Mjalti që shëron plagët dhe injeksionet

0
209

mjalteAftësitë shëruese të mjaltit janë të njohura që nga parahistoria. Mirëpo, kohë më parë shkencëtarët kanë zbuluar mjaltin i cili ka veprim shumë më të fuqishëm se ai i zakonshmi. Mjalti është prej kohës i njohur për veprimin e tij çudibërës dhe ndikimin pozitiv që ka në shëndetin tonë. Mirëpo, disa kërkime të kohëve të fundit kanë zbuluar të ashtuquajturin “super-mjaltë” i cili ka veprim shumë më të fuqishëm se ai i zakonshëm. Në fakt, “fuqia” e tij lidhet me shërimin e disa llojeve të plagëve dhe infeksioneve tek njerëzit. Testimet në një periudhë njëvjeçare i ka bërë një grup i shkencëtarëve amerikanë dhe pas shumë provave që janë bërë tek foshnjat, gratë gjidhënëse, pacientët me karcinom si dhe tek personat e moshuar, erdhën deri tek rezultatet mahnitëse Gratë të cilat kanë pasur problem me infeksionet nga prerja cezariane, duke iu falënderuar këtij mjalti, janë shëruar për vetëm disa ditë, kurse periudha e njëjtë e shërimit është nevojitur edhe tek personat të cilat kanë qenë me plagë dhe infeksione të shkaktuara nga pickimi i shumë insekteve. Ky lloj mjalti ka hasur në aprovim të menjëhershëm nga shumë organizata shëndetësore, mirëpo ende nuk mund të gjendet në tregun e lirë.

 

Si të shpëtoni sytë

Në Evropë miopia prek 1 person në 3 ose rreth 33% të njerëzve, përballë 20% që ishin në vitet ‘70. Ndaj ekspertët japin disa këshilla praktike për të mbrojtur sa më shumë sytë. Përplasja e qepallave – Kur qëndrojmë para kompjuterit apo telefonit, duhet t’i përplasim sa më shpesh qepallat, pasi në të kundërt sytë thahen dhe shkaktojnë dëmtime të përkohshme dhe djegie të tyre. Vizitë e përvitshme e syve – Është një kulturë e mirë mjekësore vizita një herë në vit te doktori për të parë gjendjen e syve, në mënyrë që të shpëtoni qoftë edhe me ndonjë ilaç, pa përfunduar te syzet. Largoni sa më shumë kompjuterin apo aparatet elektronike – Mos qëndroni me fytyrën ngjitur pas kompjuterit, smartphone-it etj. Duhet ta largojmë sa më shumë të jetë e mundur nga sytë tanë, për të limituar në maksimum dëmtimin e syve. Dritë – Është e rëndësishme që në vendin e punës të keni një ndriçim të plotë, si me diell kur është ditë, edhe në darkë, nëpërmjet ndriçimit të llambave apo neoneve.

 

Vegjetarianët “vrasin” më shumë se mishngrënësit

Kush bëhet vegjetarian sepse nuk duron dot idenë se një qenie e gjallë mund të vritet për tu ngrënë, ndoshta do të ndryshojë mënyrë qëndrimi. Bazuar në një studim australian del një e dhënë tejet kurioze. Vegjetarianët vrasin 25 herë më shumë kafshë se sa një mishngrënës. Ky fakt tregohet bazuar në të dhënat e studiuesve të Universitetit Neë South Wales, në Australi. Mike Archer shpjegon se prodhimet vegjetariane që konsumohen nga njeriu, arrijnë të vrasin një numër kafshësh 25 herë më të madh për kilogramë proteinat e përdorura për kultivimin e tyre, në raport me ato që duhen për prodhimin e mishit. Sipas studiuesit, kafshët e therura ushqehen kryesisht me ushqime vegjetale spontane, ushqim i cili shkatërrohet për prodhimin e grurit, orizit dhe prodhimet e tjera që konsumojnë vegjetarianët. Kjo çon në ngordhjen e mijëra kafshëve. Një shembull që sjell Archer është se për të kultivuar grurin vriten së paku 100 minj për hektarë në vit, në mënyrë që të mbrohen të korrat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency