Shkrimtarja Flutura Açka kundër portretit të Enverit, debat i ashpër në “Facebook”

0
255

edi rama dhe enveri te varrezat e deshmoreve Shkrimtarja Flutura Açka reagon kundër portretit të Enver Hoxhës ditën e ceremonisë së 29 nëntorit në varrezat e dëshmorëve, ku shfaqet pas krahëve të liderëve të politikës së majtë në ditën e homazhit. Pas fjalës së shkrimtares një sërë reagimesh e debatesh të ashpra nga qindra qytetarë dhe njerëz të njohur për këtë shfaqje të diktatorit, ku në të shumtën tonet janë denoncuese. Më poshtë po botojmë të plotë forumin në rrjetin social të shkrimtares, në facebook

 

 

Mirë se erdhe, Enver djali/se neve na mori malli… !!!

 

 

Flutura Açka

Kështu thoshte një këngë e kënduar dikur nëpër të gjithë altoparlantët e mundshëm në fëmijërinë tonë. Kujtuam se e kishim harruar qysh prej kapërcyellit historik të 1990-tës. Njëzet e pesë vite më pas, fantoma e tij u shfaq sërish për ironinë tonë, duke na fyer deri në qeliza, e duke na shkaktuar një alarm se historia s’qenka bërë mësim, sepse në gjithë këto vite demokraci:

– nuk dënuam askënd për genocidin komunist

– nuk ruajtëm një burg që t’ua kujtojmë fëmijëve tanë atë kohë

– Nuk ruajtën asnjë parcelë me bunkerë si shembull i izolimit tonë

– nuk ndërtiuam një muze diktature, edhe pse i kemi materialet pafund

– nuk e kthyem vilën e Enverit në ish-vila e diktatorit (sicc ndodhi me Çausheskun)

– nuk e bëmë kurrë një guidë turistike me tunelet e nëndheshme të Tiranës që t’i tregojmë botës se kush na ka drejtuar

– nuk kemi turp që nuk i kemi bërë të gjitha këto…

dhe sepse:

– ia kemi dhënë të gjitha shanset të mos kërkojnë ndjesë vrasësve

– e varrosëm me lavdi dhe protokoll shtetëror, Ramiz Alinë, njeriun që vrau qindra djem tek kalonin kufirin drejt lirisë

– do ta përcjellim me pekule dhe kurora të venë e diktatorit, tek na ironizon duke thënë: Më shumë shqiptarë janë vrarë nga aksidentet në rrugë në demokracinë tuaj, se ç’ka vrarë Enveri nëpër burgje…

– i lejojmë këto portrete të Enverit të dalin në mes të ditës në mes të Tiranës

 

 

***

Ermira Qosja shumica e atyre qe bene politike ne keto 23 vjet nuk e deshen kete gje. Harrojne qe historia nuk fshihet dhe nuk tretet. askush Flutra nuk e mori kete nisme nga ata qe mbeten ne pushtet, askush. Nuk e moren as ata qe pretendonin se vinin nga ato shtresa. ne heshtje e bene Uran Butka, Leka Toto…po ato sot nuk jane gjekundi.

 

Francesk Dedaj Ke te plotesisht te drejt znj.ACKA por ky popull(nuk e di a asht pupoll apo turme kafshesh) kaq meriton ose kaq meriotjme me sakt.Duhej te benim ate qe bani Rumanin se ndryshe nuk shpetojme nga komunizim apo budadhenjet sic mund ti quajme me sakt por tani eshte eveshtire se kan arre pushtetin ekonomik.politik dhe ushtark .Na hodhen bukur me kelyshin e tyra Sali Berishen ne si idiota i shkuam mbrapa dhe i mbrojti aq bukur pa e kuptuar deri sa ja arriti qellimit qe i keshte caktuar Ramiz MUT Alia me ish sigurimin e shtetit.

 

Marsel Omeri …kam pershtypjen qe fotoja ne duart e njerzve, ka marre vec imazhin e nje bashkeluftetari partizan, se sa diktatorin bashke me bla bla bla-t !

 

 

Tafil Morina cdo dit e me teper do dalin kto portrete te Enverit neper gjith trojet shqiptare dhe ne nje te ardhme do e kuptojn te gjith se pas skenderbeut radhitet Enveri si figura me e qmuar e kombit shqiptar , e tani per tani ju qe tmerroheni nga figurat me eminente te kombit, tmerrimi juaj do ju sjell vdekjen prej te gjymteve te trishtuar nga kombtarizmi. per fund ishalla plasni se “fantomi” do ju ndjek pas deri ne vdekjen tuaj te turpshme.

 

 

Skender Braka Me gjithe respektin qe kam per penen e mikeshe sime Flutura i beje pyetjen vetes dhe them nene ze : si ka mundesi qe nje poete, nje shkrimtare qe pretendon te futet ne panteonin e letrave shqipe te bjer ne nje nivel te tille gjykimi …Asnje shkrimtari, asnje poeti ne bot nuk i lejohet te nderhy ne politikeberje…Le te marrim shembullin e Kadares.. ai mbeti dhe do te mbes i madh, sepse nuk u perzje me politiken…I mire apo i keq, diktator apo tribunal, luvgat, djall apo engjell, figuren e tij le reni ta gjykoj historia dhe ajo ta denoj… Perderisa kemi pranuar te respektojm te gjitha bindjet askush nuk na i jep te drejten te privojm Partine Komuniste. edhe pse kam njemije e nje arsye te mos e dua qenesin e saj,por jam i detyruar ta rrespektoj… ashtu sic e respektuan dhe e futen e kualicionin e tyre te djathuet kur u duhej te merrnin Bashkine e tiranes….A e dinte Flutura se Milloshi ishte me i perbetuari i Enverit, ai qe donte te vendoste ne mes te sheshit te shkolles se bashkuar bustin e Enverit? a e dinte Flutura dhe te djathte te tjere se ishte ai Hysni qe kur ne dilnim rrugeve te durresit dhe kerkonim rrezimin e diktatures, grumbullonte Partizanet e Enverit nga Skrapari dhe Dibra?.. besoj se nuk i ka harruar…. pra duam apo nuk duam.. veteranet duhen respektuar… ashtu siç i respektoi edhe presidenti qe ishte pardje te varrezat e deshmoreve tok me ta….

 

Francesk Dedaj skender braka e ke gabim se Kadareja ka fol gjithmon per krimet e komunizmit por ai tregu i mencur sei njihte mire sigurimsat e nuk pranoi poste ne poltike se po te pranonte berisha do heqeshin qafe dhe Flutures dhe te gjith ne na takon tu regjme te rinjeve se cfare kafshesh ishin ata dhe femijet e tyre vazhdojne te jen

 

Flutura Açka I dashur Skënder, kjo që po thua miku im nuk bën sens fare. Qendrimi im nuk është qëndrim politik, as kam lidhje me parti të ndonjë sëre në Shqipëri. Të bësh sikur s’ka ndodhur asgjë në ato 50 vjet, dhe madje t’i lëvdosh siç po ndodh me disa, nuk më duket normale. Duhen respektuar të gjitha bindjet, por më parë do kërkuar ndjesa, madje një ndjesë e thellë. Akoma njerëzit nuk i ka gjetur eshtrat e te vrarëve, Skënder! Nuk ka liri, por nuk dënove më parë shkelësit e lirisë!

 

Flutura Açka Të nderuar miq, do t’ju lutesha, kush déshiron të lëvdojë Enverin, mund të përdorë faqen e tij dhe jo té bëjë hartime këtu. Nuk e vura për ndonjë debat mbi Enverin, sepse ai debat është fare i qartë pér të gjithë, besoj!

 

 

Maks Rakipaj historia patjeter qe do te shkruaje per enver hoxhen si diktatori me gjakatar i lindjes komuniste,qe izoloi vendin dhe shqiptaret nga gjithe bota,qe vrau gjithe bashkepuntoret e tij,nuk kurseu nga plumbi as kunatin e tij,do kujtohet si njeriu qe krijoi PKSH nen diktimin e serbeve,do te kujtohet si nje paranojak qe ishte ne gjendje te shpartallonte Naton dhe Traktatin e Ëarshaves se bashku,do te kujtohet si pjella me e ndyre e ketij kombi.Turp te kene te githe ata qe i dalin ne mbrojte ketij perbindeshi….dhe se fundi i ftoj te largohen nga grupi i miqve te mij ne fb ata qe mendojne te kunderten.Bravo Flutura Açka !

 

Detjon Korabi Demokracia eshte respektim i ndjenjave te njeri tjetrit. Mos beni politike po ja lini kohes dhe historit te beje seleksioninin, se veshtire te fshihet lufta kunder fashizmit dhe 60 vite zhvillim me vlera te pa kontestueshme ne shume fusha te jetes.

 

 

Rifat Kullolli Flutura Açka,deri sa shtatorja e Ahmet Zogut ngrihet gjithe marrezi ne mes te Tiranes,pse po trembeni kaq shume nga nje karton me foton e Enverit…?Histeria neper shkrime te kesaj natyre nga ju apo edhe nga bashkpuntoret te zogollve dhe fashisteve,jo qe s’ja ulin vlerat atij burri,por vecse e bejne Enverin figuren me te dashur tek shumica e shqiptarve.Keshtu si u montua demokracia ne kete vend,me mire te mos kish shkelur kurre ne kete toke.23 vjet vjedhje me ‘ligj’ te pasurise time,te aferme te mij,dhe e te gjithe shqiptarve ,pasuri e akumuluar gjate nje jete te tere,dhe rrembimi i saj nga asamblet e babezitura partiake me ngjyra,me sinqeritet ja vlen ta ngrejn ate foto kudo ne rruget e Shqiperise.Ja pra pse nuk u denua diktatura,mbasi hijen e saj Sali Berisha,Fatos Nano e kompani,e vune ne themel te ideologjise e strategjise se tyre per te vjedhur cdo qelize shqiptare….

 

Kristaq Piti Te lumt flutura.Nuk qendruam fort pa jemi ketu ne prag rreziku per te rilindur nga pinjollet e tij e njejta ideollogji ,ajo e luftes pas mukjes.Nuk u be asgje sepse ata e lane ne duaret e pasueseve te ideve te tyre.Brezave u duhet dhene dhe lene gjra konkrete nga krimet e genocidit komunist,ndryshe ata ne te ardhmen nuk do te besojne se cfare ka ndodhur ne ate kohe.

 

 

Skender Braka Kemi 20 vjete qe e bejme kete pyetje? perse nuk u be nje Nurenberg edhe ne shqiperi? apo i qendruan besnik Katovices?….Edhe une dua te di perse nuk mu dha as edhe nje gram nga çka më takonte si i perndjekur…Fundja te shkoj e te prehem i qete sepse edhe sot e kesaj dite nuk e di arsyen perse im at vdiq 29 vjeç, pa imbushur vitin si ishte kthyer nga Leningradi…Cfare i bënë dhe pse nuk ia rrefyen nenes sime dhe te vellait te tij te madh raportin mjeko ligjor?…..Futura une mendoj se duhet te dalim pak nga vetvetja dhe te behemi pjese e se teres…te medojm per te gjithe dhe te kemi respekt per te gjithe….Nese duam te ecim perpara duke mbajtur gjithnje koken mbrapa,mendoj se nuk kemi per te bere asnje hap,por veçse kemi per tu marre me vetveten dhe kem per te ngrene vetveten…

 

Rifat Kullolli Flutura Açka shkruan… Qendrimi im nuk është qëndrim politik, as kam lidhje me parti të ndonjë sëre në Shqipëri. Të bësh sikur s’ka ndodhur asgjë në ato 50 vjet, dhe madje t’i lëvdosh siç po ndodh me disa, nuk më duket normale.- Rifat Kullolli…Por edhe temos ballafaqosh realitetin ne keto 23 vjet me ato te 50 vjeteve,edhe kjo nuk te ben nder dhe nuk ti rrit vlerat Flutura…

 

Flutura Açka Z. Kullolli, ju nuk do ta kishit bërë këtë koment, por të më kishit lexuar, jua them me dashamirësi  Nëse gjeni kohë, ju lutem, lexonin “Kukullat nuk kanë Atdhe”, të kuptoni se ç’mendoj uné për politikën e tranzicionit. Atëherë do të më jepni të drejtë. Ju faleminderit!

 

Theodhoraq Ciko E dashur zonje! Mos mer mundimin te na kthesh pergjigje.Populli eshte i çuditshem. Viti 1988 dhe lindja bashke me komunizmin e famshem e kishte mare tatepjeten.Baballaret e ketyre varen ne litar nje poet, qe per mua eshte rasti i rralle ne histori pasi nuk ishte as aksident as dhe nje njeri dosido por njeriu i fjales se shenjte, nje firme dhe stoli i hiqet. Nuk ndryshon kollaj bindjen njeriu. Si ju zonje duhen me mijra qe barikada te jete efikase, te lumte dora dhe mendja e kthjellet. Urragani i demokracise nuk do te ndalet.

 

Rifat Kullolli Edhe sikur ta kishja lexuar KUKULLAT NUK KANE ATDHE(megjithse thelbin dhe iden e kam mesuar nga ju ne nje emision TV),me shkrimin e sotem i keni vene nje pikpyetje emrit tend.Me ndjeni per sa shkruaj….

 

 

Bislim Ahmetaj drejt bashkimit sovjetik me rilindjen

 

Brikena Smajli Një mendje me ty Flutura Açka…

 

Skender Braka Ti thodhori mbase ke nostalgji per Sali Protopapen, ndersa une ndjej dhimbje edhe per ata 28 bij dhe bija nenash qe te radhitur perkrah aleateve dhane jeten pet ta bere te bukur ty dhe mua kete dite…

 

Drita Ademi Une nuk jam nga Shqiperia, por me duket se opinionet e disave jan sulme drejtuar Flutures, e cila me te drejt shkruan per shqetesimet e veta. Nuk eshte politike, te flasesh per nje gjendje kaotike, (se pakut mua me duket keshtu nga larg).populli do sqarime.

 

Skender Braka Askush nuk eshte drejtuar kunder Flutures… madje per kete zonje kemi respekt te veçante… se mbi te gjitha ajo eshte edhe nje krijuese e talentuar prej te ciles te gjithe duhet te marrim shembull….

 

Drita Ademi po z. Rifat me çfare e ka vu ne pikepyetje Flutura emrin e vet, vetem se guxoi ta shpreh opinionin e vet, shqetesimin e vet?

 

Mynyr Bajraktari Nje komb pa kujtese,eshte i destinuar te shkaterrohet.

 

Theodhoraq Ciko I nderuar Skender! Jeni konfuz dhe keqkuptoni realetetet, Sali P dhe S. B si dhe edvinin une nuk i glorifikoj kurre unejam gjithmone per te miren dhe lirine qe ne nje fare menyre keta tipa na i mohojne.Te duket e udhes festimi i dydatave clirimi.Une jam kunder brutalitetit dhearogances se politikaneve

 

Drita Ademi Me respektin me te madh qe kam per popullin shqiptar kudo qe eshte, me duhet ta them se ende mungon vetdija qytetare , qe populli ta marri vet pergjegjesine per vete. Po sikur te ndodhte nje gje e tille tek populli zviceran, kishte me qen egjeja me qesharake emundeshme.

 

Zyba Hysa Deri tani e kemi pasur kryeminister, sot dalin posterat qe te mos e harrojme…

 

Drita Ademi Nje anomali qe mbreteron kudo eshte se populli eshte aq i manipuluar nder shekuj, se nuk di as vet se si te dal nga dhimbja e vet, si te çlirohet. Po , pse duhet te heshtet, pse. A e dini ju qe qytetari zviceran per pesedhjet franga me ka pag eshte ne gjendje te rrotulloj gjithe mediat, gjyqet, etj

 

Anxhela Cikopano Realiteti do kish qene ndryshe sikur ne nderrim te sistemeve zonjen Makbeth dhe larot e saj t’i denonim sic duhej, sikur prona t’i kish shkuar te Zotit ashtu sic i takonte, te persekutuarit te rifitonin nderin e zhvatur dhe sikur te mos kishim per shume vjet kelyshet e kelyshet e mbi koke. I dinte mire Raimizi keto kur e zbuti kalimin e pushtetit dhe vendosi mbi koke ata qe vendosi (po te shikoni edhe nje here takimin e tij me studentet e dhjetorit e kuptoni qe ai e di mire se c’karte po luan, ndaj atyre qe nuk i kane lexuar librat qe ai kish pasur lirine t’i lexonte apo qe nuk i degjonin lajmet boterore ashtu sic i degjonte ai para se t’i dergonte ne censure). Te njejten gje mendoja edhe une si Rakipi kur shikoja rudimentet komuniste qe festonin me Coca-Cola, Fanta dhe banane, me ato banane qe futeshin fshehurazi nga Albaniat, qe sikur te kish qene gjalle Antishqiptari as ne mendje nuk do t’i conin, po pa folur nuk rri dot. I falen atehere pa bejne si duan larot tani (ata duheshin denuar aq keq sa kush te donte t’i adhuronte duhet ta bente tani fshehurazi, ashtu sic bene vezet e kuqe per 40 vjet gjyshet tona), nuk e kthejme dot me mbrapsht koklavitjen qe ngaterroi Enveri dhe qe e mpleksen edhe me keq ithtaret e tij (nga te dyja palet politike) plot 23 vjet (se po te kishin qene ndryshe e kishin reformuar me rrenje, coc jemi ne 3 milion behemi e s’behemi), mirepo as me goje mbyllur nuk rrime dot kur shohim foton e Enverit si foto heroi. Fol o Flutura Açka se nuk po ngelet injorant pa dale para kamerave ose neper podiume!

 

Mynyr Bajraktari Fajin e ka Neritan Ceka,ne krye te turmes ate dite duhej te ishte dikush qe komunizmi i kishte shfaros krejt familjen dhe farefisin.

 

Anxhela Cikopano Po edhe nder studente o Mynyr nuk kish nga ata u kishin shojtur fisin e nxire jeten se ata nuk i linte Enveri te benin shkolle te larte, ishin armiq te popullit, o ne internim, o ne furrnalta…

 

Rifat Kullolli Drita Ademi shkruan-z. Rifat me çfare e ka vu ne pikepyetje Flutura emrin e vet, vetem se guxoi ta shpreh opinionin e vet, shqetesimin e vet?…..Rifat Kullolli-per pyetjen qe me beje po te pergjigjen…Sepse Zonja Flutura Açka,direkt apo indirekt e thellon me shume te tmerrshmen LUFTE KLASASH.Ata qe kane ngritur ate foto,kane nje ideal,sic e ke ti,sic e kam une,apo edhe Flutura.Kemi 23 vjet demoktaci dhe po te them Drita Ademi,se nuk paske kuptuar asgje nga ky sistem….

 

Filip Meksi Sec pati nje Lezet shume te Madh Cermonija e Sivjetesheme ne Vorrezat e Deshmoreve me 29 Nendor 2013,ku Udheheqija,Vetranet,Femijet dhe Populli mbare,peruleshin ne kujtim te te Reneve dhe ne Prezence te Heroit Kombetar Enver Hoxha,dhe ajo qe e zbukuroje dhe me shume,ishte mos qenija e Opozites e cila vazhdon te Kerkoje Ushtarin e fundit Gjerman ne Shkoder….

 

Anxhela Cikopano Po kush tha qe lufta e klasave nuk ekziston ne kapitalizem? Eshte e pashprehur ne demagogji, por edhe me e forte, ashtu nen rrogoz punon me mjete te tjera

 

Jakup Gjoca Nese kjo demokraci erdhi vetem, qe te shajme Enverin, dhe ti ngrejme monument ne Tirane dhe ne Histori Ahmet Zogut dhe ballisteve, me mire te mos kishte ardhur kurre, sepse asnje popull, ne asnje demokraci nuk reabiliton tradhetaret, ata qe shiten troje nga Atdheu, dhe ata qe vrane popullin, ne bashkepunim me fashistet dhe nazistet. Kush kundershton, le te sjelle qofte edhe nje shembull!

 

Drita Ademi Une kam probleme serioze me sistemet z. Rifat, mua me intereson miqreqenja e popullit, dhe gjithe ate qe e ka shkruar Flutura , simbas mendimit tim ka te beje pikerisht me kete, me dinjetetin e popullit, mireqenjen. Natyrisht se nuk eshte aspak e lakmueshme qe ne nje feste te tille te dal ne balle E.H. kur dihet se jo vetem ju qe e keni denuar si diktator, por e gjithe bota e ka denuar.

 

Mynyr Bajraktari 5000 kosovare u vrane nga serbet ne Tivar me aprovimin e Enver komandantit.

 

Gjoke Beci E DASHUR MIKE E FJALES SE DREJTE E TE SINQERTE ! JU PERFUNDONI SHRIMIN TUAJ BRILANT : ” i lejojmë këto portrete të Enverit të dalin në mes të ditës në mes të Tiranës ” . UNE , BESOJ ESHTE TEPER PAK TE THEM : QOFTE MALLKUAR KJO DITE E ZEZE SI AJO NATE !

Emil Vola PERSONALISHT NDJEJ DHIMBJE QE AKOMA KOMENTOHET FIGURA E DIKTATORIT ME TE URRYER ATE QE NE VITIN 199O E QUAJTEM SHQIP,ME FALNI PER SHPREHJEN E RREXUAM QELBERIREN DHE MENDOJ SE TE GJITHE ATO QE KERKOJNE TA REABILITOJNE DO TI QUAJA PA FRIKE PO ME KETE EMER,FALEMINDERIT ATYRE QE ME SHEMBELLIN E TYRE KANA QENE GJITHMONE PERBALLE KETYRE BOJAXHINJEVE TE PA SHPIRT,TE FALEMINDERIT EDHE TY ZNJ,FLUTURA QE ME FJALEN TUAJ BRILANTE I BENI AUTOPSINE KESAJ MOSTRE TE HISTORISE SE POPULLIT TONE,RESPEKTE NGA NJE NJERI QE DITEN ME TE LUMTUR TE JETES SIME E KAM PERJETUAR ATE DITE KUR DEGJOVA NGA 1OO METRA GJEMIMIN E RREXIMIT TE ATIJ QE ME BJEN NDOT TJA THEM EMERIN…..

 

Ylli Paja TURP!!!

 

Muhamed Bektashi zonja Açka , nuk e kuptoj pse merni guximin dhe dèshironi tè ia ndaloni njerèzve qè ta duan Enverin dhe tè mbajnè nè duar fotografinè e tij kurse nè anèn tjetèr thirreni nè vlerat e demokracisè dhe pluralizmit tè mendimit Se cila ishte figura e Enverit gjatè qeverisjes sè tij do tè flasè historia Mos harroni se Napoleon Bonaparta ishte dikatori mè i egèr i tè gjitha kohèrave por Franca e respekton si heroin e vetè kombètar Mos harro se Ali Pashè Tepelena ishte njè diktator i tmerrrshèm pèr vegjèlinè por ja qè nè Tiranè e ka pèrmendoren Mos harro se Ahmet Zogu shiti troje shqiptare dhe po rrespektohet si mbret i shqiptarève etj etj Enver Hoxha ishte komandant i ushtrisè nacional çlirimtare dhe 40 vite udhèhoqi Shqipèrinè ! Plotèsisht èshtè e qartè se bèri shumè gabime gjatè udhèheqjes por ka dhe shumè merita !

 

Ylli Paja Nuk eshte liri te promovosh kriminele si Hoxha.Nese ju mungon informoacioni ne Gjermani eshte e ndalur figura e Hitlerit…car lesh lirie po flisni…

 

Ali Daci Para kombit a para zotit qofte i turperuar Edi Rama ,trashegimtar i denj i komunizmit .

 

Fejzi Visha Tani jemi ne pluralizem e demokraci dhe s’kemi pse te shqetesohemi nga askush,sejcili ka te drejtat e tij,populli voton dhe cdo qeveri qe del nga zgjedhjet duhet te respektohet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency