Biletë A respektohet “një njeri – një votë”?

0

Artan Fuga

Loading...

 

 

Fuga_-_Photo1Kurse ligja elektorale që i jep pushtet një grupi që kandidon për ta marrë pushtetin, ka:

 

Prekur barazinë e qytetarëve për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur. Një qytetar që mbështetet nga një parti politike ka shumë më tepër shanse juridike dhe më pak pengesa sesa një qytetar i pavarur.

 

Prekur parimin “një qytetar – një votë”, sepse qytetari nuk e drejton dot votën te kandidati për deputet që mendon.

 

Krijuar ngërç institucional, sepse kandidohet me grup deputetësh, kurse deputeti ka status individual në Kuvend.

 

Shkëputur dhe ndarë pushtetin e sovranit, i pajetërsueshëm, nga pushteti i deputetit, i cili pasi zgjidhet, nuk ka asnjë detyrim konkret ndaj sovranit.

 

Prekur parimin e besueshmërisë së votimit, sepse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zgjidhet, në fakt, nga partitë që janë në konkurrim, madje nga disa prej tyre. Lojtarët zgjedhin arbitrin si në ndeshje ekipesh amatore.

 

Prekur barazinë qytetare, sepse fushatat, duke u bërë shumë të kushtueshme, avantazhojnë më të pasurit dhe u heqin mundësi qytetarëve të mesëm të konkurrojnë.

 

Pastaj disa çuditen kur qytetarët shprehin nivel besueshmërie të ulët ndaj politikës.

 

 

Loading...