Fotoja e Hoxhës për 29 nëntor PD, Ramës: Po sjell zemërim mbarëqytetar, tërhiqu para se të jetë vonë

0
98

Gëzim Saliu

“Në faqen e zyrtare të Edi Ramës në Facebook, bie në sy fotoja e Enver Hoxhës, kryeministri vazhdon ta ruajë me një kokëfortësi që provokimin po e kthen në një zemërim publik”

 

ne nderimet per 29 nentorPartia Demokratike kërkon nga kryeministri i vendit Edi Rama që të distancohet nga ngjarja e  ndodhur në ditën e 29 nëntorit në Varrezat e Dëshmorëve, ku u shfaq fotoja e ish-diktatorit Enver Hoxha.  Nëpërmjet zëdhënëses së selisë blu Laura Vorpsi, PD-ja përsëritur kërkesën që kreu i qeverisë t’i kërkojë falje popullit shqiptar pasi sipas të djathtëve mos reagimi i Ramës po sjell zemërim mbarëqytetar. “Ky akt i Edi Ramës nuk do të kalojë pa kosto për fat të keq, dhe provokimi i tij po sjell një zemërim mbarëqytetar. Dhe ky është një zhvillim i panevojshëm për vendin tonë, për prioritetet që qeveria dhe politika duhet të ketë. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për hallet dhe shqetësimet e qytetarëve, dhe jo një qeveri që luan me dhimbjen e një kombi që ka kaluar ditët e urisë, të dhunës, të ndalimit të fesë, të asgjësimit të çdo lloj lirie nga Enver Hoxha për 50 vjet. Është ora që Edi Rama të tërhiqet një herë e më parë, përpara se të jetë vonë. Përpara se populli ti jap fund lojërave të tij”.

Reagimi

Sipas partisë Demokratike, edhe pse kanë kaluar 48 orë nga koha kur në nderimet e dëshmorëve të kombit, një grup përfaqësues i komunistëve shfaqi foton e Enver Hoxhës, nuk ka ende asnjë reagim apo distancim të kryeministrit Rama.  “Shfaqja e fotos së Enver Hoxhës në aktivitetin zyrtar të Ramës dhe Metës, ishte një provokim i turpshëm dhe një lëndim i ndjenjave dhe kujtimeve më të dhimbshme të kombit. Opinioni publik dhe Partia Demokratike i kërkuan dje Kryeministrit të tërhiqet, të kërkojë falje. Pavarësisht këtyre kërkesave, nuk ka asnjë reagim nga Edi Rama. Edhe tani që flasim, mund të shihni se në faqen e zyrtare të Edi Ramës në Facebook, bie në sy fotoja e Enver Hoxhës mbi kokën e tij dhe këtë shfaqje kryeministri vazhdon ta ruajë me një kokëfortësi që provokimin po e kthen në një zemërim publik”, tha zëdhënësja e PD-së, duke shtuar se,: “Duhet t’i kujtojmë z. Rama se shoqëria jonë, se Shqipëria është ndarë me dhimbje me sakrificë e me gjak nga kapitulli i saj më i errët historik, dhe rilindja që i bën ai Enver Hoxhës është një lëvizje po aq negative sa diktatura 50 vjeçare”. Në ditën e Çlirimit në nderimin e  heronjve dhe dëshmorëve të atdheut nga ana e të majtëve, nuk ka munguar edhe shpalosja e portretit të ish diktatorit, Enver Hoxha.  Në kohën kur krerët e shtetit kryenin homazhe në nderim të të rënëve për çlirimin e Shqipërisë, disa veteranë përfaqësues të Partisë Komuniste nderuan ish-diktatorin Enver Hoxha. Ata kishin ngritur në sheshin përpara memorialit “Nënë Shqipëri” një stendë me fotogaleri nga aktiviteti i Hoxhës në Partinë Komuniste Shqiptare. Këta të moshuar kishin përgatitur dhe një foto të madhe gati 2 metra të lartë të ish-diktatorit në kohën e komunizmit, bashkë më një tjetër stendë ku ishte logoja e PKSH. Fotoja e Hoxhës u vu re edhe në fotot e hedhura në rrjetin social “facebook” nga kryeministri për homazhet në Varrezat e Dëshmorëve, gjë që ka sjellë reagime të shumta. Ndjekësit e Ramës kanë komentuar në forma të ndryshme foton e ish-diktatorit Hoxha, e shpalosur gjatë homazheve tek monumenti “Nënë Shqipëri”.

 

 

Berisha: Rama vrau për herë të dytë dëshmorët e kombit

Ish Kryeministri Sali Berisha reagoi dy ditë më parë në Facebook për ceremoninë e mbajtur pranë monumentit “Nëna Shqipëri” në kuadër të 29 Nëntorit. Duke e cilësuar shfaqjen e fotos së Enver Hoxhës si një vrasje të dytë të dëshmorëve të vendit, Berisha theksoi se kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit Meta kryen një provokacion të rëndë dhe treguan sipas tij papërgjegjshmëri.  Në ditën e çlirimit të vendit, por sipas kalendarit Bizantin të vendosur në Beograd 68 vjet më parë, krerët e mazhorancës Rama – Meta i vranë për herë të dytë dëshmorët e kombit. Ata me një skenar djallëzor vendosën kurorat me lule në nderim të tyre dhe e bënë këtë në praninë direkte të Enver Hoxhës, portretet e të cilit dominonin në shesh, sikur të ishim në vitin 1987. Më pas, Edi Rama, për të dëshmuar autorësinë e këtij skenari, zgjodhi me kujdes dhe vendosi në Facebook fotot e ceremonisë ku spikatnin portretet e atit të tij shpirtëror. Me këtë provokacion të rëndë, të papërgjegjshëm, jo thjesht nostalgjik por më shumë simbolik, Rama – Meta ekzekutuan për së dyti të rënët dhe heronjtë tanë”, shkruante ish-kryeministri duke shtuar në fund të reagimit të tij se,: “Rama dje hapi siparin e rehabilitimit te Hoxhës dhe etërve te tjerë shpirtëror, por ne jemi sot për të garantuar z. Rama se historia do ti rezervojë atij fundin e etërve të tij mizor”.

 

 

Zgjidhet drejtori i DAR në Vlorë

Nikolla: Të gjithë në provë për 6 muaj. Rama: Fillimi i meritokracisë në arsim

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla tha dje se sfidë kryesore në këtë sistem është zhdukja nga trupi i arsimit të korrupsionit dhe politizimit. Duke folur gjatë  Finales Publike të Vlorës, ku Albana Hodaj u zgjodh drejtuesja e re e Drejtorisë Rajonale të Arsimit në këtë qark, Nikolla theksoi se kandidati do të jetë në një periudhë prove 6- mujore, për të parë se si dhe sa do të realizojë, as më shumë dhe as më pak ato që prezantuan gjatë dëgjimit publik. “Kur lancuam fillimin e këtij konkursi rikonfirmova vullnetin e qeverisë se dija dhe arsimi është vlerë kombëtare, që i mbivendoset çdo lloj politike. Shkeljet e gjetura gjatë monitorimeve konfirmojnë dëshmitë e prindërve, historitë e mësuesve për një sistem tejet të rënduar dhe të korruptuar të arsimit në vend. Por për t`u distancuar nga një epokë e kalbur nga aferat korruptive ne shënuam një rrugë të re, rrugën e gjithëpërshirjes transparencë dhe vlerave në përzgjedhjen e stafeve në arsim” , u shpreh ministrja Nikolla. Lidhur me këtë konkurs, reagoi dje edhe kryeministri i vendit Edi Rama, i cili tha se ai përbën fillimin e sistemimi të meritokracisë në arsim. “Vazhdojnë konkurset për zgjedhjen e drejtorëve të arsimit në çdo qark. Radha ishte e Vlorës për të vazhduar më tej në qarqet e mbetura deri në konkursin e fundit të premten për Tiranën. Ky është fillimi i projektit të madh të meritokracisë në arsim drejt shkollave si qendra komunitare ku edhe përfaqësia e prindërve do të ketë votën e vet. Një risi e pazakonshme për rilindjen e arsimit”, shkruante Rama në “facebook”.

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency