Panajot Pano, Pushkashi shqiptar që mahniti Bekenbauerin

0
255

panajotpano-pasditetch1 Historia e futbollit shqiptar është një histori e cila përmban shumë ngjarje dhe fragmente interesante. Një pjesë e rëndësishme e kësaj historie të gjatë të futbollit shqiptar kanë qenë edhe lojtarët ikonë, që kanë bërë historinë e tyre. Këtu nuk duhet lënë pa përmendur edhe emri i Panajot Panos. Një ndër thesaret e shtrenjtë, të cilët janë tepër të rrallë për t’u gjetur. Profili i lojtarit është aq shumë i pasur me ngjarje, sa që do të duhej një libër i tërë për të rrëfyer historinë e tij. I gjendur midis shumë trofeve dhe shumë nderimeve, Panajot Pano arriti që të transformohej në një lojtar ikonë, i vlerësuar nga shumë bashkëkohës të huaj të tij, të huaj dhe shqiptar. Shumë mendojnë se nëse Pano do të kishte pasur mundësinë që të luante jashtë, do të kishte bërë epokë dhe do të arrinte të luante në klube të mëdha. Edhe në një regjim të burgosur nga hapësira, Panajot Pano arriti që me aftësinë e tij të depërtonte në atë që quhej toka perëndimore. Emri i tij do të qëndrojë gjatë si një ndër xhevahirët që bëri historinë e futbollit shqiptar dhe që e çoi atë në një nivel tjetër.

Karriera e Panos

Në jetën e tij futbollistike, “Pushkashi” shqiptar shënoi mbi 500 gola në 700 ndeshje. Më 19 janar 2010, u shua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pasojë e një ataku kardiak, në moshën 71-vjeçare ish-sulmuesi i Partizanit dhe i kombëtares. Ai vlerësohet si njëri nga futbollistët më të mëdhenj të Shqipërisë. Djaloshi Pano e nisi karrierën e tij si portier, por cilësitë e tij të rralla e shndërruan atë si sulmuesin më të madh me fanellën e Tiranës dhe Partizanit, përpos ndonjë ndeshjeje ndërkombëtare si i huazuar me Dinamon. Dikush në Shqipëri e quan një “Pele shqiptar”, një tjetër një “Pushkash i vogël”, një i tretë e konsideron magjistar përpara portës si një “Gerd Myler në versionin shqiptar”. I zbuluar nga “profesori pa diplomë”, Xhavit Demneri, Joti, katër herë kampion i Shqipërisë (1961, 1962-1963, 1963-1964) dhe pesë herë fitues i Kupë të Shqipërisë (1961, 1964, 1966, 1968, 1975), autor i mbi 100 golave ndërkombëtarë e mbi 500 të tillë në 700 ndeshje gjatë karrierës së tij të gjatë futbollistike, u shkëput nga fusha e blertë 35 vjet më parë, në vitin 1975, për të qenë përjetësisht i lidhur me të. “Nëse Panajot Pano ndoshta nuk mund të më kujtojë më, unë e kam parasysh atë gjithmonë”, – është shprehur dikur për shtypin gjerman “Kajzeri” Franc Bekenbauer, legjenda e madhe e futbollit botëror dhe e Gjermanisë, për atë performancë të jashtëzakonshme të “Jotit” në ndeshjen e Shqipërisë kundër Gjermanisë në vitin 1971. “I shpejtë si era, energjik, depërtues, i papërmbajtshëm, bombë e vërtetë”. Këto janë disa nga përcaktimet e bëra nga gazetarët dhe radiokronistët e kohës për Panajot Panon, legjendën e futbollit shqiptar dhe ish-futbollisti i famshëm i Partizanit, që gjatë karrierës së tij futbollistike ka luajtur mbi 700 ndeshje, 100 prej të cilave ndërkombëtare, përfshirë edhe ato miqësore të klubeve dhe ekipeve kombëtare dhe olimpike. Pano ka luajtur dhe ka shkëlqyer kundër lojtarëve të mëdhenj nga Gjermania, Jugosllavia, Polonia, Turqia apo Bullgaria. Ish-sulmuesi i madh nuk mundi të luante për asnjë ekip të huaj, edhe pse pati disa oferta nga vëzhgues nga Gjermania, Holanda, Danimarka, Zvicra, Irlanda e Veriut apo Turqia, të ardhur së bashku me ekipet e tyre kombëtare për llogari të klubeve të huaja. Në nëntor të vitit 2003, me rastin e jubileut të UEFA-s, ai u shpall “Lojtari i Artë” i Federatës Shqiptare të Futbollit. Në vitin 2005, ai u shpall “Futbollisti i më i mirë i shekullit”, një listë kjo e publikuar nga FIFA me 100 sportistë nga një për çdo vend, ndërkohë që në vitin 2009, pikërisht më rastin e 70-vjetorit të lindjes, u nderua nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, me medaljen “Nderi i Kombit” – medalja e tij e tetë personale. “Panajot Pano nuk ka qenë vetëm një personazh brilant i sportit, por dhe një njeri shumë i respektuar, një njeri me të gjitha parametrat qytetare”, – u shpreh Topi, një ish-president nderi i klubit të futbollit Tirana. Mjeshtri i Merituar i Sportit, Panajot Pano, mbetet sportisti më popullor në Shqipëri, një “Pele” shqiptar. Pesë herë fitues i Kupës së Republikës, autor i 4 golave në 24 ndeshje me kombëtaren, autori i golit të parë të Shqipërisë në eliminatoret e Kampionatit Evropian 1964, në fitoren 1-0 kundër Danimarkës, kryen figurat më të larta të vendit. Loro Boriçi, një nga legjendat e tjera të futbollit shqiptar, ish-futbollist i Serisë A në vitet para lufte dhe më pas trajner i ekipit përfaqësues shqiptar do të shprehej: “Kur ke në skuadër futbollistë si Pano, të lehtësohet shumë puna dhe me pak kujdes mund të arrish në majat më të larta”. Por nderimi që i dha UEFA disa vjet më parë, do të jetë mbase mbi të gjitha nderimet. Ai u cilësua si një nga 50 futbollistët më të mirë të shekullit XX. Një nder i jashtëzakonshëm, por edhe një piketë e vetme për shqiptarët, që është vështirë të arrihet nga ndokush tjetër. Pano do të mbahet mend edhe për shpirtin e tij të madh. Një partizan i vërtetë për t’u dhënë dorë trajnerëve vendas dhe më shumë lojtarëve të kampionatit shqiptar dhe mbi të gjitha një partizan i vërtetë i ringritjes së Partizanit, ekipit që i fali emocionet më të mëdha

 

 

Pasaporta

Panajot Pano

(7 mars 1939-19 janar 2010)

 

Ekipet

1955-1957: 17 Nëntori (të rinjtë)

1957-1959: 17 Nëntori (të rriturit)

1960-1975: Partizani

1962: Dinamo (për Kupën Ballkanike)

– Trofe kolektivë

4 herë më Partizanin: 1961, 1962-1963, 1963-1964, 1970-1971

5 herë fitues i Kupës së Shqipërisë: 1961, 1964, 1966, 1970, 1973

– Trofe individualë

3 herë golashënuesi më i mirë i kampionatit shqiptar: 1960 (12 gola), 1961 (17 gola), 1969-1970 (17 gola).

– Medaljet ndërkombëtare

Medalje argjendi në Turneun e Ushtrive të Lindjes, Hanoi 1963

– Tituj sportivë

“Mjeshtër Sporti”

“Mjeshtër i Merituar i Sportit”

“Nder i Sportit Shqiptar”

– Dekoratat

Urdhri i Artë “Mjeshtër i madh”

Urdhri i Punës i Klasit II

Urdhri i “Naim Frashëri” i Klasit III

Urdhri i “Naim Frashëri” i Klasit II

Urdhri i “Naim Frashëri” i Klasit I

Urdhri i Artë “Naim Frashëri”

Medalja e Meritës për 100-vjetorin e FIFA-s

Medalja “Nderi i Kombit”

– I zgjedhur

President Nderi i klubit i futbollit Partizani

President Nderi i FSHF-së

 

 

 

 

 

Thënie nga njerëz të shquar për Panajot Panon

Rexhep Spahiu (ish-trajner i Partizanit): Me mire nje Pano me nje kembe ne fushe, sesa nje tjeter me dy”.

Xhavit Demneri (trajneri i pare i Panos): Per nje seleksioner, mendoj se eshte mjaft te thuash: kam nxjerre Panajot Panon”.

Refik Resmja (Mjeshter i Merituar i Sportit): “Pano luajti me nje skuader me emer te madh, me Partizanin me futbolliste cilesore, por ai ishte supercilesor. Me i madhi mes te medhenjve”.

 

Myslym Alla (ish-trajner i Tiranes): “Ne historine e futbollit tiranas, me te shkelqyerit kane qene Panajot Pano e Skender Halili. Panon do ta krahasoja me nje nga me te medhenjte e Evropes, si Krojfi”.

Zihni Gjinali (Mjeshter i Merituar i Sportit, ish-trajner i Dinamos): “Nuk e kam drejtuar asnjehere, por e kam pare ne stadiume si trajner, futbollist e specialist. Do te thosha se eshte me i miri i vendit. ”

Mico Papadhopulli (ish-futbollist i Partizanit, ish-president i FSHF-se): Autoriteti sportiv, talenti dhe kontributi i Panajot Panos ne futbollin shqiptar eshte shume i madh dhe shume i cmuar, qe maten me emra te medhenj te fushave te tjera. Ne, qe kemi luajtur me te, emocionoheshim, mahniteshim me virtuozitetin e tij. Ah! Sa deshire do te kisha qe ta shihja perseri duke luajtur ne fushe”.

Ismet Bellova (komentator dhe gazetar sportiv): “Pano ishte yll i futbollit tone. Me ate cka bente ne fushe, jo vetem te frymezonte, por dhe te detyronte te flisje, apo te shkruaje gjera te bukura, me superlativa”.

Mico Ndini (ish-futbollist i Partizanit): “Nje futbollist me cilesi te rralla fiziko-teknike, qe, ne cdo moment, me fantazine dhe krijimtarine e tij, pershtatej ndaj kundershtareve dhe terrenit, duke arritur qellimin final, shenimin e golave”.

Mehdi Bushati (ish-futbollist i Dinamos): “Lojtare si Pano i vine rralle futbollit tone. Nese ne ato vite kur luajti, do te ishte mundesia e levizjes se lire, me cilesite e mira fizike e teknike, qe ai zoteronte, me siguri ai mund te luante edhe me skuadrat e medha te Evropes, si Milan, Juventus e deri te Real i Madridit. I tille “prodhim” brilant i futbollit shqiptar ishte Pano. Ndoshta, do te duhen dekada te tera, qe te linde nje tjeter futbollist si ai.

Medin Zhega (ish-futbollist i Vllaznise dhe Dinamos): “Pano dinte gjithcka, qe duhet te dinte nje futbollist i klasit te larte. Pano realizoi gjithcka, qe mund te realizonte nje futbollist i klasit te larte ne karrieren e tij”.

Mexhit Haxhiu (ish-futbollist i Flamurtarit dhe i Partizanit): “Te luaje me Panon ishte me teper se nje kenaqesi e deshire. Me Panon mund te luaje i qete, pasi ta lehtesonte shume lojen. Ai ishte kryefjala e futbollit shqiptar, duke realizuar te pabesueshmen, ishte i thjeshte dhe jo egoist, saqe asnjehere nuk e perdori fjalen “Une”, “une gjuajta”, “une pasova”, “une shenova”… Kjo modesti ia rriti me teper personalitetin”.

Fatmir Frasheri (ish-futbollist i Tiranes dhe i Partizanit): “Pano eshte nje nga legjendaret e futbollit shqiptar, i pakrahasueshem per kohen, kur luajti si sulmues. Spikaste per aftesine e jashtezakonshme me top, qe do te ishte edhe arma kryesore e tij. Edhe kur driblonte kundershtarin, e bente ne menyre origjinale, qe mund te quhet ‘stili Pano'”.

Helmut Shen (ish-trajner i perfaqesueses se RFGJ): “Ju keni nje kapiten te madh, Shllakun, dhe nje futbollist te madh, Panon”.

Bekenbauer (ish-kapiten i perfaqesueses se RFGJ): “Te gjithe lojtaret me pelqyen, sa e kam te veshtire te bej dallime. Megjithate, me pelqeu kundershtari im, Bizi, ndonese ne Gjermani njohim me shume Panon”.

Shulc (qendermbrojtes i perfaqesueses se RFGJ): “Askush, ne vendin tim dhe jashte tij, nuk ka guxuar te me sjelle rrotull, te me kaloje dore per dore, te me gjunjezoje, ashtu si Pano. Ai eshte lojtar i madh ne fushen e lojes”.

Overat (mesfushor i perfaqesueses se RFGJ): “Skuadra juaj eshte shume e forte, sidomos ne fushen e saj. Me pelqyen, sidomos, Pano e Bizi”.

Shnelinger (mbrojtes i perfaqesueses se RFGJ): “Pano mbetet nje ‘lepur’ i vjeter, sic themi ne ne Gjermani”.

 

Magjia Pano në film dokumentar

Në vitin 2011, në sallën e kinemasë në AQSHF, u organizua premiera e filmit të dokumentar “Magjia Pano”, kushtuar futbollistit të shquar Panajot Pano. Ky film dokumentar ishte një bashkëpunim i suksesshëm i shtëpisë filmike “Bota Shqiptare” me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë dhe Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit. Dokumentari, objekt i të cilit ishte jeta dhe vepra e këtij futbollisti të madh, është një ndërthurje mjeshtërore e kujtimeve të bashkëkohësve të tij me fotografi, dokumente, gazeta, vlerësime dhe kronikat më të zgjedhura e më brilante të kohës. Ndërthurja emocionale dhe e kujdesshme e episodeve dhe ngjarjeve më të bujshme sportive të kohës me meditimin real dhe emocional të bashkëkohësve të Panajot Panos. Në ekran vjen natyrshëm atmosfera e gjallë sportive e viteve ‘60-‘70 dhe dashuria e madhe e njerëzve të thjeshtë për sportin e bukur dhe popullor të futbollit. Filmi “Magjia Pano” ishte një prodhim i realizuar nga “Bota Shqiptare” me producent Genti Gjonajn.

 

Kupa “Panajot Pano”

Jo vetëm filmi, por edhe mediet i kanë kushtuar vëmendje legjendës. Kësaj radhe i kanë vënë edhe trofeut emrin, në të cilën mediet dhe FSHF përballen me njëra-tjetrën. Fitues i fundit ka qenë FSHF, e cila me falë emrave të mëdhenj, si Bushi, Rraklli, Shulku, Zëri, Strakosha, Hyka etj., me trajner Millan Baçin, ish-futbollist i kombëtares. Në ceremoni, morën pjesë edhe figura si Papadhopulli, Rreli, Janku, Cungu, Llakaj, Mneri, Kona, Baku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency