Këmishët xhins rikthehen në modë

0
152

pastedGraphic-12Për me tepër stil dhe për të qenë në modë, duhet të keni patjetër një këmishë xhins. Ja disa modele tendence.

 

 

Kur bizhutë bëhen të shenjta

Bizhuteritë me kryq janë tendenca e fundit për dimrin 2014

Mes byzylykëve dhe varëseve, vathëve, madje dhe unazave është vetëm dëshira për të zgjedhur. Pasi janë parë në versionet oversize gjate sfilatave të modës, tani është momenti për t’i njohur me nga afër, cilat janë detajet e tyre, modelet më të preferuara dhe si t’i mbajmë. Nëse keni ndjekur sfilatat e modës, patjetër që keni vënë re kryqe të arta në stilin barok, ushtarak dhe slim. Kanë dalë në skenë mbi të gjitha në javën e modës në Milano, kur Dolce & Gabbana të parët, por edhe Ferragamo dhe Alberta Ferretti kanë zbukuruar me aksesor veshjet e tyre, dhe pikërisht nga kryqet. Çdonjëri i ka sjellë në mënyrën e vet, por është fakt se kryqi për këtë sezon është absolut, në fushën e bizhuterisë dhe gjerdanërisë, është pa dyshim protagonisti më i madh i dimrit 2014. Në fakt, tendenca e bizhuve me kryq është antike ose e kohëve më parë. Në fillim të viteve ‘90 ishte një element kult i një stili të paharrueshëm. Sezoni 2014 bën një kalim në të shkuarën dhe na i propozojnë përsëri, duke luajtur me stile të ndryshme dhe duke i bërë më artistike. Ashtu siç theksuam dhe më lart, ato që na kanë tërhequr vëmendjen menjëherë janë propozimet nga Dolce & Gabbana. Dyshja e modës ka realizuar vathë, varëse madje dhe kurora me një “mood” barok. Ferragamo ka synuar për një stil të thjeshte dhe minimalist, duke realizuar zinxhirë të gjatë me varëse kryq slim, ndërsa Alberta Ferretti lidhet me traditën ushtarake, me modele që zakonisht përdoreshin si medaljone me vlerë.

Në një stil të ngjashëm lëviz dhe Anna Sui, e cila propozon fillimisht varëse me kryqe të Maltës, të karakterizuar nga shumë ngjyra. Sigurisht nuk mungojnë edhe propozimet low cost.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency