Dafina, nudo me “bodypaint” për 101-vjetor

0
176

 

dafina zeqiri nudo475Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është përkujdesur që në mënyrë unike dhe mjaft seksi të urojë 101-vjetorin e Pavarësisë së vendit tonë. Krijuesja e hitit “Hajde ma knej” ka shfrytëzuar rrjetin social “Instagram” për të publikuar fotografitë që ajo së fundmi i ka realizuar me top-fotografin shqiptar, Fadil Berisha. “Urime 28 Nëntori! Urime Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë”, – ka shkruar Dafina në “Instagram”, duke bashkëngjitur fotografinë më poshtë.

Pas kësaj fotografie nudo ku në trup të Dafinës është realizuar flamuri kombëtar me teknikën “bodypaint”, ajo pritet të publikojë projekte muzikore. Projekti i radhës me të cilin Dafina do të dridhë skenën do të jetë videoklipi i këngës “Time Out”.

 

Kur flamuri kuqezi realizohet në flokë

Dita e Flamurit apo Dita e Pavarësisë së vendit tonë u shoqërua nga veprimtari të shumta dhe interesante, kryesisht këto nisma jozyrtare. E tillë ishte ajo e rrjetit të studiove “Passion”, që ka realizuar për herë të parë flamurin kuqezi në flokë. “Passion” me anë të një komunikate për media ka njoftuar se është kompania e parë që ka arritur të realizojë në mënyrë natyrale në flokë natyralë shqiponjën dykrenare. Në fakt, eksperimenti i cili është refuzuar të kryhet nga ndonjë modele, është realizuar me flokë të zgjatur, por natyralë, të cilët sipas kompanisë ende ekzistojnë dhe të interesuarit mund ta shfrytëzojnë këtë model unik në këtë ditë të madhe për shqiptarët. “Edhe ne mund të krijojmë art, e pse jo edhe të jemi pikënisje e ndonjë trendi botëror. Gjithçka e madhe ka filluar nga një iniciativë modeste, e urojmë që edhe kjo të bëhet e tillë”, – ka theksuar drejtori i “Passion”, Betim Gashi. “Passion” ka konfirmuar tashmë ofertat e para nga studiot evropiane pas këtij eksperimenti të suksesshëm dhe mjaft kompleks, i cili si unik që është ka tërhequr vëmendjen e dashamirëve të artit dhe të bukurës. Fotografinë e ka realizuar Artan Korenica, teksa për grimin Florentina Syla nga rrjeti “Passion”, e për stilimin u përkujdes Yllka Brada. Është hera e parë që në mënyrë krejtësisht natyrale realizohet një vepër e tillë në flokët e gjinisë së bukur, e simbolika për këtë nuk ka mundur t’i takojë ndonjë dite tjetër, përveç 101-vjetorit të Pavarësisë së vendit tonë.

 

Adelina uron 28 Nëntorin nga Parisi

Këngëtarja Adelina Emini ka gjetur kohë që me një flamur kombëtar t’ua urojë të gjithë fansave të saj 101-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Nuk dihet a është Emini në Paris për ndonjë koncert apo ka zgjedhur që të festojë në këtë qytet festat e fundvitit. Emini ka më parë ka realizuar një video më të cilën ka pasur një sukses të konsiderueshëm.

 

Era Istrefi: Naj sen kundër Madafaka?

Era Istrefi ka postuar disa ditë më parë një fotografi në profilin e saj në “Facebook”, ku shihet e përqafuar me një fëmijë të komunitetit rom. Era i ka vënë fotos legjendën: “Naj sen kundër Madafaka?”

Tingëllon si një sharje për të gjithë ata që kanë paragjykime për këtë komunitet apo janë racistë në përgjithësi.

Era jo vetëm ka treguar se nuk e ka për turp ta tregojë një foto të tillë, por përfiton nga rasti t’u tregojë fansave dhe kujtdo se ajo është kundër çdo forme racizmi.

 

 

Linda Halimi, nën magjinë e Fadil Berishës

Linda Halimi, në objektivin e Fadil Berishës. Këngëtarja e njohur, e cila ndodhet e angazhuar me muzikën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ka lejuar vetes edhe këtë set të mrekullueshëm fotosh të fotografit shqiptar me famë botërore.

Dhe si kurrë më parë, këngëtarja ka ardhur magjishëm përmes këtyre fotove, disa prej të cilave janë publikuar nga vetë ajo.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency