Farmacistët, emrat e 365 kandidatëve që do të japin provimin e shtetit

0
143

farmacistetËshtë publikuar ditën e djeshme lista me emrat e farmacistëve që do të kenë të drejtë për të dhënë provimin e shtetit. Provimi zhvillohet pranë ndërtesës së AKP-së. Pyetjet shfaqen në monitorin e kompjuterit të kandidatit dhe me një klikim zgjidhet pyetja e dëshiruar. Pyetja me alternativa është në një kuadrat me ngjyrë portokalli. Klikimi mbi këtë kuadrat ndryshon ngjyrën e kuadratit. Klikimi mbi alternativë nuk konsiderohet automatikisht si përgjigje e pyetjes. Kandidati ka të drejtë të klikojë më shumë se një herë mbi alternativat pastaj ta konfirmojë atë. Pas dhënies së përgjigjes, në monitor shfaqet njoftimi “Zgjidhni pyetje tjetër!” Në monitorin e kompjuterit shfaqet edhe koha e mbetur në dispozicion, deri në përfundimin e provimit. Koha e provimit përfundon kur në monitor shfaqet tabela përmbledhëse e dhënies së përgjigjeve e ballafaquar me përgjigjet e sakta, sasinë e pikëve të grumbulluara si dhe përqindja e pikëve të grumbulluara. Provimi i shtetit cilësohet i kryer me sukses, nëse në provim kandidati është vlerësuar së paku me notën 5 (kalueshëm). Kandidati i vlerësuar me notën 4 (jokalueshëm) përsërit provimin.

 

Per t’u njohur me listat e sakta lexoni gazeten e sotme Standard ne variantin print ose pdf ne web.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency