Dosja “Gjika” Gjykata dhe Prokuroria, kërkesë për transferimin e çështjes

0
166

Anxhela Tato

 

Motivi i kërkesës, frika e ndonjë trazire apo ndikueshmërie tek gjyqtarja e çështjes

Kërkesa është depozituar në Gjykatën e Lartë, ku pritet të hidhet shorti për zgjedhjen e trupës gjykuese

 

 

shpetim-gjika-dhe-pallatet-pa-leje-ne-vlore-300x205Prokuroria dhe Gjykata e Vlorës heqin dorë nga procedimi i dosjes së Shpëtim Gjikës, duke kërkuar transferimin e procesit gjyqësor në ndonjë gjykatë rrethi. Kërkesa është depozituar në Gjykatën e Lartë dhe pritet hedhja në short, me qëllimin përzgjedhjen e trupës gjykuese që do të vendosë për delegimin ose jo të dosjes në një gjykatë tjetër. Kërkesa erdhi pasi gjatë seancës së parë gjyqësore në Gjykatën e Vlorës jashtë ndërtesës janë grumbulluar dhjetëra mbështetës të kryetarit të Bashkisë, të cilët qëndruan në pritje të rrjedhës së procesit. Nga frika e ndonjë trazire apo ndikueshmërie tek gjyqtarja e çështjes, Prokuroria dhe Gjykata e Shkallës së Parë i kanë kërkuar Gjykatës së Lartë transferimin e dosjes. Sipas prokurorisë, deri në një vendim të Gjykatës së Lartë, dosja do të vazhdojë shqyrtimin pranë Gjykatës së Vlorës, ku të pandehurit do të përballen me akuzat e falsifikimit të dokumenteve dhe ndërtimit të paligjshëm. Paralelisht me këtë kërkesë mësohet se edhe pjesa më e madhe e avokatëve të të pandehurve, në seancën e radhës do dalin me një kërkesë për ndarjes e çështjes në dy dosje. Disa nga avokatët, do i kërkojnë gjykatës së Vlorës, që dosja të veçohet, pasi kemi të bëjmë me dy raste ku janë dhënë leje ndërtimi, dhe se përgjegjësia penale e 8 të pandehurve nuk është e njëjtë, pasi disa akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe disa të tjerë kanë akuzën e ndërtimit të paligjshëm. Seanca e radhës është caktuar për në orën 11:30 të datës 5 dhjetor. Gjika akuzohet për lëshimin e dy lejeve të ndërtimit në kundërshtim me procedurat, ku ka hedhur firmën e tij pa kaluar kërkesën e subjekteve në KRRT. Sipas Prokurorisë, Gjika në cilësinë e kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, në bashkëpunim me të pandehurën Eleni Dardhaj, punonjëse pranë Bashkisë, kanë falsifikuar përmbajtjen e dy procesverbaleve të mbledhjes së KRRT-së, përkatësisht të datës 24 mars 2010 dhe 15 korrik 2010. Lejet janë përfituar nga dy subjekte private, një prej të cilëve deklarohet se ishte edhe zyrtar në bashki.

Sekuestrimi

Të dy pallatet e ngritura, sipas prokurorisë, me lejet false të ndërtimit të dhëna nga kryebashkiaku i Vlorës janë aktualisht të sekuestruara. Në korrik 2013, Prokuroria e Vlorës kërkoi në gjykatë miratimin e sekuestros. Togat e zeza pranuan kërkesën dhe, më 31 korrik 2013, është vendosur sekuestroja preventive mbi objektin pallat banimi dhe shërbimi 2-6 kate+papafingo dhe 1 kat nën tokë, me pronar G. Fetën, ndodhur në brendësi të Portit Detar të Vlorës. Sekuestrimi i këtij objekti është bërë në kuadër të procedimit penal të vitit 2012, për veprën penale të “Ndërtimit pa leje”. Vlera e objektit të sekuestruar është rreth 800 mijë euro, ka thënë Prokuroria. Sipas saj, edhe pallati tjetër 13-katësh është sekuestruar. Më 31 korrik 2013, është ekzekutuar vendimi i Gjykatës Vlorë, i datës 29.7.2013, ku është vendosur sekuestroja preventive mbi objektin pallat banimi 13 kate në ndërtim, i kryer nga shoqëria “D….S…”, ndodhur në lulishten e quajtur “Tri racat” në bulevardin Vlorë – Skelë. Sekuestrimi është bërë në kuadër të procedimit për falsifikim dokumentesh. Vlera e objektit është rreth 700 mijë euro. Ndërsa ishin kryer veprimet për të cilat ka hetuar prokuroria, në fundin e korrikut të këtij viti, gjykata e Vlorës lëshoi një urdhër sekuestroje preventive. Pronat ishin në pronësi të 4 personave dhe të një shoqërie private. Kësisoj është sekuestruar një pallat 12-katësh në ndërtim në lagjen “Pavarësia”. “Pallati me vlerë 500 mijë euro ishte në pronësi të H. Metës dhe A. Metës, teksa sekuestrimi erdhi pas hetimit që vërtetoi se është konsumuar vepra penale e “Falsifikimit të dokumenteve”, “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”, njoftoi Prokuroria e Vlorës. Prokuroria sekuestroi në brendësi të portit pallatin pa leje në pronësi të Gëzim Fetës. Po ashtu, u njoftua se u sekuestruar edhe një pallat 13-katësh në bulevardin Vlorë – Skelë, ndërtim i shoqërisë “DS”, pasi dyshohej se ka falsifikuar dokumentet. Bëhej fjalë për tre objekt-pallate dhe një truall me sipërfaqe 20093 m2, të cilat ndodheshin dhe ndodhen në zonat më të frekuentuara të qytetit. Kërkesa e prokurorisë u miratua nga gjykata, e cila dha urdhër vendosjen e sekuestros preventive.

 

Reagim

Avokati i Popullit: Bllokimi i pallatit në Vlorë është i paligjshëm

Avokati i Popullit kundër vendimit të INUK-ut për bllokimin dhe shkatërrimin e kompleksit “Jon”. Gjatë një raportimi në Komisionin e Ligjeve, Igli Totozani ka deklaruar se bllokimi që policia i ka bërë “pallatit të Bashës” në Vlorë është i paligjshëm. “Jemi duke studiuar të vetmen ankesë nga problematikat që na kanë ardhur këto ditë, të vetmen ankesë në lidhje me pallatin në Vlorë, nga avokatja Erinda Ballanca”, – ka deklaruar gjatë raportimit në Kuvend, Avokati i Popullit, Igli Totozani. Gjithashtu, Totozani ka sqaruar edhe pozicionin e institucionit që ai drejton. “Për sa na takon si institucion i Avokatit të Popullit, i kemi bërë rekomandim ministrit Tahiri për këtë gjë, pasi kemi konstatuar që policia në pallat gjendet në mënyrë të paligjshme”, – ka deklaruar Totozani. Sipas tij, paligjshmëria e policisë tek pallati i kompleksit “Jon” ka qenë, pasi nuk ka pasur “një urdhër administrativ”. Për Totozanin edhe vendosja e një shiriti me shkrimin skenë krimi për ne është konsideruar gjithashtu një shkelje. Pas bllokimit të pallatit nga policia, në Vlorë, Avokati i Popullit dërgoi atje dy inspektorë të tij, të cilët verifikuan gjendjen dhe situatën e banorëve të cilët pretendonin se uniformat blu nuk lejonin hyrjen e tyre nëpër banesa. Fillimisht banorët nuk u lejuan që të futeshin në shtëpitë e tyre, por pas padisë së bërë nga ana e mbrojtësit Maks Haxhia, policia ka lejuar banorët që të hynin në godinë. Paditësit janë firma e ndërtimit, bashkëpronarët e truallit dhe banorët e pallatit, të cilët po detyrohen që të flenë në qiell të hapur, duke mos u lejuar të futen në banesat e tyre. Pallati figuron i rregullt, i pajisur me gjithë dokumentacionin përkatës dhe lejen e ndërtimit. Dokumentacioni është bërë publik nga ana e mbrojtësit Haxhia, i cili e ka cilësuar vendimin e INUK-ut antikushtetues dhe arbitrar.

 

 

Dosja me 8 të pandehur për 2 ndërtime pa leje në Vlorë

Procesverbali i mbledhjes së KRRT-së së datës 15.7.2010, si dhe vendimi i lëshuar nga i pandehuri Shpëtim Gjika, në cilësinë e kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, me nr. 4/3, datë 15.7.2010, bën fjalë për miratimin në lagjen “29 Nëntori”, të sheshit të ndërtimit dhe të lejes së ndërtimit për kompleks banimi dhe shërbimi 13 kate, me parkim nëntokë, me pronarë të truallit të pandehurit Aleks Ahmetaj, Artan Ferrati, Mustafa Tartari, me subjekt ndërtues “Deco System” sh.p.k, me përfaqësues ligjor të pandehurin Blerdi Liçaj. Vendi për të cilin është lejuar kryerja e ndërtimit të mësipërm ndodhet në bulevardin qendror Vlorë – Skelë, në afërsi të teatrit “Petro Marko”, në vendin e quajtur “Tri racat”, Vlorë. Procesverbali i mbledhjes së KRRT-së së datës 24.3.2010, si dhe vendimi i lëshuar nga i pandehuri Shpëtim Gjika, në cilësinë e kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, me nr. 1/11, datë 24.3.2010, bën fjalë për miratimin e sheshit të ndërtimit dhe të lejes së ndërtimit për një godinë banimi dhe shërbimi 2-6 kate+papafingo, me një kat nëntokë, në lagjen “Pavarësia”, me pronar trualli të pandehurin Gëzim Feta e subjekt ndërtues “EN-BJO” sh.p.k, me përfaqësues ligjor të pandehurin Gentian Sherifaj. Vendi për të cilin është lejuar kryerja e ndërtimit të mësipërm ndodhet në lagjen “Pavarësia”, brenda territorit të Portit Detar të Vlorës. Këto dokumente me rrethana të rreme janë përdorur nga të pandehurit Gëzim Feta, Gentian Sherifaj dhe Blerdi Licaj, ndërsa të pandehurit Mustafa Tartari, Aleks Ahmataj, Artan Ferati, si dhe i pandehuri Gëzim Feta, kanë bashkëpunuar me të pandehurit Gentian Sherifaj dhe Blerdi Licaj, sipas episodeve përkatëse, për kryerjen e ndërtimit të objekteve në mënyrë të paligjshme, duke ditur që nuk kanë marrë në formën e parashikuar nga ligji ndonjë vendim nga organet kompetente për miratimin e destinacionit të sheshit të ndërtimit si dhe vendim për miratimin e lejes së ndërtimit. Lidhur me rrethanat e mësipërme, të pandehurit Shpëtim Gjika dhe Eleni Dardhaj janë akuzuar për kryerjen e veprës penale falsifikimi i dokumenteve, nga personi që e ka për detyrë, të kryer në bashkëpunim, të kryer dy herë. Të pandehurit Gëzim Feta, Gentian Sherifaj dhe Blerdi Licaj, janë akuzuar për kryerjen e veprave penale falsifikimi i dokumenteve dhe ndërtimi i paligjshëm, të kryera në bashkëpunim. Ndërsa, të pandehurit Mustafa Tartari, Artan Ferati dhe Aleks Ahmataj janë akuzuar për kryerjen e veprës penale ndërtimi i paligjshëm, të kryer në bashkëpunim.

 

Durrës, aksioni i rrugorëve, 4 në pranga për mungesë dokumentesh

Vijon aksioni i policisë për goditjen e rasteve të drejtimit pa dëshmi të mjeteve e në mënyrë të veçantë motoçikletave, masa këto të cilat synojnë minimizimin e aksidenteve dhe rrjedhimisht rritjen e sigurisë rrugore. Katër shtetas të konstatuar se drejtonin mjetet e tyre në këto kushte, evidentuar nga shërbimet në terren, janë arrestuar në flagrancë. Në orën 14:00, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sokol Gecaj, 40 vjeç. Ky shtetas është kapur në lagjen nr. 15 të qytetit, duke drejtuar një motoçikletë tip “Zhoshgen” pa targa dhe i papajisur me leje drejtimi. Është arrestuar në flagrancë shtetasit Sali Troplini, 18 vjeç, banues në lagjen nr. 8, Durrës. Rreth orës 13:00 është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore në lagjen nr. 8, duke drejtuar një motoçikletë tip “Honda” me targa DR 797 A, pa qenë i pajisur me leje drejtimi. Në prangat e bluve ka rënë edhe shtetasi Kristos Bejdolli, 42 vjeç, pasi është kapur në flagrancë në lagjen nr. 15, Spitallë, duke drejtuar një motoçikletë tip “Locjang” pa targa dhe i papajisur me leje drejtimi. Në orën 15:00 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Azem Koka, 58 vjeç.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency