirë të mbeten të shëndetshëm edhe pas tetë vitesh, krahasuar me bashkëmoshatarët që kanë ndenjur ulët. Stërvitjet ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru, diabetit, sëmundjes së Alzheimerit dhe depresionit. Njerëzit të cilit kishin praktikuar stërvitet në të 60-at po ashtu ishin më pak të prirë të kenë nevojë për ndihmë derisa kanë praktikuar aktivitetet e përditshme, si larja ose veshja.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency