Pol Pogba shpallet “Djaloshi i Artë”

0
138

 

polPol Pogba shpallet djaloshi i artë i vitit 2013. Ishte një mbrëmje e paharrueshme për Pol Pogba. Mesfushori francez i Juventusit u kurorëzua dje si futbollisti Under 21 më i mirë në Evropë, duke përvetësuar çmimin “Golden Boy”, i cili jepet që prej vitit 2003 nga e përditshmja torineze “Tutto Sport” në një mbrëmje gala në Saint Vincent në Aosta. Pogba u shpreh shumë i lumtur pas çmimit duke falënderuar Mançester Junajtid që e rriti dhe Juventusin që besoi tek ai. Në fund francezi foli edhe për “Topin e Artë”, duke u shpreh i prerë dhe qartë: “Do t’ia jepja Pirlos”, – duke mbështetur shokun e skuadrës, i cili, me sa duket, po i jep mjaft mësime të mira djaloshit francez.

 

Presidenti i Seviljes dënohet shtatë vjet burg

Plot shtatë vjet burg për presidentin e suksesshëm të Seviles, Hoze Maria del Nido, për skandalin e pak viteve më parë në qytetin e Marbelës, pjesë e provincës së Malagës. Verdikti u dha nga Gjykata e Lartë, që uli kështu me 6 muaj dënimin e dhënë më parë nga gjykata e qytetit. Del Nido, president i klubit andaluzian, u shpall sërish fajtor për devijim dhe përvetësim fondesh publike në vitet 1999-2003, në kohën kur punonte si avokat në Bashkinë e Marbelës, që atëherë drejtohej nga Julian Munoz, edhe ky i dënuar me burgim bashkë me një këshilltar tjetër. Vendimi i parë për 7 vjet e gjysmë heqje lirie për Del Nidon u dha pikërisht 2 vjet më parë, por presidenti i Seviljes refuzoi të hiqte dorë nga drejtimi i klubit në pritje të fjalës së fundit nga Gjykata e Lartë. Tashmë shefi 56-vjeçar i “Los Rojiblancos” është i detyruar të japë dorëheqjen pas 11 vjetësh në krye të Seviljes, që në drejtimin e Del Nidos ka pasur vite të arta me trofe.

Zyrtarizohet “Brazuca”, topi i Brazil 2014

Në pritje të hedhjes së shortit për fazën e grupeve, sponsori sportiv i evenimentit, “Adidas”, prezantoi topin zyrtar të botërorit. Kështu, trashëgiminë e “Jabulani”-t e merr topi zyrtar i Brazilit i cili quhet “Brazuca”. Ky është topi i parë që e merr emrin nga votimi i tifozëve, edhe pse praktika e prezantimit zyrtar ka nisur që prej vitit të largët 1970. Emri u publikua në datën 2 shtator 2012 pas një votimi publik të organizuar nga Komiteti Organizator dhe kompania “Adidas” ku morën pjesë rreth 1 milionë brazilianë. 77.8 % e votuesve zgjodhën emrin “Brazuca” që në gjuhën braziliane përshkruan krenarinë braziliane të rrugës së jetës dhe pasqyron mënyrën e këtij populli për të mbështetur një sport si futbolli. Për sa i përket anës teknike, “Brazuca” përbëhet nga 6 panele të ndryshme që nuk do të lejojnë lagështirën në brendësi. Format janë dizenjuar në tonalitete të ndryshme ngjyrash ku përfshihen bluja, portokallia dhe e verdha të cilat simbolizojnë flamurin brazilian. Sipas “Adidas”, ky top është gjithashtu më aerodinamik se paraardhësit e tij por kjo nuk do të thotë se mund të lëvizë më shpejt. Kompania ka kryer rreth 600 teste, numri më i madh i zhvilluar deri tani nga “Adidas”, ndërsa në to ka marrë pjesë për më shumë se një orë edhe Lionel Mesi. “Adidas” e ka nisur këtë traditë 43 vjet më parë, ndërsa me “Brazuca”-n synon të arkëtojë rreth 2.7 milionë dollarë në të gjithë botën.

 

Baloteli nis seancën gjyqësore me Rafaela Fikon

Është mbajtur në Breshia seanca e parë gjyqësore për atësinë e Pias, vajza e lindur një vit më parë nga Rafaela Fiko, ish-e dashura e Mario Balotelit. Që të dy kanë qenë të pranishëm në sallën e gjyqit dhe nëpërmjet përfaqësuesve të tij ligjorë sulmuesi i Milanit ka dhënë edhe një deklaratë të raportuar nga “Sportmediaset”. “Nuk di se kush është babai i fëmijës, por nëse është e imja, do të jem gati të bëjë detyrën time. Kam pritur me qetësi që të nisin një sërë verifikimesh duke respektuar edhe privatësinë”, – është shprehur Baloteli.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency