Më shumë qytetare në politikë përmes internetit

0
179

Pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e qytetarëve në vendimet politike bëhet edhe më e mundshme përmes internetit.

 

2 dhjetor interneti fbSalla është e mbushur plot. Pjesëmarrësit shohin me kuriozitet në ekranin e madh, ku po shpjegohet se si mediat digjitale mund t’i bashkojnë qytetarët dhe politikanët. “Në qoftë se njerëzit nuk mund të merrnin më pjesë drejtpërdrejt në proceset e vendimmarrjes politike, atëherë ata nuk kanë më asnjë interes për politikën,” thotë Jens Seipenbusch.

Ai është bashkëthemelues i Partisë Pirate gjermane dhe është një nga folësit e ftuar në Forumin Botëror për Demokraci në Strasburg. Tema e këtij viti demokracia në epokën digjitale. Për tri ditë përfaqësues ndërkombëtarë nga politika, shkenca dhe biznesi po diskutojnë se si mund të reduktohet ngopja në rritje e popullsisë me politikën që vihet re në mbarë botën. “Liquid Democracy” quhet zgjidhja, pra demokracia e lëngshme.

Seipenbusch mendon se pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e qytetarëve në vendimet politike bëhet edhe më e mundshme përmes internetit. Interneti duhet të bëhet më i hapur dhe transparent dhe një vend ku qytetarët t’i gjejnë informacionet në çdo kohë që u duhet. E drejta për t’u informuar është kusht për një demokraci funksionuese dhe të gjallë mendon Seipenbusch.

 

“Demokracia 2.0”

Përvojë me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve ka kryetari i bashkisë së Lisbonës, Antonio Costa. Të gjithë qytetarët e kryeqytetit portugez kanë që nga viti 2008 mundësi që të bëjnë përmes internetit sugjerime për projekte lokale që do të zhvillohen në qytet. Ata gjithashtu mund të votojnë për përdorimin praktik të buxhetit. “Në Lisbonë kemi rezervuar një pjesë të madhe të parave për këtë qëllim. Këtë vit në marrjen e vendimeve ishin të përfshirë më shumë se 35 000 persona. Qytetari është i kënaqur në qoftë se ka mundësi zgjedhjeje. Çdo vit ne kemi më shumë pjesëmarrës dhe më shumë projekte të ndryshme.” Costa tregon se ky komunikim transparent dhe i hapur u vjen në ndihmë qytetarëve dhe se meqë qytetarët mund të informohet direkt nuk ka aq shumë nevojë për përhapjen e informacioneve përmes mediave.

 

Problem me votimet e hapura

Yannick Harel, profesor në Shkollën e Lartë Ekonomike ISEG në Paris sheh në të tilla votime të hapura dhe të drejtpërdrejta një problem: Disa mund të dëgjohen më shumë se të tjerët. Kështu sistemi është i hapur për manipulime politike dhe populizëm. Në këtë fushë mungojnë krejtësisht mekanizmat e mbrojtjes dhe a mund të ketë në një votim transparent edhe anonimitet?

Jens Seipenbusch sheh vështirësi të tjera: qytetarët normale zakonisht nuk kanë njohuri të mjaftueshme teknike dhe ekspertizë në të gjitha fushat e politikave, por vetëm në mënyrë sporadike për ato që u interesojnë personalisht. Prandaj është shumë e rëndësishme që përmbajtje komplekse të thjeshtohen dhe të përshkruhen në mënyrë të tillë që vendimet të mund të merren me kohë prej popullsisë.

Ögmundur Jonasson, anëtar i Parlamentit të Islandës, mendon se “Liquid Democracy” është një metodë nga e cila mund të mësojnë partitë ekzistuese. “Partitë politike do të duhet të jenë më të hapura, meqenëse vendimet e rëndësishme do të merren me plebishit apo referendum.” Demokracia transparente do ta nxiste më tepër demokracinë. Por shumë çështje janë ende të hapura dhe “Liquid Democracy” gjendet në fazën eksperimentale dhe qytetarët mund të shprehen në platforma të ndryshme on-line.

 

Teknologjia e lartë kryeson listën e dhuratave para Krishtlindjeve

Më shumë se gjysma e gjermanëve duan produkte elektronike si dhuratë për krishtlindje. Në këtë përfundim arrim një sondazh i Bitkom. 49 milionë vetë dëshirojnë njërin nga produktet elektronike të kërkuara të kohës. Shumë lart në listë qëndrojnë Tablets-kompjuterat me ekran të sheshtë, të ndjekur nga smartfonët, e televizorët po me ekran të sheshtë, reader për librat elektronikë, dhe sisteme lojërash elektronike- Kjo është renditja e pesë produkteve më të kërkuara elektronike. Ndër produktet e tjera të preferuara renditen edhe kamerat digjitale, DVD-t, e sistemet e navigimit. Krahasuar me një vit më parë ka shumë pak ndryshime në listën e preferencave. Timm Hoffmann, ekspert i Bitkomit për produktet elektronike sqaron: “Nëse gjatë vitit 2012 ishin celularët dhe smartfonët këtë vit është “Tablet” produkti më i kërkuar. Por shifrat ndryshojnë shumë pak. Jo më kot këta lloj kompjuterash zënë këtë vit vendin e parë.”

 

Çmimi luan rol në blerjen e produkteve elektronike

Pesë produktet elektronike më të preferuara në Gjermani për Krishtlindjet 2013. Pesë produktet elektronike më të preferuara në Gjermani për Krishtlindjet 2013.

Edhe Volker Zotta redaktor i revistës informatike “c’t” i sheh këta lloj kompjuterash si më të preferuarit. Pasi për vite më radhë kompjuterat me ekran të madh të sheshtë zinin vendin e parë, tani po preferohen ekranet më të vegjël. Produket e Google-it si NExus 7 dhe madhësia e iPad të Apple janë të preferuara.” Ndërsa tek tema e smartfonëve si dhurata krishtlindjesh Zota është më i rezervuar. Smartfonët pa kontratë të tipit të fundit janë ose shumë të shtrenjtë, me çmime nga 500 euro e më lart, ose lidh një kontratë, gjë që sjell kosto të tjera të mëvonshme. Kështu më të rinjve iu dhurohen produkte më të leverdisshme, që nuk kanë ndonjë teknologji shumë të lartë, por kanë çmimin e duhur. “Parimisht duhet thënë se kompjuterat Tablet – ata me ekran të sheshtë tani janë shumë më interesantë për konsumatorët. Smartfonët blihen më shumë kur dalin modelet e reja në treg, apo kur mbaron një kontratë. Pra ka arsye nga më të ndryshmet sepse një smartfonë mund të blihet në një moment tjetër, ndërsa një “Tablet” pikërisht tani.”

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency