INTERVISTA Basha: Demokracia e re, raport i ri me qytetarët

0
156

Kryetari PD-së:  Pas 3-4 ditës nisim analizën për zgjedhjet në PD

basha viti riPartia Demokratike pritet që në fillim të javës të ardhshme të nis procesin e analizimit të zgjedhjeve të shkuara parlamentar si dhe përgatitjen për zgjedhjen e strukturave të reja. Këtë fakt e bëri të dikur kryetari i PD-së, Lulzim Basha gjatë një intevriste në Ora News me gazetaren Ilva Tare. Z.Basha tha se  ky proces u shty për shkak të betejës politike me këtë mazhorancë, të cilën ai e konsideroi se konfliktuale me ligjet dhe Kushtetutën e vendit. Zoti Basha  tha se brenda tre – katër diteve të ardhshme, PD do të nis analizën për zgjedhjet e ardhshme dhe zgjedhjen strukturave PD. “Jemi një opozitë e fortë, ballore dhe alternative. Nuk kemi hezituar të japim alternativën tonë. ne e kemi bërë rolin tonë si opozitë dhe dëshira jonë është që Shqipëria të ecë përpara. Pa marrjen e përgjegjësive nuk mund të ketë ringritje të PD-së. Procesi i zgjedhjeve nuk ka afat, por nga fillimi i javës së ardhshme dhe një kohë prej 2 muaj e gjysëm është optimale”,- deklaroi Basha.

Kreu i Partisë Demokratike  foli për një qasje të re politike të opozitës. Z. Basha tha se demokracia e re, do të thotë një raporti të ri mes pushtetarit dhe qytetarit. “Ajo e konsultimit të përhershëm ndaj qytetarit. Kjo do të thotë t’i përmbahesh një sërë normash. Të rinjtë i përfaqëson edhe kryetari i ri i PD. Një produkt i lirisë që sapo preku shqiptarët. Nxië të rinjtë, studentët, të investojnë vlerat tek shqipëria e re, tek Partia Demokratike e re. Në PD nuk ka provë më të mirë sesa kryetari i ri se çdo demokrat i ri e ka rrugën e hapur. Demokraci e re – demokraci e tipit europian. Kjo do të thotë të zabtosh normat bazë të identitetit europian dhe shtetin ligjor. 8 vitet e PD janë të mbushura me shumë ngjarje për vendin. Ka pasur një seri zgjedhjes nga më të mirat”, – deklaroi kreu i Partisë Demokratike.

Gjithashtu kryetari i PD-së, kritikoi ashpër disa nga vendimet e fundit të qeverisë “Rama”, si dhe fenomenin e blerjes së votës në zgjedhjet e pjesshme lokalë ne Qytetin e Korçës. Përsa i përket proceseve integruese të vendit, Basha tha kjo është çështje parësore e PD-së, dhe për këtë ai përmedin edhe rezolutën e opozitës të votuar në Kuvend. Përsa i përket një dialogu të mundshëm me kryeministrin Rama, Basha tha se në pozitat e kryeministrit, i takon atij që të inicioi dialogun e munguar me opozitën.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency