Maniaku Ngacmonte të miturën, arrestohet Petrit Zaganjori

0
282

 Anxhela Tato

 

Denoncimi në polici nga prindërit e 16-vjeçares, pas rrëfimit të vajzës

Hetimet, 48-vjeçari e ngacmonte të miturën me fjalë erotike sa herë që kalonte në rrugë

 

Ngacmonte sistematikisht të mite mitururën duke i hedhur batuta erotike, bie në prangat e policisë. Ky është rasti i 48-vjeçarit Petrit Zaganjori, i cili ishte shndërruar në makthin e një vajze 16 vjeçe. E mitura u ka rrëfyer prindërve se fqinji e bezdiste me lloj-lloj fjalësh dhe i vinte turp që të kalonte në rrugë. Prindërit e 16-vjeçares i janë drejtuar policisë, duke kallëzuar fqinjin 48 vjeç, i cili është arrestuar. Nga të dhënat e bluve mësohet se episodi i fundit i ngacmimit ka ndodhur para dy ditësh në bulevardin “Bajram Curri”. E mitura ka qenë duke ecur në rrugë kur është pikasur nga maniaku 48-vjeçar, i cili ka nisur ta ngacmojë. “U krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Petrit Zaganjori, 48 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër. Arrestimi i tij u krye sepse në bulevardin “Bajram Curri” Tiranë, ka ngacmuar seksualisht një shtetase 16-vjeçare”, – thuhet në njoftimin e bluve. Në ngarkim të 48-vjeçarit është ngritur akuza e ngacmimit seksual dhe materialet e para hetimore i janë dërguar prokurorisë për hetime të mëtejshme. I pyetur nga oficerët e Policisë Gjyqësore, maniaku ka tentuar të refuzojë ngacmimet, ndërsa pas tri ditësh do të ulet në bankën e të akuzave për t’u njohur me dosjen e prokurorisë dhe masën e sigurisë.

Ngjarja

Denoncimi në polici është bërë nga prindërit e 16-vjeçares pas rrëfimit. Ajo u ka treguar prindërve se prej disa kohësh ishte shndërruar në objektin e preferuar të ngacmimeve seksuale të maniakut. Ky i fundit, sa herë që e pikaste në rrugë vajzën, i afrohej duke e provokuar dhe ngacmuar. Maniaku ishte shndërruar në ankth për të miturën, e cila prej kohësh kishte shfaqur shenja shqetësimi dhe stresi. Por e mitura, e vënë në presion dhe siklet, e ka shmangur këtë bisedë me prindërit, duke menduar se do të arrinte ta përballonte dhe shmangte 48-vjeçarin Zaganjori. Episodi i fundit, i cili është denoncuar në polici, ka ndodhur para dy ditësh. Si përherë vajza ishte duke kaluar në rrugë, kur i është afruar 48-vjeçari, i cili ka nisur ngacmimet. E mitura e shqetësuar ka vrapuar për në banesë, ku prindërit të alarmuar nga gjendja e vajzës kanë nisur ta pyesin se çfarë kishte ndodhur. Fillimisht 16-vjeçarja ka hezituar, pasi i vinte turp nga kjo situatë. Por nga këmbëngulja e prindërve i ka rrëfyer të vërtetën, e cila po e torturonte prej ditësh. Vajza u ka treguar prindërve se 48-vjeçari kishte kohë që e ngacmonte seksualisht me fjalë nga më të ndryshmet, duke i zbuluar identitetin e tij. Pas denoncimit në polici është marrë në pyetje 16-vjeçarja, e cila ka dhënë përshkrimin e 48-vjeçarit. Menjëherë blutë janë drejtuar për në banesën e 48-vjeçarit, duke e vënë në pranga. Në ngarkim të 48-vjeçarit Petrit Zaganjori është ngritur akuza e ngacmimit seksual, ndërsa nga ana e bluve po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Mësohet se 48-vjeçari është marrë në pyetje dhe ka tentuar të kundërshtojë akuzën, kjo përballë dëshmisë së të miturës. Ndërsa pritet dalja pas tri ditësh e 48-vjeçarit në Gjykatën e Tiranës për njohjen me masën e sigurisë.

 

Drejtues të dehur në timon, pranga 7 personave

Drejtimi i automjetit pa leje ose në gjendje të dehur ka çuar në pranga shtatë persona. Nga ana e forcave të policisë është vënë në pranga 37-vjeçari Avenir Halili, i cili është kapur në bulevardin “Bajram Curri”, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Mercdes-Benz”, me targa AA 733 DB. Pas aksidentit të ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Paso Vasha” uniformat blu kanë arrestuar dy shtetasit Armando Marku dhe Gentian Liko. Të dy këta persona kanë rezultuar pozitiv në testin e alkoolit. Si pasojë e aksidentit ka mbetur e dëmtuar lehtë shtetasja Bereta Barbullushi. Ndërsa në Kamëz është prangosur Sokol Velku. Ky i fundit ka kundërshtuar forcat e policisë duke mos ndaluar automjetin e tipit “Mercedes-Benz”, me targa BF 364 HY, ku nga testi i alkoolit rezultoi se ku shtetas drejtonte mjetin në mënyrë të parregullt dhe nën efektin e pijeve alkoolike. U arrestua në flagrancë Mustafa Kryeziu në bulevardin kryesor të qytetit të Kavajës. 52-vjeçari nën efektin e alkoolit ishte në drejtimin e autoveturës “Mercedes-Benz”, me targa EL 8199 A. Ndërsa është kapur 18-vjeçari Eduart Koldashi, i cili nuk kishte leje për drejtimin e motoçikletës të tipit “Honda” me targa TR 007. U arrestua në flagrancë Miklovan Latifi, 28 vjeç, banues në Lushnjë, pasi është konstatuar nga patrulla e përgjithshme në drejtim të një motoçiklete pa leje drejtimi përkatëse.

 

Tenton të vrasë gruan me thikë, arrestohet 32-vjeçari

Një 32-vjeçar nga fshati Brataj i Velçës së Vlorës është arrestuar nga policia nën akuzën e tentativës së vrasjes së ish-bashkëshortes. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se i ndaluari është Ermal Zenelaj, i cili në vendin e quajtur Shtëpia e Oficerëve ka tentuar të vrasë me thikë ish-bashkëshorten e tij 25-vjeçare me inicialet A. Z. E reja është transportuar me urgjencë për në spitalin rajonal të Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e kryerjes së krimit, ndërsa materialet në ngarkim të Zenelajt i kaluan prokurorisë për veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”.

 

Itali, kapet gomonia me drogë, pranga shqiptarëve

Një gomone rreth 5 metra që transportonte disa kuintalë marijuanë është pikasur dhe është bllokuar nga Guardia di Financa disa milje larg bregut të Torre San’t Andreas, një lokalitet në Komunën Melendunjo. Dy skafistë, një 20-vjeçar dhe një tjetër 40-vjeçar, të dy nga Vlora, janë arrestuar për akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Trafikantët e ardhur nga Shqipëria gjatë orëve të para të para të mbrëmjes së djeshme, kanë dashur të përfitonin nga errësira, do të zbarkonin lëndën narkotike në brigjet e Leçes.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency