Fatlumi në Zvicër fiton 34.5 milionë franga në lotari

0
207

LLOTARIANjë dhuratë para festave të fundvitit. Një fatlum në Zvicër ka fituar të shtunën 34.5 milionë franga në lotarinë zvicerane.

Fatlumi ka qëlluar 6 numra dhe plus numri shtesë që i sollën xhekpotin prej 34.5 milionë frangash. Që nga 7 gusht 2013 askush nuk e kishte e kapur çmimin e parë, njofton Swisslos. Pas 17 javësh tani është realizuar fitimi i dytë më i lartë në historinë e lotarisë së Zvicrës tombol. Fitimi i mëparshëm rekord kishte qenë në vlerë  prej 35.7 milionë frangash zvicerane. Edhe një lojtar tjetër nga Zvicra perëndimore kishte një milion franga si fitues i dytë.

Në lojën e ardhshme vlera e çmimit të parë është 1.5 milion franga zvicerane.

 

Arrestohet 1 500 herë

 

Ka rekorde e rekorde nga më të çuditshmet në këtë botë. Një të tillë e ka arritur amerikani 64 vjeçar me pseudonimin James Brown, i cili gjatë jetës së tij të deritashme ka provuar plot 1 500 herë shtrëngimin e prangave të policisë në duart e veta.

Se kur e ka përjetuar rastin “jubilar” të 1 500-të të arrestimeve të tij tashmë serike, mediet nuk e kanë shënuar, por Festën e Falënderimeve (Thanksgiving) Brown e ka kaluar në burg për të tretën herë brenda pesë vjetëve të fundit.  Edhe ditëlindjen e tij të fundit ai e ka kaluar mbrapa grilave, vend ku Brown ka kaluar gjithsej 6 000 ditë.

Sipas dëshmitarëve, ky njeri, duke qenë i pastrehë, kryen me qëllim delikte të vogla në mënyrë që, duke u futur në burg, të sigurojë strehën e ngrohtë për një periudhë kohore. Deliktet e tij kanë filluar para rreth 40 vjetëve dhe ato kanë të bëjnë në të shumtën e rasteve me pasoja nga konsumimi i alkoolit.

 

Kinezi me zemër në bark

 

Një 24-vjeçar nga Kina pret t’i nënshtrohet një operacioni të rrallë, pasi ka jetuar deri me tani me zemrën në bark.Ho Zhiliang ka lindur me një sindromë të rrallë, nga i cili shumica e të lindurve me këtë sindromë vdesin gjatë lindjes ose pak pas saj. Pasi Zhiliang lindi, prindërve të tij iu tha se ai nuk do jetojë gjatë pasi e ka zemrën shumë të ekspozuar. Por për fat ai jetoi dhe tani punon si berber. Në fillim të vitit, ai lexoi për një rast të ngjashëm, që iu nënshtrua operacionit dhe e ktheu zemrën në pozicionin korrekt. Kështu që la punën dhe u vendos në Wuhan në pritje të një operacioni të tillë.

 

Klubi belg nënshkroi kontratë me një foshnje!

 

Sado që duket e pabesueshme, klubi belg i futbollit Racing Boxberg ka nënshkruar kontratë me një foshnje 20 muajsh! Foshnja djalosh quhet Bryce Brites dhe ai është rekorder absolut sa i përket lojtarëve të moshave më të reja që është regjistruar në Federatën belge të futbollit, e sipas të gjitha gjasave edhe në botë… “Vetëm të shihni se si Bryce godet topin. Diçka të tillë nuk mund të shihni as te fëmijët që janë të moshës 4 apo 5-vjeçare. Kontrolli i topit me të cilin disponon është i pabesueshëm për moshën e tij, driblon me top në këmbë, shpërndan asistime në të djathtë e të majtë…”, thotë i ekzaltuar sekretari i klubit Dany Vodnik.

Njëjtë mendojnë edhe të gjithë njerëzit e tjerë të klubit Racing Boxberg, prandaj Bryce Brites stërvit me kategorinë e moshave 5-6 vjeçar. Megjithëkëtë në klub ende nuk e lejojnë të luajë ndeshje, sepse, siç thonë, duhet të jenë të kujdesshëm. “A thua është ky Ronaldo i ri?”, pyesin të gjithë në Belgjikë.

 

Pret këmbën për të veshur taka

 

Dëshira për të veshur taka ishte aq e madhe për një vajzë në New York sa që ajo kishte vendosur të presë njërën këmbë të saj. Vajza e quajtur Mariah Serrano kishte lindur me një keqformim të këmbës së majtë, duke ia bërë të pamundur veshjen e këpucëve me taka. E vetmja mundësi për ta realizuar këtë dëshirë ishte prerja e një pjese të këmbës. Ajo vendosi protezë për të mbathur ato taka që i kishte dëshiruar aq shumë. Dhurata e parë që Mariah mori pas operacionit të këmbës, ishte nga nëna e saj, e cila i dhuroi një palë këpucë me taka të larta.

 

Pitoni ka gëlltitur një qytetar indian që po flinte

 

Incidenti ndodhi në shtetin indian Kerala, i cili gjeografikisht pozicionohet në fqinjësi të afërt me Goa dhe tërheq në bregdetin e tij një numër të madh turistësh.Personin që po flinte në rrugë në gjendje të dehur, pitoni fillimisht e mbyti dhe më pas e gëlltiti. Pas kësaj gjarprin e fryrë e vunë re banorët vendas. Kjo ngjarje tragjike mund të bëhet një mësim i mirë për turistët, të cilët shkojnë me pushime në Indi dhe shpesh harrojnë ndjenjën e masës së përdorimit të alkoolit dhe substancave të tjera relaksuese.

 

Qyteti lundrues për 50 mijë turistë

 

Një qytet i vërtetë lundrues është projektuar nga një firmë amerikane, e cila po përpiqet të gjejë tashmë një financues të projektit për ndërtimin e kryqëzorit më të madh të historisë. Me 25 kate dhe një aeroport mbi të, “superkryqëzori” pritet të jetë i pajisur me absolutisht gjithçka ofron një qytet.

Në projektin e kompanisë me qendër në Florida, “Freedom Ship” do të jetë i pajisur me shkolla, spitale, galeri arti, dyqane, parqe të brendshme, akuariume, kazino, kinema, teatër, fusha sportive, restorante e bare të shumta. Kryqëzori do të ketë një kapacitet prej 50 mijë personash nëse do të realizohet, por për të ndërtuar këtë përbindësh të detit do të nevojiten 10 miliardë dollarë investim. Me një peshë prej 2.7 milionë tonë, qyteti lundrues do të jetë shumë i rëndë për t’u ankoruar ndonjëherë në ndonjë port, ndaj ai do të qëndrojë gjithmonë në det të hapur, teksa do të bëjë një xhiro të plotë rreth botës çdo dy vjet.

 

 

Aeroporti-shigjetë

 

Është përuruar në Kinë aeroporti i Shenzhenit, një kompleks i projektuar nga kompania “Fuksas”, që i ka dhënë aeroportit formën e një shigjete.

Aeroporti është projektuar për të përballuar trafikun e 45 milionë udhëtarëve në vit, kurse  ndërtimi është realizuar për vetëm 3 vjet dhe ka kushtuar pak mbi 1 miliard euro.

Terminali ka 200 sportele për të bërë check-in dhe 62 hyrje për imbarkim. Qyteti i Shenzhenit ndodhet në jug të Kinës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency