Kur dashuria të torturon?!

0

xhelozia_buron_nga_dashuria_Lidhja tepër e shpejtë dhe shprehja e dashurisë, xhelozia dhe pasiguria në ndjenjat tuaja, kontrolli dhe kërcënimet për ndarje janë shenja se kjo nuk është një marrëdhënie e shëndoshë.

Dy të tretat e studentëve, të të dyja gjinive, e pranojnë se ishin në një lidhje në të cilën partneri i tyre ishte i dhunshëm.

Fizikisht dhe psiqikisht. Studime të shumta tregojnë faktin se dhuna sa vjen e rritet në marrëdhëniet bashkëshortore, por edhe në marrëdhëniet e tjera, përderisa psikologët theksojnë se kjo shifër mund të zvogëlohet nëse njerëzit me kohë vërejnë shenjat e mundshme të dhunës te partneri potencial.

Në lidhjet e dashurisë, partnerët e dhunshëm ia dalin që ta shkatërrojnë vetëbesimin dhe sa më gjatë që të zgjasë një marrëdhënie e tillë, aq më shumë do të mbeten pasoja tek personi që i ekspozohet dhunës.

 

 

Lidhja e shpejtë

Partneri, i cili porsa ju ka njoftuar dhe fillon të flasë se sa shumë ju dashuron, se si planifikon të ardhmen me ju është shenja e parë për alarm. Edhe pse shprehja e tillë e ndjenjave me siguri se do t’i shkojnë për shtat egos suaj, kujtojeni se kjo është tepër e mirë për të qenë e vërtetë. Provoni të largoheni pakëz nga një lidhje si kjo dhe pas pak kohe do ta kuptoni nëse keni tepruar apo ishit në rrugë të duhur të lidheni me një partner të dhunshëm.

 

Xhelozia

Posesiviteti dhe xhelozia janë dy kushte të cilat shpeshherë përzihen në dashuri, por në fakt janë edhe forma të sjelljes, të cilat vrasin dashurinë duke formuar bazën nën të cilën partneri i dhunshëm do të arsyetohet se gjithë këtë e bën për t’ju “mbrojtur” ju, duke mbrojtur dashurinë tuaj dhe nga frika se mos po ju humb ju. “Xhelozia është shkasi më i shpeshtë i sjelljes në një marrëdhënie të dhunshme”, – shpjegon psikologja Ejmi Bonomi. Shenja të qarta të xhelozisë janë akuzat shkaku i bisedës me të tjerët, veshjes provokuese, kohës së pakët që kaloni me partnerin dhe akuzat për tradhti.

 

Kontrolli

Nëse partneri posesiv dëshiron që mbi ju të ketë kontroll, shpeshherë do t’jua thotë se si nuk guxoni të jeni të afërt me të tjerët, të cilët ai i konsideron si “të këqij”, nuk i dëshiron në praninë apo afërsinë tuaj dhe insiston që në çdo moment ta dijë se ku ndodheni.

 

Kërcënimet

Fjalitë si “Do të vetëvritem nëse më braktis” apo “Do të vras nëse më braktis” janë deklarata dhe episode që shfaqen tek personat e tillë porsa ta keni përmendur ndarjen.

 

 

 

 

A e dini pse vjeshta është ideale për seks?

 

Vjeshta, sipas një hulumtimi, del të jetë stina më e preferuar për seks. Kjo për arsyen se niveli i hormoneve, si te meshkujt, po ashtu edhe te femrat, rritet.

1. Edhe më tutje nuk keni nevojë për çorapë të trasha, të cilat, dorën në zemër, për askënd nuk janë seksi.

2. Ngadalë bëhet ftohtë, por nuk keni nevojë ta kyçni nxehësen, prandaj seksi mund të jetë aktivitet i përsosur për t’u ngrohur.

3. Një pije e ngrohtë alkoolike prej mollës është një afrodiziak i shkëlqyeshëm, e këtë shumë pak njerëz e dinë.

4. Në stinën e vjeshtës të gjithë duken më seksi, sepse mbulohen mangësitë eventuale.

5. Vjeshta është më e përshtatshme se vera, sepse nuk djersiteni e nuk e keni edhe aq nxehtë.

 

 

Sinqerisht dashurohesh…

 

Fluturat në bark me të vërtetë vijnë si vetëtimë nga qielli. Këtë e kanë vërtetuar edhe studimet.

Rreth 77% e njerëzve besojnë se nuk mund ta zgjedhin personin në të cilin do të dashurohen. Kur bëhet fjalë për t’u dashuruar, është e vështirë ta parashikojmë pse, kur dhe me kë do të dashurohemi, apo jo?

Nganjëherë dashurohemi kalimthi e nganjëherë shfaqen ndjenja të thella sa nëse nga ajo lidhje nuk ka dobi, do të mbetemi zemërthyer dhe të pikëlluar.

Më pas, në ndihmë vijnë shoqet, duke thënë se kjo nuk është gjë, se ai tipi ishte një majmun dhe se nuk është i vetmi djalosh në botë. Por, sipas studimeve më të reja, as ndjenja e të qenit të dashuruar nuk zgjat përjetësisht.

Në fakt, në një anketë (në të cilën kishin marrë pjesë 2.000 të anketuar) kanë zbuluar se njeriu mesatarisht dhe sinqerisht dashurohet vetëm katër herë gjatë jetës së tij. Në bazë të po të njëjtit studim, 33% e të anketuarve i kanë qëndruar besnik dashurisë së parë. Rreth 61% e të anketuarve vajtojnë pse kanë lënë t’u largohet dashuria nga dora.

Në anën tjetër, është zbuluar se 41% prej nesh dashurohen me personin që nuk guxon apo nuk do të duhej të dashurohej e këtë ka të tillë që e përsëritin edhe më shumë se një herë të vetme. Në listën e “dashurisë së ndaluar” ishin partneri apo partnerja e shokut më të mirë e në disa raste janë përmendur madje edhe prindërit e shokut apo shoqes më të ngushtë.

 

 

 

 

 

Nata e parë e martesës kryesisht kalon pa seks

Sipas një hulumtimi të paradokohshëm, shumica e dhëndurëve dhe e nuseve natën e parë të tyre e kalojnë pa bërë seks, ndërkaq shkaqet pse u ndodh kështu janë të ndryshme.

Kur thuhet “nata e parë e martesës” menjëherë shkon mendja te seksi. Mirëpo, statistikat tregojnë që në realitet është krejtësisht ndryshe.

Një hulumtim, i bërë para pak kohësh, në të cilin kanë marrë pjesë 2.000 meshkuj dhe femra të sapomartuara, ka treguar që 52 për qind e çifteve gjatë natës së parë nuk kanë bërë seks, madje 17 për qind kanë bërë dashuri vetëm tri ditë pas martesës. Shkaqet për çka mungon seksi natën e parë pas kurorëzimit kryesisht janë të ndryshme, mirëpo shkaku më i shpeshtë në 24 për qind të rasteve është alkooli. As femrat nuk janë “lule” ndaj këtij fenomeni, madje te 16 për qind të rasteve ndodh që nusja gjatë natës së parë të martesës menjëherë fle gjumë.

Fëmijët prishin idilin e natës martesore, madje 11 për qind e çifteve të cilat kanë qenë të detyruara të kujdesen për fëmijët nuk kanë pasur kohë për lojëra nën çarçafë, ndërsa 9 për qind kanë pranuar se janë grindur gjatë natës festive, për ç’shkak nuk kishin mundur të kalonin në intimitet.