Si ta shëroni një zemër të thyer?

0
149

zemerKa shumë mënyra të ndryshme për ta shëruar një zemër të thyer, por tejkalimi i saj është shumë i vështirë. Ja disa nga këshillat që duhet t’i ndiqni në këtë aspekt.

 

Mos e shmangni temën!

Kur jeni në kërkim të gjetjes së rrugëve për ta shëruar një zemër të thyer, hapi i parë është të mësoheni të mos i ikni temës. Mos u mundoni ta refuzoni pranimin se diçka e tillë ka ndodhur dhe e tejkaloni dhimbjen, duke menduar për çdo gjë që ka ndodhur.

 

Mos gjeni zëvendësim!

Mos e zëvendësoni menjëherë partnerin që u ka zemëruar kaq shumë duke u ndarë me ju, me një tjetër person. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni shumë më keq dhe në fakt edhe ajo lidhje do të përfundonte shumë shpejt. Askush nuk mund të vazhdojë atë që ish i dashuri juaj e ka lënë në gjysmë.

 

Meditoni!

Një nga mënyrat më të mira për ta tejkaluar këtë gjendje është nëpërmjet meditimit. Ju duhet të përballeni me mundësinë e bisedimit me të tjerët në lidhje me këtë çështje. Meditimi mund të ju bëjë të mendoni më qartë për çdo gjë.

 

Qeshni!

Mundohuni ta jetoni jetën në një fazë të re tashmë, duke e tejkaluar çdo negativitet brenda jush. Kur të ndiheni sikur doni të qani, shfrytëzojeni kohën dhe largoni ato ndjenja duke qarë, por në të njëjtën kohë dilni sa më shumë kënaquni me jetën, dhe do të kuptoni se keni edhe shumë gjëra të tjera pozitive para jush.

 

 

 

 

Përse tradhtojmë?

Tradhtia nuk është e këndshme por është një faktor kyç për divorcet, ose mos mbarëvajtjen e raporteve në çift. Pas një kohe të gjatë të kaluar në një lidhje dashurie ose kur fillon mosha e mesme – njerëzit shpesh ndiejnë nevojën për t’u dëshmuar se akoma “vlejnë”.

Edhe pse nuk mendojnë për tradhtinë – edhe meshkujt, edhe femrat – shpesh në këtë moshë fillojnë të mbajnë dietë dhe më shumë kujdesen për pamjen e tyre, sepse dëshirojnë akoma të jenë të bukur edhe për veten, edhe për të tjerët. Aventurat jashtëmartesore nganjëherë paraqesin pikërisht “dëshminë” e tillë. Për çdo rast, lidhjet “e jashtme”, para së gjithash, tregojnë komunikim të keq dhe krizë të gjatë në marrëdhëniet e partnerëve. Tradhtia më shpesh ndodh me dikë që ai që tradhton njihet – kryesisht me ndonjë nga miqtë (miket) apo kolegët (koleget) e punës.

 

 

 

 

 

 

Cilët janë njerëzit e guximshëm

Ai person i cili guxon të përballojë me kurajo gjërat të cilave të tjerët u largohen gjatë gjithë jetës së tyre? Nëse dëshironi të dini kush janë guximtarët e vërtetë dhe si ta zhvilloni kurajën, atëherë lexoni këtë material.

 

Njerëzit të cilët nuk e zhvillojnë kurajon?

Disa njerëz bëhen të dhënë mbas substancave narkotike, sepse i përdorin ato si metodë për t’u larguar nga problemet e tyre të pazgjidhura, nëse këto njerëz do të kishin pasur kurajo ato do të kishin zgjedhur të përballeshin me probleme në vend që të fshiheshin prej tyre. Disa njerëz pinë duhan kurdo që ndjehen në ankth në mënyrë që të ndjehen në kontroll. Disa njerëz e mashtrojnë vetën duke ankuar që jeta është e padrejtë në mënyrë që të mos e lëndojnë egon e tyre.

Nëse do kishin pasur më shumë guxim ato kurrë nuk do ishin larguar në këtë mënyrë. Pra, kush janë njerëzit e guximshëm? Njerëzit e guximshëm janë ato që nuk largohen. Janë ato të cilët nuk vrapojnë pas drogave ose ndonjë lloj tjetër fiksimi, edhe kur kanë një periudhë të vështirë në jetë.

 

Që të zhvilloni kurajon ju duhet të bëni gjërat që vijojnë;

Ndaloni së gënjyeri vetën, gjëja e parë që duhet të bëni në mënyrë që të zhvilloni kurajon është të pranoni që keni qenë duke mashtruar vetën në, mënyrë që të mbronit egon tuaj. Hiqni dorë nga metoda e largimit dhe bëhuni mjaftueshëm të guximshëm për t’u përballur me problemet tuaja në jetë në mënyrë që të zhvilloni kurajon. Filloni të punoni për një zgjidhje për problemet tuaja. Në këtë mënyrë do zhvilloni dhe kurajon tuaj për t’u përballur me problemet. Tashmë do përparoni në kategorinë e njerëzve të guximshëm, duke levizur drejt zgjidhjes së problemeve.

 

 

 

 

Fëmijë i turpshëm

Një prind i kujdesshëm duhet t’i japë kurajo dhe të sillet me fëmijët në mënyrë shoqërore, duke i dhënë mundësinë të shfaqë vlerat e tij në ato që arrin të kryejë në përshtatje me moshën.

Çfarë e bën një fëmijë të ndrojtur?

Kështu, jo pak herë, fëmijët përjetojnë ndjenja të një frike të pashpjegueshme, sidomos kur ata gjenden përpara të rriturve e fëmijëve që nuk i njohin. Në më të shumtën e rasteve, ata tërhiqen dhe ndjekin situatën që larg, fshehur në ndonjë cep të shtëpisë.

Është e qartë se fëmijët ndryshojnë njëri nga tjetri, si rrjedhim, ata i përjetojnë momentet e kontaktit me persona të panjohur, jo në të njëjtën mënyrë.

Te disa, kjo lloj frike shfaqet në formën e turpit (ndrojtjes), të tkurrjes. Ndërsa tek fëmijë të tjerë, ky fenomen lidhet me mungesën e pavarësisë dhe lidhjes së ngushtë me ambientin familjar që e rrethon. Jo pak herë tek ata kontakti me figura të reja shoqërohet me qarje, që tregon qartë frikën që ekziston brenda tyre.

Si mund të trajtohet një fenomen i tillë’?

Shumë psikologë theksojnë se është shumë e thjeshtë të ndryshosh diçka në sjelljen e fëmijës, mjafton që ai element të mos jetë i lindur. Kështu nëse bëhet fjalë për ndrojtjen, ka raste kur ajo është e pandreqshme.

Kjo ndodh kur ndrojtja, përfaqëson një mënyrë sjelljeje, e cila është trashëguar nga prindërit tek vogëlushi. Një jetë familjare pa shumë marrëdhënie shoqërore, një kujdes i tepruar dhe i ekzagjeruar i prindërve për fëmijën, një metodë pedagogjike shumë e rreptë etj, të gjitha këto mund të bëhen shkak për lindjen e ndjenjës së pasigurisë tek fëmija, e cila shfaqet më frikën apo tmerrin ndaj të panjohurve.

Mënyra më e mirë për të luftuar ndrojtjen

Mënyra më e mirë për të luftuar ndrojtjen tek fëmija është që ta lini atë të lëvizë në ritmet e tij normale, të moshës.

Jepini fëmijës kohën që ai ka të nevojshme për t’u përshtatur me situatat e reja, të panjohura dhe lëreni atë të kërkojë dorën tuaj atëherë kur ai e ndjen të nevojshme.

Nëse këndvështrimi juaj, rreth kësaj mënyre sjelljeje, bazohet tek parja e saj si një gjë e qenësishme (ekzistuese, normale për moshën e tij), atëherë të tretët- nuk do ta

“tallin” vogëlushin, siç ndodh rëndom. Në këtë mënyrë, ju ndihmoni në formimin e rritjen e vetëbesimit tek fëmija, brenda një kohe tepër të shkurtër. Ndodh, që kjo mënyrë sjelljeje e shfaqur nga fëmija, kur ai bie në kontakt me njerëz të panjohur, mund të jetë tepër zhgënjyese, sidomos për prindin, i cili kërkon të rrënjosë tek fëmija i tij guximin dhe pavarësinë. Por nëse, këtë zhgënjim e shprehni, duke e diskutuar me njerëz të tretë, në rastet kur fëmija është prezent, atëherë do ta bëni fëmijën të ndjehet akoma më shumë i pasigurt.

Para së gjithash, duhet të shqyrtoni ankesat tuaja, nëse ato janë të drejta e logjike. Apo mos ndoshta jeni shumë i rreptë dhe kërkoni gjëra të tepruara, të cilat fëmija nuk është në gjendje t’i kuptojë e t’i bëjë?

Një prind i kujdesshëm duhet t’i japë kurajo dhe të sillet me fëmijën në mënyrë shoqërore, duke i dhënë mundësinë të shfaqë vlerat e tij në ato që arrin të kryejë në përshtatje me moshën. Kështu fëmija do të mund te ketë një mendim më të qartë mbi vlerat që zotëron. Gjithashtu, duhet të ndihmoni fëmijën që të realizojë marrëdhënie shoqërore, të cilat janë të domosdoshme, në mënyrë që ai të dijë si të sillet dhe të mos ketë komplekse. Kështu, ia vlen t’i krijoni mundësinë për të luajtur me fëmijët e tjerë, për t’i njohur dhe për të bashkëpunuar me ta, për t’u ndjerë thellësisht i lirë, plot besim në veten e tij. Një prind i mirë kujdeset dhe i ka parasysh të gjitha këto.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency