Standard.al

Siguria në futboll Lind ideja, policët të paguhen për të siguruar stadiumet

Një ide ka ardhur nga Ministria e Brendshme për rendin e vendosur nëpër stadiume. Është hedhur ideja se policët mund të paguhen nga vetë ekipet për të mbajtur qetësinë dhe rendin.

 

Policia1Një ndër anët më negative të futbollit shqiptar është edhe problemi i dhunës. Një ndër elementët që gjithë këto vite ka qenë një ndër faktorët që i ka hequr tërheqjen e dikurshme.
Edhe pse është munduar që të bëhen përmirësime akoma nuk ka arritur që të kemi stadiume të qeta. Edhe në këtë fillim sezoni, por edhe në sezonet e kaluara kemi pasur shfaqje të dhunës. Sharjet apo edhe akte dhune ndaj arbitrit dhe lojtarëve janë bërë shumë herë ngjarje të rënda dhe shumë herë janë pezulluar tifozë nëpër stadiume dhe shumë pak interesim për të ndjekur futbollin shqiptar. Rastin më të fundit që la edhe gjurmë ishte gjendja e krijuar në stadiumin “Flamurtari”. Aty ku në pankinën kryesore u godit presidenti. Dhe rasti i Kukësit tregoi edhe një herë se duhen akoma shumë përmirësime në këtë aspekt. Pavarësisht masave mbrojtëse të marra me anë të penalizimeve dhe gjobave në lekë, akoma nuk po shihet dritë. Shumë herë edhe policët kanë qenë protagonistë. Jo shumë herë për mirë, pasi kanë arritur që vetëm ta shtojnë dhunën dhe jo ta minimizojnë ato. Në shumë stadiume kemi parë se si forcat e rendit janë treguar të dhunshme ndaj arbitrave dhe lojtarëve. Akte të shëmtuara, por që duket se edhe kjo gjë po mundohet të rregullohet. Është hedhur ideja e pagesës për ndeshje. Kështu forcat e rendit do mund të punojnë si një njësi private e ruajtjes së rendit. Në bazë të sigurisë që atë do të afrojnë edhe do të paguhen. Një rrugë e re që mund të jetë edhe pozitive për shumë skuadra, ndërsa për disa të tjera duket negative, por çfarë mangësish mund të ketë kjo ide e re.

Ja disa nga anët pozitive dhe negative të vendimit:

 

1) Ekziston rreziku që klubi i cili paguan forcat e rendit për mbarëvajtjen e ndeshjes të “favorizohet” disi nga ruajtësit e rendit.

2) Klubet ndodhen aktualisht në vështirësi financiare dhe nëse merret një vendim i tillë, do ta rriste edhe më shumë barrën ndaj tyre.

3) Ekziston mundësia që duke u paguar forcat e rendit për mbarëvajtjen e një ndeshjeje, policët të motivohen edhe më shumë me këtë pagesë shtesë të rrogës dhe të rrisin edhe më shumë përqendrimin, ndryshe nga sa ka ndodhur më parë.

4) Nëse mbarëvajtja e ndeshjeve do të bëhet me pagesë, klubet shqiptare do të kenë më shumë mundësi për t’u kërkuar llogari forcave të rendit për ngjarje të caktuara dhe jo siç ka ndodhur deri tani kur në shumë raste presidentët kanë fajësuar policinë dhe kanë deklaruar se nuk kanë çfarë të bëjnë për të parandaluar dhunën.

5) Në rast të një pagese, do të rritej edhe më shumë përgjegjësia dhe minimalisht, forcat e rendit do të kenë mundësinë që të respektojnë ligjin dhe të mos “marrin në mbrojtje” miqtë e tyre, pasi tashmë pagesa i bën më të përgjegjshëm.

 

 

 

Lorik Cana voton Riberinë për “Topin e Artë”

Lorik Cana ka votuar për “Topin e Artë” 2013. Kapiteni i Shqipërisë ka zbuluar për mediat në Itali se për cilin lojtar ka shkuar vota e tij. “Votova Riberinë në vend të parë, Ronaldon në të dytin dhe Mesin në të tretin. Ronaldo e meriton gjithashtu çmimin. Ai bën gjëra të jashtëzakonshme, por Riberi ka fituar gjithçka që mund të fitohet në sezonin e kaluar”, – ka deklaruar Lorik Cana. Për Shqipërinë ka votuar edhe trajneri Xhani de Biazi, por ai ende nuk e ka zbuluar emrin e lojtarit të tij të preferuar.

 

Alfred Zefi mungon ndaj Tiranës

Futbollisti i Laçit, Alfred Zefi, do t’i nënshtrohet një operacioni. Një vendim i tillë, siç pohon vetë futbollisti, ka ardhur pas kontrollit të dytë të bërë ditën e martë paradite në spitalin “Nënë Tereza”, në kryeqytet. Ndërhyrja kirurgjikale do të bëhet në orët e para të paradites, ditën e hënë, në spitalin “Nënë Tereza”. Akoma nuk dihet se sa do të zgjasë koha e qëndrimit jashtë fushave për futbollistin. Ka të ngjarë se mesfushori i njohur i kësaj skuadre pas periudhës së rikuperimit mund të luajë dhe me maskë mbrojtëse, duke u bërë futbollistin e dytë në kampionat pas E. Muçollarit të Kastriotit, i cili për koinçidencë është dëmtuar në të njëjtin vend në fytyrë në ndeshjen ndaj Tiranës në fazën e parë në kryeqytet.

 

Lushnjarët, mungesa të rëndësishme ndaj Tiranës

Lushnjarët do të kenë tri mungesa të rëndësishme në ndeshjen e së shtunës ndaj Tiranës. Bëhet fjalë për Çelën, Çimilin dhe Byzhytin. Për ndeshjen me Tiranën, mungesat konsiderohen mjaft të rëndësishme. Marrja e tri pikëve është objektiv kryesor për skuadrën lushnjare që ka tri javë që nuk e njeh shijen e fitores. Këto mungesa nuk e ndihmojnë aspak skuadrën, që shto dhe kalendarin e ndeshjeve në vazhdim u rezervon debutuesve të Superligës takime “ferri”. Në ndeshjen e kontrollit të zhvilluar të mërkurën pasdite në stadiumin e qytetit, në vendin e fantazistit Çela u pa të aktivizohej malazezi Tiedorovic. Ka shumë të ngjarë dhe siç mësojmë dhe nga burimet pranë klubit lushnjar, që malazezi do të filloj takimin nga minuta e parë.

 

FIFA ngre një vend në renditje Shqipërinë

Shqipëria më në fund ka frenuar rënien e lirë në renditjen e FIFA-s. Barazimi në miqësoren e zhvilluar në Turqi me Bjellorusinë ka sjellë ngritjen me një vend në klasifikimin e FIFA-s për kombëtaren shqiptare. Kështu, kuqezinjtë e drejtuar nga De Biazi tashmë janë të pozicionuar në vendin e 57-të të klasifikimit botëror. Pasi humbën 13 shkallë menjëherë në renditjen e muajit tetor, kuqezinjtë nisin ringritjen. Barazimi në miqësoren me Bjellorusinë ka bërë që Shqipëria të fitojë 8 pikë, pasi nga 563 pikë që kishte në muajin tetor, në renditjen e re numëron 571 pikë.

 

 

Tifozët e Skënderbeut do të mbështesin jashtë stadiumit skuadrën

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Flamurtarit do të zhvillohet pa tifozë për shkak të dënimit që ka marrë stadiumi në Korçë. Megjithatë, kjo nuk do t’i pengojë “Ujqërit e dëborës” t’i qëndrojnë pranë skuadrës. Ata kanë lajmëruar të gjithë tifozët fanatike të kampioneve që së bashku do të mblidhen përpara tribunës kryesore dhe nga jashtë stadiumit do të mbështesin skuadrën korçare. Pritet që numri i tyre të mos jetë i vogël në një ndeshje mjaft delikate ku përballë kanë një nga skuadrat me të cilat kanë rivalizuar shumë në sezonet e fundit.

 

FIFA anulon takimin me Federatën e Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës dhe drejtuesit e saj njoftojnë se FIFA ka kërkuar që takimi i radhës midis drejtuesve të FFK-së, FIFA-s dhe FSF-së të zhvillohet në një datë tjetër. Takimi ishte planifikuar për tu zhvilluar më 29 nëntor në Zyrih. “Mbrëmë vonë ka arritur letra nga FIFA se takimi i paraparë për nesër më 29 nëntor, ndërmjet FIFA-s, FFK-së dhe Federatës serbe është shtyrë për një kohë tjetër. Kështu që delegacioni i FFK-së me gjithë përgatitjet ka anuluar udhëtimin për ne selinë e FIFA-s në Zyrih”, – thuhet në njoftimin e FFK-së.

 

 

Comments are closed.