Geti ndahet nga e fejuara?

0
130

geti-ndahet-nga-e-fejuara_hdNdonëse po shijon suksese të njëpasnjëshme në skenën muzikore, ky fat Getin nuk po e përcjell edhe në jetën e tij të dashurisë.

Siç raporton gazeta “Tribuna”, Getoar Selimi është ndarë me të fejuarën e tij, Florentën. Edhe pse çifti shpesh janë komentuar për një dashuri të madhe mes vetes, si duket mes tyre ka plasur sherri dhe e ka çuar çiftin deri në ndarje.

Një gjë është e sigurt, Geti, edhe pse me probleme në dashuri, po jeton majat e suksesit të vet në fushën e muzikës, këtë e ka dëshmuar edhe me këngën e re “Bousa”, e cila për pak ditë arriti të bëhej njëri ndër hitet më të mëdha të këngëve tona.

 

 

Dafina “probleme” me “Youtube”-in

Videoklipi më i ri i Dafina Zeqirit, “Time Out”, është fshirë përkohësisht nga “Youtube”, raporton gazeta “Tribuna”. Edhe pse po punon intensivisht dhe po vjen shpesh me risi e klipe në treg, Dafina Zeqiri nuk po mund t’i ikë problemit që po has tash e sa herë me fshirjet e projekteve të saj. Jo shumë kohë më parë këngëtares i është fshirë klipi “Hajde ma knej” për disa ditë nga kanali muzikor “Youtube”. E me një problem të tillë ajo po ballafaqohet edhe tani. Vetëm dy ditë pas lançimit të klipit të fundit “Time out”, këngëtares i është fshirë videoja. Nuk dihet se kush po e bën këtë, mirëpo nuk mund të themi që kjo këngëtares nuk i shkakton probleme me klikime, ku ajo edhe merr një shumë të mirë të hollash.

 

 

S’ka favore nga G4SHI

Reperi shqiptar nga Bruklini, G4SHI, ka sjellë këngën më të re të titulluar “No Favors”, të cilën e ka kompletuar me videoklip.

Këngëtari i talentuar që po bën bujë në Amerikë, në këngët e tij me shumë modesti dhe fuqi flet rreth jetës së vet. Ai ka një zë karakteristik, teksa talenti i tij në realizim të këngëve është mbresëlënës.

Ai u bë i njohur së pari me këngët “Rocket”, “Take My Time”, por suksesin më të madh e arriti disa muaj më parë kur publikoi këngën hit, “Who Made Me”, e ku ai flet për vështirësitë si reper në ngritje.

Emri i tij i vërtetë është Labinot Gashi, kurse në SHBA njihet si Larry. Është i lindur në Libi, ndërsa është me origjinë shqiptare.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency