PLANI Ja ku mund të ndërtohet në Tiranë, së shpejti miratohen10 zona të reja

0
289

Leja e ndërtimit merret për 45 ditë

 Nuk ka më ndërtime kaotike, shtohen zonat e  gjelbërta

 

banesaJanë 40 zona në të cilat qytetarët mund të ndërtojnë në Kryeqytet. Bashkia e Tiranës prej disa muajsh ka nisur hartimin e Planeve të Detajuara Vendore të cilat bëjnë të mundur që ndërtimet të jenë të mirëstruktura dhe ti jepet fund ndërtimeve kaotike.  Nëpërmjet studimeve në terren është bërë e mundur që të përcaktohen disa prej zonave ku mund të ndërtohet dhe ccdokush mund të paraqitet pranë bashkisë për të marrë lejen e ndërtimin. Lejet e ndërtimit tashmë mund të merren vetëm për 45 ditë, kur vite më parë duhej plot 1 vit kalendarik, pa marrë parasysh dhe procedurat shtesë.  “Planet e Detajuara Vendore (PDV) kanë në themel të tyre parime të forta të respektimit të pronës private, mjedisit dhe zhvillimit ekonomik. Qytetarët vendosen në kushte të barabarta përpara zhvillimit e në asnjë rast nuk do të lejohet që e drejta e dikujt, të cenoje të tjerët. Këto studime i japin njëherë e përgjithmonë fund zhvillimit kaotik, ku për vite me radhë, fokusi ishte përqendruar tek ndërtimi i pallateve shumëkatëshe që shpërfillin territorin përreth, duke reduktuar hapësirat publike, duke cenuar infrastrukturën rrugore dhe duke mos lënë asnjë sipërfaqe për zhvillimin e institucioneve sociale e arsimore, si ҫerdhe, kopshte apo shkolla”- thekëson Bashkia e Tiranës.

 

Plani i Detajuar Vendor

Të gjithë zhvillimet e reja do të kontribuojnë për realizimin e rrugëve dhe hapësirave të gjelbra kompakte, në shërbim të banorëve. Në të gjitha nën-njësitë e studiuara, territori i përdorur për ndërtimin rrugëve, hapësirave të gjelbra përbën 30-50% të gjithë sipërfaqes së truallit. Për të 40 nën-njësitë e miratuara, të interesuarit për zhvillimin e pronës mund të aplikojnë menjëherë pranë Bashkisë së Tiranës, për t’u pajisur me leje ndërtimi. Plandi i Detajuar Vendor ka për qëllim: Të përcaktojë kufinjtë midis hapsirave publike dhe private duke harmonizuar ineresat që ato përfaqsojnë në zhvillimin e territorit. Të shpërndarjë në mënyrë proporcionalisht të barabartë përfitimet dhe kontributet në zhvillim ndërmjet parcelave ndërtimore, përmes caktimit të kuotave të pjesëmarrjes në zhvillim. Zona për të cilën hartohet PDV-ja përfshin: Një nënnjësi strukturore, një shumatore të disa nënnjësive strukturore, sipas rastit, një zonë me prioritet zhvillimi. Aktualisht bashkia po punon për miratimin e 10 zonave të reja ku mund të ndërtohet. Miratimi i zonave të tjera do ti japë mundësi qytetarëve të fillojnë ndërtimet.

 

 

Nr Nën-njësia Sip. e nën-njësisë m² Kufiri (Rrugët që e kufizojnë)
1 5/24 33 962 Rr. “Perlat Rexhepi”; Rr. “Janos Huniadi”; Rr. “Adem Jashari”; Rr. “Sami Frashëri”
2 5/25 46 539 Rr. “Perlat Rexhepi”; Rr. “Janos Huniadi”; Rr. “Ibrahim Rugova”
3 5/28 43 860 Rr. “Kosovarëve”; Rr. “Dora d’Istria”; Rr. “Margarita Tutulani”; Rr. “Sami Frashëri”
4 3/21 12 628 Rr. “Arkitekt Sinani”; Rr. “Ramiz Treni”; Rr. “Ramazan Zakja”
5 10/8 25 730 Rr. “Myslym Shyri”; Rr. “Shyqyri Bërxolli”
6 6/10 83 043 Rr. “Haki Stërmilli”; Rr. “Llazi Miho”;Rr. “Petraq Leka”
7 8/1 10 678 Rr. “Barrikadave”; Rr. “Dibrës”;Rr. “Kostandin Kristoforidhi”; Rr. “Qemal Stafa”
8 8/2 31 778 Rr. “Saraçëve”; Rr. “Dibrës”;Rr. “Kostandin Kristoforidhi”; Rr. “Qemal Stafa”
9 8/3 74 506 Rr. “Tafaj”; Rr. “Ali Pashë Gucia”;Rr. “Saraçëve”; Rr. “Qemal Stafa”
10 8/9 40 419 Rr. “4 Dëshmorët”; Rr. “Riza Cerova”;Rr. “Dervish Hekali”; Rr. “Thanas Ziko”
11 5/38 54 853 Rr. “Dhimitër Shuteriqi”; Rr. “Tish Dahija”;Rr. “Robert Shvarc”; Unaza e Re
12 7/25 152 505 Rr. “Frosina Plaku”; Rr. “Ndre Mjeda”;Rr. “Artan Lenja”
13 9/15 57 051 Rr. “Asim Vokshi”; Rr. “Haxhi Hysen Dalliu”;Rr. “Ramazan Kasa”; Rr. “Kongresi i Tiranës”
14 9/18 54 937 Rr. “Don Bosko”; Rr. “Estref Frashëri”;Rr. “Asim Vokshi”; Rr. “Asllan Shahini”
15 9/33 18 051 Rr. “Don Bosko”; Rr.”Asim Vokshi”;
16 7/9 58 850 Rr. “Kavajës”; Rr. “Muhamed Gjollesha”;Bulevardi “Gjergj Fishta”; Rr. “Shefqet Musaraj”
17 9/7 22 713 Rr. “Barrikadave”; Rr. “Bardhok Biba”;Rr. “Dervish Hatixhe”
18 7/33 42 510 Rr. “Dritan Hoxha”; Rr. “Muhamed Gjollesha”;
19 4/15 88 665 Rr. “5 Maji”; Rr. “Jorgo Plaku”;
20 10/15 14 242 Rr. “Kavajës”; Rr. “Kont Urani”;Rr. “Mihal Duri”
21 10/9 45 506 Rr. “Myslym Shyri”; Rr. “Shyqyri Berxolli”;Rr. “Ibrahim Rugova”; Rr. “Çamëria”
22 2/18 158 188 Rr. “Elbasanit”; Rr. “Unaza e Re”;Rr. “Pjetër Budi”; Rr. “Arben Broci”; Rr. “Kadri Kërciku”
23 4/8 60 420 Rr. “Xhanfize Keko”; Rr. “Kahreman Ylli”;
24 7/22 23 144 Rr. “Bab Rexha”; Rr. “Frosina Plaku”;Rr. “Ndre Mjeda”; Rr. “Stavri Themeli”
25 5/31 72 059 Rr. “Sulejman Delvina”; Rr. “Sami Frashëri”;Rr. “Margarita Tutulani”; Rr. “Gjik Kuqali”
26 1/38 42 471 Rr. “Ali Demi”; Rr. “Idriz Dollaku”;Rr. “Shemsi Haka”; Rr. “Myslym Lela”

 

 

Zonat e miratuara së fundmi

Nr Nën-njësia Sip. e nënnjesisë m2   Kufiri ( Rrugët që e kufizojnë)
1 2/49 26 910   Rr. “Hoxha Tahsim”;  Rr. “Vllazёn Huta”;  Rr. “Tefta Tashko”
2 5/34 26 365   Rr. “Prokop Mima”;  Rr. “Liman Kaba”;  Rr. “Medar Shtylla”; “Unaza e Re”
3 7/30 81 711   Rr. “Frederik Shiroka”;  Rr. “Naim Frashёri”; “Muhamet Gjollesha”
4 4/2 62 215   Rr.e“Dibrёs”;  Rr. “Selaudin Zorba”; Rr. “Llukё Kucaj”; Rr. “Omer Nishani”
5 11/9 52 013   Rr. “Ibrahim Pashё Bushatlliu”;  Rr. “Don Bosko”;  Rr. “Miftar Gёrbolli” Rr. “Bashkimi”
6 2/38 46 942   Rr. “Ali Demi”;  Rr. “Zonja Curre”; Rr. “Mihal Grameno”
7 5/10 99 421   Rr. “Komuna e Parisit”;  Rr. “Gjin Bue Shpata”;  Rr. “Sulejman Delvina”; Bulevardi “Bajram Curri”
8 6/1 260 783   Rr. “Kavajёs”;  Rr. “Hamdi Pepo”;  Rr. “Sabaudin Gabrani”
9 7/39 273 134   Rr. “Dritan Hoxha”;  Rr. “Ana Komnena”
10 6/32 129 639   Rr. “Teodor Keko”;  Rr. “Kristaq Mone”
11 5/8 29 766   Rr. “Bajram Curri”;  Rr. “Sulejman Delvina”;  Rr. “Jusuf Vrioni” ; Rr. “Preng Bibё Doda”
12 8/16 26 287   Rr. “Dibrës”;  Rr. “Siri Kodra”
13 1/32 30 770   Rr. “Ali Demi”;  Rr. “Pasho Hysa”;  Rr. “D. Topulli”
14 2/7 381 030   Rr. “Elbasanit”;  Rr. “Oso Kuka”;  Rr. “Shefqet Ndroqi” ;

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency