Drafti dhe tabelat/ Ndryshimet e plota të pagave, të taksave dhe sigurimeve

0
139

 Ervin Kaduku

Një nga ndryshimet më të rëndësishme të paketës fiskale, për të cilën po punojnë financat, është rivendosja e tatimit progresiv për tatimin mbi të ardhurat personale sipas shkallëve

 

 

tatimet-onlineViti 2014 do të sjellë ndryshime të rëndësishme në sistemin fiskal të vendit, më të mëdhatë që nga periudha 2007-2008, kur u zbatua reforma e taksës së sheshtë në tatimin mbi të ardhurat personale dhe tatim-fitimin. Ashtu siç ishte paralajmëruar, socialistët kanë vendosur që ta anulojnë këtë reformë, duke iu rikthyer tatimit progresiv të të ardhurave personale dhe duke vendosur dy-tri shkallë të tatim-fitimit.
Paketa fiskale duhet theksuar se është ende në fazën e diskutimit dhe asgjë nuk ka marrë trajtën përfundimtare.
Taksa progresive mbi të ardhurat

Një nga ndryshimet më të rëndësishme të paketës fiskale, për të cilën po punojnë financat, është rivendosja e tatimit progresiv për tatimin mbi të ardhurat personale sipas shkallëve të propozuara:
– pagat nga 0 deri në 30 mijë lekë/muaji do të kenë një tatim prej 0%;
– pagat nga 30 mijë lekë/muaji deri në 100 mijë lekë në muaj do të tatohen 15%
– pagat mbi 100 mijë lekë në muaj deri 300 mijë lekë do të tatohen 20%
– për pagat mbi 300 mijë lekë, shkalla e tatimit do të jetë 25%.

 

Rritje e sigurimeve shëndetësore për pagat mbi 100 mijë lekë

Krahas rritjes së tatimit mbi të ardhurat, të gjithë ata që marrin paga relativisht të larta, do të duhet të përballen dhe me një rritje të sigurimeve.
Një nga pikat që po diskutohet në paketën e re fiskale, është që të “hiqet tavani i llogaritjes së kontributeve shëndetësore me pesëfishin e pagës minimale”.
Kjo do të sillte rritje automatike të sigurimeve shëndetësore për të gjithë ata që kanë paga më të larta se 100 mijë lekë.
Aktualisht, kontributi i sigurimeve shëndetësore është 3.4% e pagës, e cila paguhet 1.7% nga punëmarrësi dhe 1.7% nga punëdhënësi. Sot, pavarësisht pagës reale, individët që paguhen më shumë se 100 mijë lekë (që është aktualisht pesëfishi i pagës minimale) i paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore për pagën maksimale.
Propozimi tjetër është që të vetëpunësuarit t’i paguajnë kontributet shëndetësore në masën 3.4% të dyfishit të pagës minimale, nga 7% e pagës minimale që paguajnë aktualisht.

 

Heqja e TVSH-së për barnat, nga 1 prilli 2014

Ministria e Shëndetësisë ka propozuar heqjen e TVSH-së për barnat dhe shërbimet shëndetësore.
TVSH-ja për barnat ishte vendosur në vitin 2010 nga qeveria demokrate, me synimin për të rregulluar abuzimet në tregun e shumicës së importit të produkteve farmaceutike. Më shumë sesa rregulloi tregun, kjo lëvizje çoi në rritje të çmimit të barnave, që sipas ekspertëve aktualë të Ministrisë së Shëndetësisë, ishte 14.2%.
Ekspertët e shëndetësisë presin që heqja e TVSH-së të shoqërohet me ulje të çmimit të barnave. Megjithatë, nuk dihet realisht nëse kjo do të ndodhë, teksa përvoja ka treguar se reduktimet e taksave jo gjithmonë shoqërohen me ulje të çmimeve.
Produktet bazë, ulje e TVSH-së ose subvencion

Një nga premtimet kryesore të qeverisjes socialiste ka qenë ulja e TVSH-së për produktet bazë apo për lëndët e para në bujqësi.
Në paketën aktuale po diskutohen dy variante.
Për bujqësinë po shqyrtohet që fermerit t’i subvencionohet TVSH-ja për lëndët e para, ndërsa varianti tjetër është që të hiqet TVSH-ja për lëndët e para në bujqësi.
Edhe për produktet e shportës, hartuesit e paketës fiskale janë në dilemë mes heqjes së TVSH-së dhe subvencioneve, ndërsa për energjinë elektrike parashikohet mbështetje e shtresave në nevojë.
Një variant që po diskutohet për të nxitur turizmin në vend është dhe bërja e TVSH-së zero për njësitë akomoduese.
Edhe TVSH për hotelerinë do të ulet në 10%, duke rezultuar në stimulin e parë fiskal për këtë sektor.
Kompanive të hidrokarbureve do t’u hiqen përjashtimet nga TVSH-ja

Kompanitë që importojnë mallra e shërbime që lidhen me realizimin e fazave të kërkimit dhe të zhvillimit të operacioneve hidrokarbure, që deri tani u ishin gëzuar përjashtimeve nga TVSH-ja, nuk do ta kenë më këtë privilegj. Paketa parashikon që këtyre kompanive (si “Bankers”, “Stream Oil” etj.), t’u hiqen përjashtimet nga TVSH-ja. Sipas ekspertëve, këto përjashtime kanë rezultuar abuzuese, ndërkohë që të gjithë duhet të futen në skemën e TVSH-së.
Kompanitë në sektorin e hidrokarbureve do të përballen dhe me një rritje në 15% të rentës minerale për naftën, nga 10% mbi çmimin e shitjes që është aktualisht.

 

Do të hiqen përjashtimet dhe për TVSH-në e reklamave

Financat parashikojnë që të anulohet heqja e përjashtimit nga TVSH-ja për reklamat. Në vend të kësaj do të zbatohet një normë TVSH-je prej 10%. Aktualisht, mediat faturojnë të ardhurat nga reklamat pa TVSH. Vendosja e kësaj takse do të rriste automatikisht çmimet e reklamave për kompanitë reklamuese dhe mund të ndikonte indirekt në uljen e volumit të reklamave që i shkojnë medias të shkruar apo elektronike.

 

Në tetor 2014 apo 2015 rikthehet TVSH-ja për arsimin

Gati dy vjet pasi u hoq TVSH-ja për arsimin, synohet një rivendosje e saj në masën prej 20% për arsimin publik dhe privat, duke e argumentuar me faktin se përjashtimi nga TVSH-ja nuk është në përputhje me direktivën e BE-së. Vendosja e kësaj takse nuk do të jetë e menjëhershme. Hartuesit e paketës janë në dilemë, nëse do të fillojë në tetor 2014 apo 2015, kohë kur fillon viti akademik.
Do të hiqet edhe përjashtimi nga TVSH për librin dhe shtypshkrimet, ndërsa ato mund të bëhen subjekt i një norme të reduktuar prej 10%.
Dyfishim i taksës së ndërtesës për biznes dhe shtëpive të dyta

Të gjithë ata që kanë një shtëpi të dytë në bregdet, në periferi të qytetit etj., do të duhet të përgatiten për të paguar një taksë më të lartë. Një nga propozimet e paketës së re fiskale është që taksa për shtëpitë e dyta do të jetë sa dyfishi i taksës së ndërtesës për shtëpinë e parë.
Një tjetër propozim është që taksa e ndërtesës që përdoret për qëllime biznesi të dyfishohet, një veprim ky që pritet të haset me kundërshtimin e bizneseve.
Ndryshimet e parashikuara të akcizave

– Akciza e cigareve pritet të rritet nga 70 lekë në 90 lekë/kg
– Akciza e verës dhe pijeve alkoolike do të rritet me 30%
– Do të vendoset akciza e pijeve energjike
– Akciza e kafesë së pjekur rritet nga 60 lekë/kg në 120 lekë/kg
– Akciza e birrës do të jetë e diferencuar vetëm sipas një niveli prodhimi vjetor 200 mijë HL/vit dhe të forcës alkoolike. Me këtë shkallëzim nuk preken kompanitë vendase, ku pesë sipërmarrjet kryesore kanë prodhim vjetor nën 200 mijë HL/vit.
Taksa e qarkullimit të automjeteve do të rritet

Aktualisht taksa e qarkullimit është 7 lekë/litri për naftën dhe 7 lekë/litri për benzinën.
Lidhur me taksën e qarkullimit të automjeteve, financat po diskutojnë dy variante.
Varianti i parë parashikon që të rritet me 5 lekë/litri për naftën dhe 4 lekë/litri për benzinën.
Varianti i dytë merr në shqyrtim që taksa e qarkullimit të rritet me 7 lekë/litri për naftën dhe 7 lekë/litri për benzinën.
Kjo taksë do të reflektohet direkt në rritjen e çmimit të naftës apo të benzinës.

 

Pagat

Sistemi progresiv i taksave do të vendoset edhe te tatim-fitimi (që sot është 10%), i cili propozohet që të jetë në tri shkallë.

Sipas paketës fiskale, që po diskutohet aktualisht nga grupi i punës, më i përfituari del biznesi i vogël, me xhiro nga 2 deri në 8 milionë lekë, i cili do të ketë një normë tatim-fitimi prej 7.5%. Biznesi i vogël me xhiro nga zero deri në 2 milionë lekë do të ketë një taksë fikse vjetore.

Për biznesin e madh, rritja e tatimit fitimit do të jetë nga 10 në 15%, në linjë me tatimin progresiv të individëve.

Financat po shqyrtojnë edhe variantin që kompanitë koncesionare të kenë një normë fitimi prej 20% (me përjashtim të kompanive hidrokarbure të cilat tatim fitimin e kanë 50%) ndonëse një lëvizje e tillë pritet të hasë kundërshtime nga Bashkimi Evropian, pasi diskriminon investitorët e huaj.

 

 

 

 

 

NDRYSHIMET NË TAKSA E TATIME TË PARASHIKUARA NGA QEVERIA “RAMA”

 

 

Paga referencë maksimale për efekt sigurimi shëndetësor

 

 

Sipas vendimit nr. 581 të Këshillit të Ministrave, datë 17.7.2013

 

95.130 lekë

 

Sipas paketës fiskale, ende në diskutim

 

Pa limit

 

 

Tarifa e kontributit për sigurime shëndetësore sipas ligjit nr. 7870 (nuk ndryshon)

 

Nga ndërmarrja        1.7% e pagës

 

Nga i punësuari       1.7% e pagës

 

Total                           3.4% e pagës

 

 

SHEMBUJ TE LLOGARITJES SË KONTRIBUTIT SHËNDETËSOR

 

Paga                                       Ishte                            Bëhet                                                                         

30.000 lekë               1.020 lekë                  1.020 lekë

 

50.000 lekë               1.700 lekë                  1.700 lekë

 

95.130 lekë               3.234 lekë                  3.234 lekë

 

100.000 lekë             3.234 lekë                  3.400 lekë

 

150.000 lekë             3.234 lekë                  5.100 lekë

 

200.000 lekë             3.234 lekë                  6.800 lekë

 

300.000 lekë             3.234 lekë                  10.200 lekë

 

500.000 lekë             3.234 lekë                  17.000 lekë

 

 

 

 

 

 

Tatimi mbi fitimin

 

Për subjektet me xhiro nga 8 milionë lekë e më shumë në vit

 

Ishte               Bëhet

 

10%                15%

 

Për subjektet me xhiro nga 2 deri në 8 milionë lekë në vit

 

10%                7.5%

 

Niveli i tatim-fitimit në disa vende të rajonit

 

Shteti  Tatim-fitimi

 

Shqipëri         10%

Bullgari          10%

Kroaci             20%

Maqedoni      10%

Mal i Zi           9%

Rumani          16%

Serbi               15%

 

 

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar

 

Rikthim në regjimin e TVSH-së

 

  • Rivendoset TVSH mbi reklamat në masën 10%
  • Rivendoset TVSH mbi librin e shtypshkrimet në masën 10%
  • Rivendoset TVSH në arsim në masën 20% në tetor 2014 ose 2015
  • Rivendoset TVSH për kompanitë hidrokarbure në masën 20%

 

Ulje e nivelit të TVSH-së

 

  • Ulet TVSH për hotelet në nivelin 10%

 

Heqje e TVSH-së

 

  • TVSH në nivel zero për ilaçet nga 1 prilli 2014
  • TVSH në nivel zero për njësitë akomoduese johoteliere

 

Nivele të diskutueshme të TVSH-së

 

  • Lëndët e para bujqësore: Subvencion për fermerët ose nivel zero
  • Produktet e “shportës”: Subvencion për konsumatorët ose nivel zero

 

 

Akcizat

 

  • Cigare: nga 70 në 90 lekë për kilogram
  • Verë e pije alkoolike: Rritje 30%
  • Kafe e pjekur: nga 60 në 120 lekë për kilogram
  • Birra: Vetëm kompanitë që prodhojnë më shumë se 200.000 hektolitra në vit

 

Tatim-fitimi

 

  • Xhiro deri në 2 milionë lekë në vit                                    taksë fikse
  • Xhiro nga 2 deri në 8 milionë lekë në vit             7.5%
  • Biznesi i madh                                                         10-15%
  • Koncesionarët                                                          20%
  • Nafta e gazi                                                               50%

 

Taksa mbi ndërtesat

 

  • Dyfishohet taksa për ndërtesë me qëllim biznesi
  • Dyfishohet taksa për shtëpinë e dytë të të njëjtit pronar

 

Renta minerare

 

  • Rritje 15% për mineralet dhe naftën

 

Taksa e qarkullimit të automjeteve

 

  • Varianti i parë: nga 7 lekë për litër për naftën e benzinën, në 12 lekë për naftën dhe 11 lekë për benzinën
  • Varianti i dytë: 14 lekë për naftën dhe 14 lekë për benzinën

 

Transaksionet me banka

 

  • Niveli më i ulët i njohur si i zbritshëm kalon nga 300 mijë, në 150 mijë lekë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency