Basha: Tirana në 400 vjetorin e saj do të ketë bulevardin e ri

0
152

Duke filluar nga viti i ardhshëm Tirana do të ketë ditën zyrtare të mirënjohjes ndaj familjeve autoktone të Tiranës

Basha: Do të “shkrijmë” gjithçka për ta kthyer ekipin e Tiranës aty ku e meriton, kampione të Shqipërisë

 

ELONA-SINKRON-28_10Kryebashkiaku Lulzim  Basha ka shprehur vendosmërinë e tij për të përfunduar bulevardin e ri në 400 vjetorin e Tiranës. Deklarata e kryebashkiakut Basha u bë në aktivitetin e përvitshëm “Sofra Tiranase”, ku i ka dorëzuar arkitektit të  njohur Enver Faja titulli “Fisnikëria Tiranase” pas vdekjes. “Si kryetar i Bashkisë Tiranë kam nderin që bashkë me dorëzimin e këtij çmimi, të referoj këtu edhe për përmbushjen e një prej ëndrrave të profesor Fajës, që ishte Tirana e shekullit XXI, vazhdimi i atij projekti madhështorë të lënë përgjysmë, vazhdimi i bulevardit të ri të Tiranës, për të cilin sot çdo qytetarë Tiranas dhe në veçanti arkitektet, urbanistët dhe ata që u përpoqën me mish e më shpirte që ky projekt të merrte jetë,  e dinë se sot projekti ka nisur dhe ne 400 vjetorin e qytetit vitin që vjen do të inaugurojmë përfundimin e punimeve dhe dyfishimin e aksit kurrizorë të Tiranës së shekullit XXI”- u shpreh kryebashkiaku Basha.

Dita zyrtare

Në shenjë mirënjohje dhe respekti për familjet autoktone Tiranase dhe duke ndjekur një traditë të njohur amerikane, kryebashkiaku Basha ka vendosur që duke nisur nga viti i ardhshëm, Tirana të ketë ditën zyrtare të mirënjohjes ndaj familjeve autoktone të Tiranës.

“Sot ka ardhur dita, besoj unë, si kryetar i Bashkisë që ne të institucionalizojmë mirënjohjen ndaj familjeve autoktone të Tiranës. Në emrin tim si kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe me rastin e 400 vjetorit të themelimit të qytetit të Tiranës, duke e ndjekur pse jo një traditë të bukur, të një vendi të largët në gjeografi, po të afërt me ne, në shpirt, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam vendosur t’i propozoj Këshillit Bashkiak të Tiranës, duke filluar nga viti i ardhshëm ditën zyrtare të mirënjohjes ndaj familjeve autoktone të Tiranës”- u shpreh zoti Basha.

Ndër sfidat e shumta kryebashkiaku Basha ka përmendur edhe ekipin e futbollit të Tiranës. Zoti Basha ka premtuar se sëbashku me donatorët do të bëjë gjithçka për ta rikthyer Tiranën kampione të Shqipërisë. “Sfida të vështira kemi boll përpara dhe një nga sfidat është padyshim të rikthejmë bardheblutë e Tiranës jo në krye të klasifikimit, por kampion të Shqipërisë ashtu siç e meritojnë. Kjo është një sfidë e vështirë, por jua jap fjalën se kryetari i Bashkisë nuk i harron kurrë premtimet që i ka bërë dhe se bashkë me donatorët e ri dhe të vjetër të nderuar të klubit dhe me të gjithë bashkëpunëtorët e tjerë do të “shkrijmë” gjithçka për ta kthyer ekipin e Tiranës aty ku e meriton, në krye”-deklaroi kryebashkiaku Basha. Titulli “Fisnikëria Tiranase” u dha për  profesor, doktor Enver Fajën me  motivacionin: “Për kontributin e dhënë në modernizimin urban të Tiranës, arkitektit dhe veprimtarit të shquar”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency