Plaga e punësimit në sytë e opinionit publik

0
288

Artan Fuga

 fuga170(Nga forumi në «Facebook» Artan Fuga)

 

 

Flora Myftari

Nëse nuk je anëtar partie, militant apo farefis e mik i dikujt me pozitë, fluturove, e hiqet buka e gojës.

 

Joy Love Shume shume e vertete… Por ama ka dhe nje gje tjeter qe ” I drejti zhytet por nuk mbytet”
Zoti na e beft mbar neve qe si kemi kta njerez.!

Nelah Minaj E vertete… nuk gjen pune po s’pate te njohur.

Lulzim Ndreka Kur kan hy ne pune para 8 vitesh, kan qene militant te PD, ndoshta edhe pa arsimin perkates, tani qe ka ardjh PS dhe po ben reforma thone qe nese nuk je militant te heqin buken e gojes, madje mburren qe kan dhe eksperience pune…

Åldo Aldo e drejt te na rroje demokracia!

Mimo Boka ..te kthehet edhe ne te kundert.Nese ke te aferm te nje krahu politik.hiqesh nga puna dhe nese ate vend pune nuk e ke marre me miqesi por me merite!!!!!!!!

Mjeser Rroji me se e vertete

Besmir Gjoka Nuk e kuptoj se perse ne Shqiperi, populli ka nje mani per tu antarësuar ne nje force politike?!Ketu bejne gabimin dhe u japin perparesi forcave politike, per ti keq perdorur si mur shifrash votues.Dhe kerkojne demokraci nga politika,ku vet populli luan lojen e tyre jo demokratike.Diplomohen ne x; fush dhe ne vend qe te perdorin aftesite e tyre per te hyre ne pune,fusin mik,para,etj.

Qenan Keqi edhe tesera e partis nuk po bën më dobi sot ! (njof sa te duash).

Marsi Jupiteri Nuk e kuptoni ?? Duam te gjithe nje pune ne shtet, mua nuk me qas kush se ia dhash voten aleances kuq e zi.,pra e duam ate vend pune ne shtet pasi na pelqen te jemi pushim e te mos punojme ,te rrijm ne fcb gjithe kohen e punes.

Valter Nasufi Per fat te keq keshtu eshte, vendi i punes, pozita, gradat, te gjitha keto kane lidhje te drejt per drejt me te tilla dallaveresh qe, po s’pa te mik nuk fitohet, e as mbahet vendi i punes.

Brunilda Buni Ooo shume shume e sakte ska pune po nuk je me ate qe eshte ne qeveri por dhe me qene duhet te kesh pare qe te kene interes nga ty dhe pas 4 vitesh vjen tjetri dhe ti prap del nga puna ….ja kjo eshte menyra e punesimit te ne ose shko parukere ose ne rrobaqepsi.Shqiperia 2013-2014…

Myftar Xhemo Nje realitet i hidhur !!!!!

Maks Tahiri Te gjesh pune nga miku ose nga ”meritat” e partise eshte si monedha qe ka dy ane,do hash sa te ”haj” miku apo partija ”jote”,por me pas do hane te tjeret….

Alban Lama Prof keto qe kemi krijuar ne veshtire ta largojme prap ne…i bejme gropen vetes kur krijojme nje shoqeri jo te barabarte sepse dhe ai qe ka nje vend pune, me mik e ka arritur dhe keshtu qe morali i kesaj eshte lufte per te zbatuar ate qe ne teori eshte projekt gati perfekt kurse ne praktike nuk zbatohet aspak ose me mire transformohet sic duam ne….e ne fund ne ja vejme fajin projektit por ne realitet e kan fajin Maliqet kudo qe jan e po na bejn lole…. e ne ne fund i bejm lidera te perjetshem….

Linda Hoxha Fejzaj Art …dikur kam qene shefe prodhimi ne nje ndermarje te atehershme qe prodhonte veshje… sistemi na hodhi ne rruge te dy burre dhe grua, te dy te diplomuar ne terene te ndryshme…Ai ushtarak marine( kapiten vapori) e une financiere… dukej se ky ishte momenti te quhej nga zero, sepse e nesermja te dy nuk do te sillnim asgje ne shtepi asgje per femijt tane…situata te tilla te gjynjezojne, por jo domosdoshmerisht per shume kohe…nuk mund te pranoja te quhesh deshtake …mendova se duhet te ringrihesh e nese askund ku do te trokisja sdo te gjeja gje sic dhe nuk gjeta nuk do reshtja…ndaj nje profesion qe tregu i punes do te mundesonte mbijetesen do duhej…nene me dy femije isha kur vendosa te ndjek ”insitutin e modes europiane ne bergamo ALTA MODA ‘ jam stiliste e prej 20 viteve biznesi im konform ligjeve ne te cilen per menazhim me ndihmon edhe diploma ime e pare ska qeveri a sistem qe me hedh ne rruge……jane disa lloje njerzish… disa lloje sistemesh… disa lloje diplomash… por perhere mendoj se paralelizimi i rritjes se vetvetes, zgjedhja dhe ritja profesionalisht ,nuk te lene kurre te quash veten deshtak…as te jesh domosdoshmerisht diku militant per te perfituar edhe pse ke nje diplome ne sirtar… Eshte koha ku gjithkusht duhet te ket ne xhep dy plane paralele… kjo eshte jetese dhe mbijetese…

Fation Lami Servilizmi s’te le pa buke!

Lola Sala Mjafton te foljazish nen sqetullen e duhur, ne kohen e duhur. Nderrimi i sqetulles eshte veprim shume i shendetshem per ata/ato qe kane lindur nen sqetull. Per te tjeret (te aftet) nuk ka rendesi cila sqetull qelbet me pak (shume).

Doloresa Kroi kjo eshte nje tjeter kerkese absurde e kriterit per te gjetur pune ne Shqiperi.Shqipetaret shohin vetem bardh e zi.Ne qe mbajme vetem anen e se drejtes dhe jo ate partiake ,dukemi si UFO,si jashte tokesore.

Nina Bejleri Shume i vertete ky status!

Aurora Anor A KETO PARTI THUA A KA PARTI KU ANTAR TE KETYRE JANE VEC DISA NJEREZ QE VEC FLASIN E FLASIN PA FUND POR NE TE VERTET S THONE ASGJE.

Adelina Gjati SHQIPERIA ESHTE VETEM E PARTISE …!? PO JASHTE SAJ …?!

Dila Gjetaj-Shtjefni Mos e thuaj 2 herè!

Nelah Minaj

Nuk gjen pune po s’pate te njohur.

     Pranvera Bardhoshi Ose po s’pate lek.

     Geno LLukmani Duhen alternuar shpenzimet monetare dhe me te njohurin qe te shkosh te vendi punes.

     Eva Garo nuk gjen pune si mesuese, po s’pagove 3-4000 €

Gent Sporti Jo te njohur, por shtoi dhe minimalja nja 5 mije euro ti japesh me mik.

Alma Papa Shpresojmë të ndryshoje kjo gjendje

Clody Cokaj È jo vetm ne Shqipëri!!!

Ing Erlir Fero Kane dale llafe se dhe nje minister i qeverise eshte shprehur dikur per nje post drejtori : po mire o s’ka problem se s’ka shkolle,e mbuloj une !!!!

Plehlleku shqiptar e ka te ngurtesuar ne tru qe dhe po pate m** ne fis,ay per ty eshte mjalt,pavaresisht se eshte i paafte dhe s’ben per punera shteti e te shkolluarisht…kur s’ka shkolle.

E pra,nuk ka pune me merita,ka pune me fis,me para,me klan,me ndere e me gjera.

Njeriu qe s’i takon kesaj klase,te vdese,kot qe rron!!!!!

Nils Anila Ai miku qe edhe mund ta kesh po pate fat nuk te ndihmon dot po si dhe shperblimin ne vlere monetare te majme se ndryshe nuk quhet ”mik”…

Gent Sporti Me beri pershtypje nje Genc Kolleli sot ne TV se tha me shkolle jane te gjithe sot se ka 50 Universitete private, pra nenkuptohej se ne pune hyn vetem ai me leke e mik.

CeTi Ismajli Shume e vertete kjo prof,qe 4 vite jom i diplomuar ne UP dhe asgje konkrete sa i perket punesimit,MJERIM!

Nuk eshte absolute , sigurisht eshte e vertete , por ka edhe raste suksesi pa miq , por me pune e me zgjuarsi , siurisht keta e kane rrugen shume me te veshtire se ata qe kane miq , por mund t’ja dalin ,

Nik Nick ne kapitalizem ka pune per te gjith ata qe duan te punojn ja filozofoeni pak ju lutem keins jo un.

Albi Simoni Cara Fakt

Tatjana Gjergo Puna parè qè bèhet sa herè qè ndrohen qeverit èshtè ndryshimi i vèndeve tè punès nga militant o simpatizant tè asaj partie qè èshtè nè fuqi. Kjo mè duket gjèja mè absurde dhe njè konfirmim qè qeveria nuk i pèrket tè gjithè popullit por èlites nè pushtet. Fryma e llogarise do tè ishte mè e lartè se nè kèto poste nuk do vendoseshin miqt e tyre dhe kèrkesa e llogarisè pèr zbatimin dhe respektimin do ishte e lartè e do jepte frytet e saj. Shteti nè pèrgjithèsi kur bèhen kètè ndryshime del me humbje sepse hedh posht eksperiencèn dhe kohè pèr ato vènde pune, ai èshtè pèrgjegjes edhe pèr ato familje qè pjestarèt humbasin vèndin e punès pa pèrmèndur dèmin dhe vèshtirsin qè ajo krijon dhe se si pèrfundojn. Gabimi pèr kètè situat èshtè e tè dyja palève tè vijave ideollogjike por nga njè palè duhet tè filloj. Pèrse nuk filloj nga e majta? Klientelizmi dhe rrushfetet fillojnè me kètè metod. Qeveria e re po kalbet pa u pjekur akoma.

Anita Sina po spate te njohur ste hapet asnje dere ne cdo vend

Dorina Bebja Ne shtet, se ne privat gjen. Nese je i zoti dhe ta kane nevojen, kuptohet

Marsel Lela Ka ca vite qe edhe ne privat gjendet shuuuuume rralle. I qendroj idese se kur je i zoti e can vete rrugen, pa patur nevoje per njeri, por edhe kjo ndodh shuuume rralle. Ne pjesen me te madhe nevojitet nje dege ku te kapesh, nje nderhyrje nga brenda. Sa ta marrin vesh ata sa i zoti je, vate nja nje vit pa pune.

Dorina Bebja Po, ke te drejte! Per kete sherben rrjeti i njohjeve qe ke krijuar ne punet paraardhese. Por, keshtu ndodh ne tere boten, jo vetem ketu. Referencat kerkohen perhere. Por, duhet tentuar shume, te aplikosh shume. Mbase flas dhe nga pozitat e nje personi qe nuk e ka provuar te ndenjurin pa pune, mbase dhe nga shkolla qe kam mbaruar e tregu i punes. Gjithsesi, keshtu e mendoj.

Sako Artan po spate te njohur mos dil nga shtepia fare ..

Maks Tahiri Te kerkosh te njohur per te siguruar nje pune eshte nje fenomen qe nuk na bene me pershtypje,por ajo qe me trondit me shum mua,me ate cfare ndodh ne shqiperi ( mase jo ne forem epidemie,por ndodh..) eshte kur njerezit , per te siguruar nje vend pune,te ”dashurohen” pas nje ideologjije pasi,qe te jesh ”luftetar” i zjarrte i nje partie eshte ”zgjidhja” me ideale ,per ata,per te siguruar nje vend pune,per sa te qeverisi ”partia e tyre” dhe eshte per te ardhur keq kur kete ”metod” e sheh ta vene ne perdorim te rinjte…..

Doloresa Kroi Tani duhet te jesh edhe i ri,pervec te njohurit.Ketu ne Kanada ky kriter,per kerkimin e nje vendi pune quhet persekutim.

Marigonë Tabaku Profesor e si tja arrim ne qe jemi vetem ne hapat e pare jemi duke studju duke e dashtur shume profesionin te cilin po e studjojm dhe duke ndegju ku do ksi fjal te njejta sikur qe thuani edhe ju qfare te bejm ne mos te studjojm fare apo te studjojm dhe te biem ne depresion pastaj se sgjetem pune diqka duhet bere realitetin e dim tgjith mirepo ndryshimet per te mire duhet ti marrim nga njerez me te ditur e me me shume pervoje.

R. Gj.

Jashtë shteti punon qe te marresh lek, ne Shqiperi duhet te kesh lek pa të punosh.

Rudina Duka kjo eshte e vertet .

Shtishi Artur paradokse shqiptare made in albania

Nexhi Kotri Me pelqe kjo profesor se eshte1000 % e vertete por vazhdon edhe me TE KESH LEK QE TE PUNESOHESH

Julian Muka vendin e punes duhet ta blesh…me euro

Lapraka Ncl Jashte shtetit punon që të paguash qiran e drita e gaz profesor ndersa për të ngren e shtrengojn rripin

Raimonda Hysolli Thenia e dites.

Juliana Cipa Dixon Paradoksale, por e vertete. Kjo eshte te qeshes se s’qan dot.

Visi Muceku ktu nshypni tzgjat zoti jeten per pa lujt pak gja kuleten nk t’hapet shteg e nuk tkryhet hall… se me shkrime e ster hollime smund tia mbushim mendjen kuj vec kot qesim petulla n’uj… (fishta)

Besnik Tlhea Mentalitet otoman ne shqiperi

Denis Doli Si quhet ky Sistem…me ne…!!…?

Aurora Anor ky vendi jone qe quhet SHQIPERI NUK PERPARON ……

Vjollca Grazhdani Edhe jashte duhet te kesh para qe te vetpunesohesh…hahah

Esa Esa Esht sh e vertet.fatkeqesisht keshtu funksionon.

     Ing Erlir Fero Me mire nje mik sesa nje ciflig-thoshin shqipot e skllaveruar

Elisabeta S. Kosturi realitet i hidhur ky

Julinda Toska Mungesa e intelektualitetit justifikohet kesisoj. Miku eshte “perla” !

Dea Hasa Leku miku bejn pune sot….

Gloria Bufaj Sema prof po kot nuk ka dale shprehja me mire nje mik se nje ciflig…

Lorena Hida Se dinim ne fak. Nejse , renci ka qe e quajte perle. Po cperle mo aman qo eshte kjo perle me rregull treshi Pikaso vdiq per mua.

Nagip Tashi Mundet edhe keshtu profesor: Cdo i dyti shok i imi eshte me diplom,ndersa vetem une me fakultet.

Gentian Kaprata gabim i madh qe njerezia shkollohet! biles mekat!dija duhet te jete vetem per prifterinjte.

Alma Nathanaili Une kam e fituar vendin e punes pa mik e pa para…sme beson njeri!

Lapraka Ncl Thash se do thoje “rendesi është të kesh para” se miku sot është lluks

Irena Plaku po ku je ne shtet apo privat te besoj ose jo pastaj apo ne cfare vendi je.

Shqiponja Sula Ironikisht ata qe marrin shkollen me mik fillojn edhe pune, te tjeret nuk mbijetojne….

Tatjana Gjergo Qè nè Shqipèri ka kaq Universitete mè bèn tè gèzohem sepse gjithkujt i jepet mundèsia tè ketè istrucionin qè dèshiron. Kjo nxit konkurencèn. Mendoj se marja e dipllomave nè tè ardhmen do tè ketè vlerèn e saj. Natyrisht universitetet mè serjoze do tè kenè mè tepèr mundèsi qè tè mbijetojn sepse tregu tèrheq ata mè tè kualifikuarit. Nè cdo vènde tè botès èshtè ky problem e çdo fund viti del klasifikimi i mè tè mirève nè bazè tè opinionit qè japin vèndet qè terheqin kèta student. Natyrisht paguhen mè mirè ata qè kanè mbaruar nè universitete tè denjè e qè kanè nxjerè student mè tè pregatitur.

Xhezmi Gerra 50 universitete private plus ato shteterore…imagjino ne nje vend kaq te vogel ne cgjendie eshte personeli mesimdhenes.

Armand Kaja Shume e vertete, kjo puna e mikut. Pse shumica e atyre qe nuk u diplomuan dot para 90’s i sheh sot edhe te masterizuar madje por, ajo qe ben diferencen eshte se e perbashketa ka emrin e ndritur KRISTAL?

Sindi Erjola Hyso Edhe leket e babit bejne pune

Ervin Hoxha Problemi eshte i nderlikuar pasi jam dakord me idene e z@genci kojdheli per profilizimin e shkollimit e edukimin profesional etj etj por une mendoj se ka nje problem edhe me te rendesishem qe eshte MUNGESA E STAFIT PEDAGOGJIK , ne universitet tona mungojne studentet cilesore qe ndjekin studimet per mesuesi ne shkenca natyrore ,kjo situate ka vite qe vazhdon dhe produktet po duken ne cilesine skarco te maturanteve (pavaresisht rezultateve te genjeshterta qe prdohon matura shteterore e kopjimit ) ,problemi duhet kapur nga thelbi e jo nga pasoja .Shkolla profesionale ishin dhe me nje baze te shkelqyer materiale por qe si rezultat i keqmenaxhimit dhe urrejtjes ndaj sistemit te meparshem u shkaterruan .

Myftar Xhemo Jetojme ne nje realitet qe po s’pate mik je ne rrezik…..!!!!!!!

Alban Lama ok

Fraholli Ardi Nuk eshte e veshtire te gjesh pune, e veshtire eshte te marresh rrogen ne fund te muajit.

Kledi Biticka Tashme ky eshte bere muhabet dhe ceshtje shume e konsumuar ..aq shume i konsumuar sa te gjithe te gjithe qe jane te perlyer me diploma e mastera flasin me delikatese me per kete ceshtje ..tani qe te gjithe ato qe jane pajisur me keto lloj diplomash e masterash flasin dhe behen oratoret me te mire per ceshtjen e arsimit ..jo vetem ato por dhe vete profesoret qe japin mesim ne keto universitete ..kur dalin neper ekrane bejne si akademike te mbaruar mbi keto gabime …kjo ceshtje perfundimin e merr vetem me mbylljen perfundimtare te tyre ..llafet jane te teperta tashme ..

Drilon Beluli prof un nk po arrij te ndaj dicka : qe te gjesh pun ,duhet qe te jesh i diplomuar me merite apo duhet te kesh eksperienc ne pun pastaj te diplomohesh per ate pune qe eksperinc! cudia shqiptar shoku ,sot nje drejtor nk te merr ne pune per te zevendsuar me nje pa arsim te lart vec se ka 30 vite eksper…apo edhe ne kte rast diferenca eshtë arësimi ?

Muhamed ÇeKa mendoj se shume jane pa shkollë.

Doloresa Kroi Problemi eshte se qeverit tona keto i quajne si suksese te medha,ato nuk ndahen dot nga mendesite e se shkuares komuniste.

Muhamed ÇeKa Te kesh mbaruar dhe 6 vjecaren

Valmira Guza Sidomos kur ke kryetare, kjo edhe te larteson!

Miranda Brahimi cilesia mikut na diferencon..

Ferdin Liçaj Kjo eshte logjika e mbrapshte e kohes qe po jetojme. Ketu nis korrupsioni, ky molusk me guacke te zeze brenda se ciles bashkejtojne mashtrimi, krimi i organizuar privat dhe shtetror, imoraliteti, amoraliteti, perversiteti, mallkimi dhe poshterimi i personalitetit te njeriut.

Vasilika Sherifaj Sepse shteti ka harruar te vere steken

Marsida Subashi Me vjen keq, por vertet keq ta pranoj

Esa Esa Rendesi ka te kesh mik dhe xhepin plot se ste pyesin me ns ke shkolle

Bardha Baholli E vertete e madhe…

Edmir Nufi

Më gjeni punë, rrogen le ta mbaj punedhesi.

     Erjona Perdeda Edhe mua !

Fioralba Bana e jo vetem kaq, por iu thua fakte ne favor te tyre dhe besojne fjalen kundrejt asaj cka eshte e zeza mbi te bardhe…

Ing Erlir Fero Ky me duket ka mbaru juridik dhe do me gjet pune gjyqtar

Jona Dodaj Po te jete puna keshtu pa rroge jo nje por 101 vende pune te gjejne.

Blerta Vishka Jo..nuk eshte perle!

Arthur W. Mc’Kurtallary Me jepni rrogen, le te punoje kush te doje!

Klaudia Mukaj vallahi me pak se kafshe ndihesh ne shtepi, se dhe kafshet e bejne ndonje pune ne grupet ku bejne pjese…

Sokol Cenaj je i madh profesor !

Zef Zefi ka dhe nga ata qe kane vullnet te punojne, te bejne nje gje te dobishme per veten, familjen dhe per shoqerine. Kam pershtypje se zoteria thote ashtu jo se nuk ka nevoje per rrogen por sepse eshte i pashprese sepse po kerkon pune per nje kohe te gjate dhe ka arritur deri aty sa te thote “me gjeni pune, rrogen le ta mbaje punedhenesi”, sa trishtueshem!

Arthur W. Mc’Kurtallary Ne Shqiperi kemi dy lloj punetoresh qe hasen me shpesh dhe qe fenomeni eshte kthyer ne model se si funksionon shoqeria jone. Ata qe duan te punojne (te kene nje pune) edhe pa u paguar dhe ata qe duan te paguhen edhe pse nuk punojne.

Besnik Tlhea shume e trishtuare eshte por vere veten ne vendin e tij ku ska asnje te ardhur ku ska miq ku nuke eshte as militant partie c fare duhet te bej

Ori Ornela Teper e bukur… Kete e quaj “perle reale” !

Rezart Caci Profesor, po me cudit me disa komente, sikur nuk ke jetuar ne Shqiperi , tani po te bejne cudi qe u ndryshua sistemi.

Arjet Bogdani Problemi nuk eshte se ne nuk kerkojme pune ,por gjetja e nje pune eshte bere pune ne vete ! Thone qe per te gjetur nje vend pune te mire duhet te kesh te pakten nje karte partie,ose duhet te jesh i lidhur me njerez qe kane krijuar nje tip rrjeti te mbyllur si ato ”Masoneve” qe qarkullojne pune kerkues !

Edmir Nufi Ju lutem kuptojeni me thelle ate qe eshte cituar. Nuk jam ne pik te hallit, kam te ardhura te mjaftueshme, kam gjithashtu shume miq. Ajo per te cilen flitet eshte Puna vs Rroga.

Arenc Treska Mund te dalesh te pastrosh vullnetarisht Shqiperine.

Nik Nick nje diplom sot nuk esht baraz me nje vend pune si dikur jo vetem ne shqiperi sot nje diplomesht thjesht dicka personale dicka me shum ne bagazhin tuaj prandaj nuk ja vlen te paguash per te por te studiosh dikush qe ka vullnetin te punoj dhe esht i aft nuk besoj se e ndal kush nese ka vetem nje diplom dhe dijet nuk e justifikojn per tedhe miku me i mir nuk do sakrifikonte

Albana Sinani Pelivani Kudo ku shkon per punesim kerkohet pervoje, te cilen duhet ta fitosh ndoshta edhe pa pagese. Eshte nje lloj trajnimi dhe investimi per te ardhmen. Une e rekomandoj te nxenesit e mi te praktikohen edhe pa pagese. Keshtu krijon njohje, demostron aftesite, zhvillon komunikimin, qendron koherent etj. Djali eshte me kembe ne toke. I uroj suksese dhe fat ne rrugen e tij!

Rovi Shehu Ne Shqiperi tingellon me natyrshem’ me jepni nje rroge,punen le ta bej punedhenesi!’

Silva Gerveni Demirxhiu vetem karrikja ka rendesi… ka humbur ideali i karakterit… i individit…. sot te ben karrikja njeri dhe jo merita….

Renaldo Bregu 1- Kuptimi i pare i mesazhit eshte, “ke harruar te thuash qe kerkon te punosh Vullentar”, nuk ke mudnur te artikulosh kete gje!

2- Kuptimi i dyte i mesazhit eshte, qe po ishte puna legale, detyrimisht qe ti do marresh page, edhe sikur mos te t’i japi punedhenesi per 2-3 vitet ne vazhdim, Ty mjafton te te jene deklaruar Sigurimet Shoqerore online, dhe kaq mjafto nqe Gjykata te te japi shpejt e shpejt pagat njehereshe!

3- E ke fjalen ne zhvillosh pasionin, sepse vetem pasioni i ben *hurren ne koke pages!

4- Vleren dhe rendesine e pages nuk arsye bindese t’a eklipsosh!

5- Ne qofte se pagen le t’a mbaje punedhenesi, atehere ke qellimi te keqija ndaj punedhenesit!

6- Ke thene shume pak per te kuptuar me thelle! Me thelle ProfesorArtan Fuga, kupton, ne na mjafton siperfaqja ne kete terr vlerash shoqerore!

Nina Bejleri hahaha… ne fakt une njoh dike keshtu…. e kam sinqerisht…

Artan Fuga Ka edhe të tjera Renaldo, sa për ato që ke theksuar jam shumë dakord. AF

Kledi Biticka Ja nje tjeter version :Zakonisht keshtu ndodh ..vitin e parè te punes 12 muaj e rroges te duhet ti paguash parate atij qe te ka futur ne pune…pastaj nderrohet qeveria te nxjerrin nga puna ..dhe keshtu me rradhe te duhet te paguash punedhenesin tjeter ..

Arben Xhuxha Bobo bobo…Une do arratisesha ne fshat.Me mire te ha ,ate ckam takat te prodhoj me fuqine e kraheve dhe takatin e lopates sime …,sesa te qendroj nje qytetar i skllaveruar….

Lida Tahiri Ka plote versione te ndryshme per te qene i punesuar diku…ne disa vende te europes,si ne greqi dhe itali,personit qe te gjen pune,i jep nje perqindje te lekeve qe do ”fitosh” nga ajo pune…asgje nuk falet,biles edhe shansi per te bere nje pune,qofte kjo pune edhe disaditoreshe…

Julian Muka drejtori kerkon 5 mije euro per nje vend pune dhe keto ti ndaj me ministrin…ky lloj korupsioni duhet te marr fund

Marsida Subashi ha ha ha

Bruna Ismaili E drejte, sa here e mendojne te rinjte kete.. Mjafton vetem te mos rrine pasiv por te merren me dicka dhe kjo tju shenohet si dite pune dhe t’ju sherbej si eksperienc ne jete.

Kledi Biticka

Ja nje tjeter version :Zakonisht keshtu ndodh ..vitin e parè te punes 12 muaj e rroges te duhet ti paguash parate atij qe te ka futur ne pune…pastaj nderrohet qeveria te nxjerrin nga puna ..dhe keshtu me rradhe te duhet te paguash punedhenesin tjeter ..

     Fraholli Ardi Ceshtje ne ditet e sotme qendron nese, ne jemi 8 ore ne pune, apo 8 ore pune?

Rezart Caci Te jetosh ne Shqiperi prof eshte filozofi me vete

Fatjon Sallaku realitet i hidhur

Myrind Guri Teoria e mbivleres prof….ketu e zbatojne jashtzakonisht mire

Dorian Kola Ketu ka hedhur rrenje korrupsioni aq thelle sa veshtire te tundet vendit.. Njeriu eshte pre e nje absurditeti dhe shfrytezimi si ne kohrat e regjimeve totalitare…

Terezina Vata Kjo menyre te punesuari duhet te marre fund…Ai qe paguan para per tu punesuar mbetet nje sherbetor i keq i punedhenesve .

Koloshi Dashnor Ti Terzina vata mir e ke ashtu eshte por un ce isha ne pun dhe me pushuan vetem se bera kete. Pra te mos ju sevilosja atyre legenave dhe ca fitova ne kete rast nji i pa pun me shum

Erland Murraci Dmth, te punesuar te papune.

Diti Gjikolaj Perla qe “ndritin” mjerimin politiko-social ne vendin tone. Por ketu nuk ka faj Qeveria sepse ne zgjedhim universitet pa pyetur veten nese mund te jemi me te zot si hidraulik sesa jurist, mund te kemi prirje me shume per mekanik sesa per ekonomist. Jemi nje popull dembel qe dime te flasim shume bukur. Madje perla por larg realitetit ekzistent. Ne perendim njerezit e shkolluar Jane pak sepse shkolla eshte investimi me I madh ne jete. Ne Shqiperi nje detyre qe duhet kryer. I rashe qytetit anembane per te gjetur nje hidraulik pashe vetem notere, ing, ekonomiste. Po ne jemi me mire se Europa. Nuk kam njohur njeri punetor te papune. Kam pare vetem dembele qe mbajne syte nga qielli.

Dardan Balaj Po a mund te na thone keta te punesuarit qe paguajne te gjithe rrogen per tu futur ne pune , si ushqehen?

Gjergj Gjoka Papunsia esht na ba ferr n`sy,qe zdim ku mu dretu me gjet 1 cop ven pune,te pakten te themi se jemi ne pun.

Albano Al Epo dhe kjo gje ka nje te mir: ne kete menyr me kalimin e viteve mund te perfitosh pension te plot

Kledi Biticka Ta them perseri unè zoteri Dardan: me kredi ..dhe tani pervec punedhenesit .. kam ‘mik ‘dhe banken ….banka dhe punedhesi janè perla..kuptove Dardan..

Valentin Hila puna ma e veshtire ne shqipri eshte te gjesh pune!

Euron Metaliaj Puna :”Procesi gjate se cilit si pagese merr detyrimin per te paguar !”(Shkeputur nga fjalori Shqip-Shqip )

Esat Demo Ne fakt, te kerkosh pune eshte profesion me vete. Gjithashtu, pune eshte edhe te kerkuarit pune …

Blerta Dushaj Gjithmone ne Shqiperi nuk je vleresuar nga aftesite por nga klasa politike , ndaj vendi jone nuk ecen sepse drejohet nga te paaftet dhe ndrydhen te aftet , pastaj ska faj korrupsioni duhet te vidhet 4 vite qe je ne pushtet qe te hash ato vitet tjera kur nuk je ne pun e! e hidhur por e vertete !

Artan Fuga

 

Cfarë mbivlere?

Mbivlera është kur padroni nuk e paguan punonjësin sa duhet.

Kur punonjësi paguan shefin që e ka punësuar nuk është as skllavëri, por është diçka që as Kejnesi, as Marksi, as Hajeku nuk e kanë menduar dot.

Nuk ka qitap që e mban.

Është thjesht mbivjedhje.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency