Edi Ramën nuk e beson më askush

0
131

 

Alban Bala

albanOana Lungescu, zëdhënëse e NATO-s, i hoqi sot një tjetër tulle murit te shtrembër te deklaratave te bëra me herët nga drejtues te qeverise shqiptare dhe zëdhënësve vullnetare te saj. Obligimi ynë si vend anëtar i NATO-s nuk na kërkon qe te pranojmë 1,600 ton arme kimike, edhe nëse duam me çdo kusht te japim një kontribut ne dobi te paqes globale.

Përdorimi i NATO-s si gjethe fiku për trupin e zhveshur te një marrëveshjeje dypalëshe, praktikisht i hoqi qeverise shqiptare çdo te drejte për t’i dhënë legjitimitet një operacioni ushtarak logjistik ndërkombëtar dhe dëmtoi pa vend imazhin e Shteteve te Bashkuara ne vendin me pro-amerikan ne glob.

Gënjeshtra qe dëshmohet publikisht si e tille, bën te pabesueshme çdo te vërtetë qe do te thuhet pas saj ne përpjekje për t’u kuptuar me publikun. Ne fillim Paul Walker dhe tani zëdhënësja e NATO-s provuan pa dilema se Edi Ramën tani nuk ka me arsye ta besoje askush.

Personale ose e nxitur, gafa e Edi Ramës krijoi një klime refuzimi masiv nga mbare shoqëria shqiptare pak jave pas marrjes se detyrës. Ajo dëshmoi edhe njëherë se komunikimet strategjike mbesin një prag i pakapërcyeshëm dhe detyrues për te gjitha palët qe duan te jene efektive ne detyra konkrete.

Mënyra sesi Edi Rama e menaxhoi këtë çështje, vrau çdo shans qe ajo te gëzojë një konsensus sado formal publik për t’u realizuar. Dhe pa konsensus, çdo zhvillim ndodhet ne kushtet e krizës permanente.

Me ose pa armët kimike te Sirisë, Shqipëria do te hyje ne nje krize përfaqësimi dhe qeveria do ta ndjeje shume shpejt armiqesine qe prodhoi pa nevoje ndaj shtetesh partnere, te cilat kane deklaruar hapur se ndjehen te kërcënuar nga ky operacion. Ndoshta qysh ne fillim te dhjetorit…

Me ose pa armët kimike te Sirisë, mazhoranca ka njohur një çarje te thelle qëndrimesh, te cilat mbetet vetëm te shpallen. Me dhunën e kartonëve Rama mund te prodhoje vendime, por jo aleanca. Mes respektit te shqiptareve dhe dashurisë se Edi Rames, LSI dhe çdo grup tjetër politik natyrshëm qe zgjedh shqiptaret.

Nëse pranon ne vend armët kimike te Sirisë, qeveria Rama do te këtë çdo dite ne bulevard ose turmën paqësore – por te motivuar – për ta nxjerre atë prej zyrave ose rrezikun e nje largimi te turpshëm përballë katastrofës eventuale. Kjo situate do te çonte pashmangshëm ne rënien e qeverise Rama brenda pranverës se vitit te ardhshëm, sepse askush nuk qeveris dot një vend ne kushtet e mosbindjes civile.

Nëse Rama detyrohet te mos i pranoje armët kimike, përsëri mazhoranca e ka humbur legjitimitetin e veprimit publik – sepse qartazi kuptohet se ajo u tërhoq ne minutën e fundit per te mos humbur karrigen e saj. Ata qe Rama i beri armiq ne heshtje, do t’i ketë armiq edhe pasi te ketë folur. Ndërsa miqtë do humbin si shansin për te marre nje favor, ashtu edhe besimin tek serioziteti i partnerit shqiptar. Kush fitoi çfarë ne këtë pikturë?!

E gjitha kjo sepse heshtja dhe gënjeshtra nuk prodhojnë komunikime, aq me pak strategjike.

Dhe nëse Rama vendos qe te keqpërdorë ende zëdhënësit e tij vullnetare për te fyer publikun me terma “paranojake”, “injorance kolektive”, etj, ta dije se shume shpejt po ata zëdhënës do ta kryqëzojnë ne emër te atij qe do zëvendësoje Ramën ne zyrën e kryeministrit. Nëse nuk e beson këtë, le t’i bëjë një sms Sali Berishës tek numri qe e kane te gjithë.

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency