Gruaja më xheloze në botë?

0
132

xhelozeNjë grua e detyron të fejuarin e saj t’i nënshtrohet aparaturës të së vërtetës sa herë që del nga shtëpia.Britanikja Debbi Wood, 42 vjeç është diagnostikuar me një problem të rrallë që i shkakton asaj xhelozi. Ajo është aq e fiksuar pas partnerit të saj, Steve Ëood, 30 vjeç, sa i kontrollon rregullisht telefonin, emailin, llogarinë bankare, etj. Këtë gjë e bën çdo ditë. Ajo madje i ndalon atij që të shohë foto të femrave në revista. Në rast se atij i pëlqen ndonjë femër në TV, ajo e ndalon që ta shoh TV. Pas diagnostikimit me këtë sindromë, ajo thotë se ndjehet e çliruar, pasi tani e di nga i vjen ky problem. Çifti shpreson që të martohet së shpejti, pasi Ëood i propozoi asaj në fillim të vitit. Ajo ka marrë që tani mbiemrin e tij, për t’i paraprirë martesës.

 

Bosnje, zhduket liqeni

Banorë të lokalitet Sanice në Bosjnë e Hercegovinë, mbeten të shastisur tek panë se liqeni i vogël brenda natës u tha duke lënë prapa një vrimë të madhe që e gëlltit edhe tokën. Vrima, ashtu siç njoftojnë medie të Sarajevës, po zgjerohet vazhdimisht dhe por rrezikon shtëpitë përreth. Vendësit besojnë se fjala është për ujëra nëntokësorë, e po pritet edhe fjala e ekspertëve. Mediet lokale përkujtojnë se ky nuk është rasti i parë në atë rajon. Edhe një gropë tjetër e vogël gjende pak më larg Senice.

 

Gjuetarja e pamëshirshme

Afrika e Jugut shpalli person “non grata” prezantuesen televizive Melissa Bachman pas publikimit të disa fotove nga ana e kësaj të fundit në rrjetet sociale ku tregohej “triumfatore” me një pushkë pranë kafshëve të vrara.  Ajo që ngjalli zemërimin e shoqatave të mbrojtjes së kafshëve dhe më pas edhe të  autoriteteve ishte fotoja e publikuar prej Melissa-s ku ajo pozonte “krenare” pranë një luani të vrarë. Por kjo foto ishte vetëm maja e ajsbergut. Në profilet e saj në Tëitter dhe Facebook ndodheshin foto të tjera edhe më makabre, të zebrave, antilopave, drerëve, krokodilëve, zogjve e të tjera kafshëve viktima të pasionit të saj për gjuetinë. Në median afrikane ajo u pagëzua me emrin “gjuetarja e pamëshirshme”, ndërsa fill pas qarkullimit të lajmit në Cape Toën nisi mbledhja e firmave për t’i dërguar një peticion autoriteteve afrikano-jugore që ta ndalonin atë të hynte në vend. Menjëherë pas mbledhjes së firmave të nevojshme, autoritetet morën vendimin duke e shpallur person “non grata”.

Shkon në shtëpi publike, gjen të motrën

Një shtetas grek përjetoi surprizën më të keqe që mund t’i ndodhë dikujt nëse frekuenton një shtëpi publike, raportoi të premten “La Stampa”.  i riu nga Patra, i cili vendosi të frekuentonte këtë vend në kërkim të një raporti seksual, pagoi për të pasur në dhomë një vajzë. Pas një pritje të shkurtër, në dhomë ia behu e motra… i shokuar, i riu nuk mundi të përmbahej dhe nisi të dhunonte fizikisht të motrën, duke e goditur me grushte në fytyrë dhe shkelmuar në trup, pavarësisht ndërhyrjes së disa miqve të tij dhe vajzave të tjera të punësuara për ta ndaluar. Pasi arriti të shpëtonte nga dhuna e të vëllait, e reja mes lotëve pranoi se kishte disa vite që punonte në atë shtëpi publike, pasi kishte mbetur e papunë për shkak të krizës greke. Megjithatë, ajo shfry ndaj të vëllait dhe familjes së saj se e kishin braktisur, pasi pretendoi se askush prej tyre nuk ishte interesuar ndonjëherë se si mund të jetonte, edhe pse pa pasur asnjë punë.

 

Kinezi i dhuroi nuses së vet 102 kg para

Vëmendjen e kalimtarëve në qytetin Yiëu të provincës Zhejiang në lindje të Kinës e ka tërhequr ditët e fundit procesioni i një martese, në të cilën 18 të dërguarit e dhëndrit mbanin mbi supe dhuratat e dasmës, midis të cilave kishte edhe shporta me pako aparash, ndërkohë që pas tyre vinte një varg prej 10 makinash luksoze.Sipas zakoneve lokale, dhëndëri i solli familjes së nuses si dhuratë për martese verë, sende shtëpiake si dhe të holla me një shumë prej 1.5 milionë dollarë (pesha e të cilave arrinte 102 kg). Familja e nuses si prikë bleu 10 makina “Maserati”, “Mercedes” dhe marka të tjera prestigjioze.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency