Pancerat e Mynihut dominojnë në Rusinë e CSKA-së

0
232

Bavarezët tregojnë edhe një herë fuqinë e tyre dhe kësaj radhe viktima ishte CSKA-ja e Moskës. Shënon përsëri Gëtze që vërteton sërish që është rikthyer në formë.

 

bayernweb18s-3-webKa mbaruar me rezultatin 3 me 1 ndeshja midis Bajernit të Mynihut dhe CSKA-së së Moskës. Një ndeshje tepër e rëndësishme për rusët, ndërsa për bavarezët thjesht një ndeshje më shumë. Skuadra e Guardiolës konfirmon edhe një herë që është në superformë dhe që është përsëri pretendent për të fituar Ligën e Kampioneve. Edhe pse në një territor të vështirë, për shkak të të ftohtit, gjermanët kanë arritur që të dominojnë takimin dhe të mposhtin rusët, që arritën të shënonin vetëm një gol. Kështu, skuadra nga Mynihu arrin edhe një rekord të sajin personal, duke arritur që të triumfojë për herë të 10-të rresht në Ligën e Kampioneve. Kampionia në fuqi ka një golavarazh me të vërtetë të frikshëm. Ka shënuar 15 gola dhe ka pësuar vetëm 2. Një skuadër e vështirë për t’u mposhtur dhe më një stol tepër të fortë. Në pjesën e parë të sfidës, miqtë e dominuan takimin, ndërsa në të dytën ishin rusët ata që tentuan që të rrezikonin. Ishte japonezi Honda ai që pati dy raste shumë të mira për të shënuar, por nuk arriti që t’i kthente në gol. Ishte lojtari i CSKA ai që ngushton rezultatin me penalltinë e shënuar, por goli i Mylerit do t’i jepte fundin edhe sfidës. Pjesa e parë nis me një lojë të shpejtë. Janë të parët moskovitët ata që rrezikojnë seriozisht portën. Pas një goditjeje këndi do të ishte Nabankin që do të gjuante mirëpo një mbrojtës në rrëmujë do të arrinte të largonte topin, duke shpëtuar kështu portën e Nojerit. Koha e vështirë është edhe një ndër faktorët që e bën CSKA-në më superiore dhe kanë më shumë mundësi për të sulmuar përballë bavarezëve që përballen me pak vështirësi. Mirëpo djemtë e Guardiolës i marrin shpejt frenat e lojës në dorë dhe arrijnë që ta menaxhon më mirë lojën. Por ndryshe nga moskovitët, bavarezët tregohen më efektivë. Shpëtimtari i parë duket se është Arjen Roben. Holandezi tregohet i vëmendshëm nga asisti i Krosit dhe godet mirë, duke mposhtur gardianin rus, që e shikon topin teksa kalon vizën e bardhë. Gjermanët festojnë, por edhe duhet të mbrohen mirë, pasi janë rusët që mundohen të barazojnë shifrat, megjithatë nuk arrijnë ta bëjnë këtë në fragmentin e parë të lojës. Fragmenti i dytë i lojës është edhe më emocionues dhe ka më shumë aksione se i pari. Bavarezët do të menaxhojnë më mirë topin, duke arritur që të krijojnë edhe sulmet e para, lojë që do t’i shpërblente me golin e dytë. Protagonisti kësaj radhe do të ishte Mario Gëtze. Talenti gjerman, në një aksion personal, do të bënte gjithçka mirë dhe do të shënonte golin e dytë për skuadrën e tij. Duket se Gëtze me këtë performancë po tregon edhe një herë se po rikthehet në formën më të mirë. Goli i shënuar ndaj ish-skuadrës së tij në kampionat dhe më pas në Champions po i shton besimin teknikut Guardiola. Ndërkohë, do të përmendeshin rus që gjendeshin shumë shpejt në disavantazh me dy gola. Vetëm 10 minuta më vonë do të vinte edhe reagimi nga Honda që ngushton rezultatin. Japonezi do të tregohej i saktë nga pika e 11-metërshit, duke bërë skuadrën të shpresojë. Mobilizimi i Bajernit është i menjëhershëm, pasi e shikon veten të rrezikuar për barazim. Skuadra e Guardiolës ushtron presion në zonën e CSKA-së dhe arrin që të marrë një penallti pas pengimit të Robenit në zonë. Një 11-metërsh që do të kthehej në gol nga Myleri, i cili do të shënonte për të tretën herë dhe do t’u jepte fund shpresave të rusëve. Kështu, ekip i Guardiolës konfirmon edhe një herë dominimin në grup, me 15 pikë, duke siguruar edhe vendin e parë për të kaluar në turin e 1/8 të Ligës së Kampioneve. Ndërsa CSKA duket se do të sigurojë vetëm zonën e Europa Ligës për faktin se me tre pikët e saj është shumë larg Mançester Sitit. Konfirmimi i forcës së skuadrës bavareze erdhi dhe në kampionat, duke fituar ndaj Dortmundit, ndërsa tani edhe në Evropë ndaj rusëve. Pritet që skuadra të jetë përsëri kandidate për fitimin e kupës, edhe pse këtë vit rruga duket më e vështirë.

 

—-

Fabregas: Humbje jo e rëndësishme

Çesk Fabregas e konsideroi të parëndësishme humbjen e së martës mbrëma nga holandezët e Ajaksit. Blaugranët regjistruan humbjen e parë sezonale, duke u mundur me rezultat 2-1 në “Amsterdam Arena”, por kjo humbje nuk i rrezikon ata në renditje, sepse ende janë në krye të grupit H dhe u duhet vetëm një fitore që ta sigurojnë pozitën e parë kualifikuese. “Kemi humbin në një ndeshje më të rëndësishme. Rezultati nuk është një katastrofë për ne. Ishim të dobët në pjesën e parë dhe na mungoi niveli i intensitetit dhe urisë për fitore. Vrapuam shumë, por asnjëherë nuk bëmë mjaftueshëm për të marrë diçka nga loja. Jo gjithmonë mund t’i fitosh të gjitha ndeshjet, por ne vazhdojmë të jemi të bashkuar si ekip qoftë nëse fitojmë ose humbim. Ajaksi luajti mirë, me intensitet të madh dhe duhet duartrokitur për këtë”, – është shprehur Fabregas për “Marça”-n.

 

 

Insinja: Napoli ka ende shpresa

Lorenco Insinja beson në mundësitë e Napolit për t’u kualifikuar në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve. Skuadra italiane u mund me rezultat 3-1 nga Borusia e Dortmundit të martën mbrëma, që do të thotë se duhet të shënojë fitore me diferencë prej tre golash ndaj Arsenalit në “San Paolo” në mënyrë që të kualifikohet. “Padyshim që jam i kënaqur me golin tim, por ishte paksa i hidhur. Ende kam besim, sepse mund të bëjmë një paraqitje të mirë dhe e kemi një shans. Do të japim gjithçka së bashku me tifozët tanë që do të na mbështesin në shtëpi në ndeshjen e fundit. Edhe pse do të luajmë ndaj një skuadre si Arsenali, gjithçka është e mundur”, – ka deklaruar italiani.

 

Kolo Ture: Jaja, më i mirë se Buskets

Mbrojtësi i Liverpulit, Kolo Ture, deklaroi se Barcelona gaboi me shitjen e Jaja Tures, sepse mesfushori nga Bregu i Fildishtë është lojtar shumë më i mirë sesa Serxho Buskets. “Unë kam pasur një përvojë të ngjashme me Jajanë. Trajnerët vijnë nëpër klube dhe sjellin lojtarë me vete dhe i zgjedhin ata me çdo kusht, pavarësisht nëse janë të mirë ose jo”. Jaja ishte shumë më i mirë se Serxho Buskets te Barcelona. Mirëpo ishte pas tij në zgjedhje dhe e kishte të vështirë të pranonte diçka të tillë. “Unë e këshillova që të vinte te Mançester Siti kur akoma isha atje. Ai e dëgjoi këshillën e vëllait dhe tani është i rëndësishëm në fushë për ta”.

 

Etrit Berisha luan ndeshjen e dytë me Lacion

Etrit Berisha, pasi ka luajtur ndeshjen e parë në Europa Ligë me Lacion, përgatitet të luajë tek e dyta. Portieri shqiptar ka fituar besimin e drejtuesve dhe trajnerit dhe tani pritet të jetë titullar i padiskutueshëm në ndeshjet evropiane. Berisha pritet t’i zërë vendin Marketit, që mund të largohet për te një skuadër më e madhe. Tek Lacio tani është krijuar një koloni shqiptarësh, e cila pritet të shtojë radhët në merkaton e dimrit. Ergys Kaçe dhe Mërgim Mavraj janë në planet e drejtorit sportiv Igli Tare që do të provojë t’i marrë në Itali. Duke përfituar edhe nga posti i menaxherit të klubit, Tare e ka parë si mundësi shumë të mirë që të koleksionojë shqiptarët më të mirë te skuadra romane, në mënyrë që të krijojë një mini-Shqipëri te skuadra e shqiponjave.

 

Hadërgjonaj pritet t’i bashkohet Jong Bojs

Talenti shqiptar Florent Hadërgjonaj ka vendosur të zyrtarizojë me firmë kontratën e tij me skuadrën Jong Bojs. 19-vjeçari i talentuar është bashkuar me ekipin zviceran dhe pritet të jetë në planet e tyre për të ardhmen. Hadërgjonaj ka firmosur një marrëveshje që fillon në 1 janar 2014 deri në qershor 2017. 19-vjeçari i talentuar luan si mbrojtës i djathtë dhe është një mundësi mjaft e mirë për Shqipërinë, duke parë se nuk ka luajtur ende me Zvicrën e madhe, por vetëm me kombëtaret e moshave të skuadrës transalpine.

 

Vllaznia, e mërzitur nga paraqitjet e lojtarëve

Stafi teknik dhe drejtuesit e lartë të klubit kanë mbledhur të martën skuadrën. Rezultatet negative në dy javët e fundit kanë mërzitur trajnerin Canaj, por edhe drejtorin sportiv Grima apo dhe të tjerë drejtues të lartë në klub. Bashkia ka kërkuar nga skuadra më tepër impenjim ndërsa drejtuesit kanë akuzuar lojtarët se nuk janë angazhuar sa duhet dhe se nuk kanë bërë aspak mirë në humbjen e pësuar në Vlorë. Edhe trajneri Canaj ka pasur shumë për të folur me futbollistët që në fundjavë kanë një mundësi të mirë për të bërë autokritikë në ndeshjen e vështirë kundër verilindorëve të Kukësit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency