Zgjedhjet në Kosovë, “të gjithë” shpallin fitoren

0
155

 

Situatë e tensionuar, OSBE tërhiqet nga veriu, sulme dhe presione në të gjithë vendin, rezultatet e para sot në mëngjes

 

zgjedhjet-rahovec1380696663Vetëm pak minuta pas mbylljes së vendvotimeve, disa kandidatë kanë filluar të shpallin fitoren. Pas Partisë së Fortë, fitoren e ka shpallur menjëherë kandidati i LDK’së për Kryetar të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri. Edhe kundërkandidati i tij nga PDK, Qemajl Mustafa, është shperhur i bindur në fitore. Për fitore ka folur edhe Pal Lekaj i AAK’së. Zëdhënësi i PDK’së, Blerand Stavileci, ndërkaq, në një konferencë për media ka thënë se kjo parti në zgjedhjet lokale të mbajtura sot ka arritur sukses të madh. Sipas tij, PDK-ja përveç komunave aktuale me të cilat udhëheqë, prin edhe në tri komuna tjera: në Rahovec, Kamenicë dhe në Suharekë.

Qëndrat e votimit

Të gjitha qendrat e votimit duke filluar nga ora 19:00, janë mbyllur, dhe tani po shkohet drejtë procesit të numërimit të votave. Shtabet e partive politike, pritet që shumë shpejtë të fillojnë të dalin me rezultate preliminare, ndërsa të tillat pak më vonë pritet të dalin edhe nga ana e KQZ-së. Ndërsa në veri, situata ka qenë krejt ndryshe. Atje grupet ekstremiste kanë penguar gjatë tërë ditës pjesëmarrjen e bashkëqytetarëve të tyre në zgjedhje. E në mbrëmje situata ka eskaluar edhe më tutje, ku persona të maskuar kanë futur në një qendër votimi në veri, duke demoluar tërë materialin zgjedhor. Pas kësaj, përfaqësuesit e OSBE-së janë tërhjekur nga këto qendra votimi, dhe kanë kërkuar nga KQZ që ta ndërpresë procesin e votimit atje. Pritet që zgjedhjet në veri të shpallen të pavlefshme, për shkak të pa mundësisë së organizimit të lirë të tyre.

VERIU

Sipas agjensisë së lajmeve Kosovapress OSBE ka rekomanduar anullimin e zgjedhjeve në veri të Kosovës pas tensioneve të një pas njëshme që po shoqërojnë këtë zonë. Agjencia bën me dije se disa grupe ekstremiste nuk lejuan të votohet lirisht dhe në veri ka pasur tensione në qendrat e votimit.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka hyrë në një mbledhje urgjente. Burime të Kosovapress’it mësojnë se OSBE është duke rekomanduar ndërprerjen e zgjedhjeve në veri. Për këtë arsye, sipas burimeve të Kosovapress’it, edhe është thirrur mbedhja urgjente e KQZ-së për të marrur një vendim lidhur me këtë.  Po këto burime, bëjnë të ditur se OSBE vetëm se ka filluar të largohet nga veriu. Ekipi i Kosovapress’it ka marrë vesh për këtë takim. Sapo kanë hyrë brenda në takim, anëtarët e KQZ-së kanë thirrur një pauzë duke mos lejuar ekipin e Koosvapress’it të jetë prezente në këtë takim urgjent. Ndryshe, gjatë gjithë ditës janë raportuar parregullësi dhe probleme të natyrave të ndryshme nga veriu i Mitrovicës.

Naftë për vota

Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar në Prokurori një denoncim ndaj Partisë Demokratike të Kosovës ku thuhet se ky subjekt dyshohet se ka blerë vota me naftë. Express ka siguruar formularin që VV ia ka dorëzuar Prokurorisë.  “Mbrëmë me 02.11.2013 rreth orës 22:50, pas informatave te pranuara nga disa aktivist kemi hasur se te pika e karburantit Pajtimi në Malishevë, ka japur mbi 9.000 euro derivate ne këmbim te votës, ne e kemi verifikuar disa raste por qe kemi.

21 persona me armë

Koordinatorja Nacionale e Zgjedhjeve, Laura Pula ka thënë se Prokuroria e Shtetit gjatë ditës ka proceduar 14 lëndë, në të cilat janë të përfshirë 24 persona, prej tyre 21 janë në mbajtje.  Pula ka thënë se një person është ndaluar në Istog, një tjetër në Pejë, 2 persona në Gjilan, 3 në Gjakovë, 2 në Graçanicë, ndërsa të gjithë këta kanë bërë shkelje të procesit zgjedhor.  Ajo ka konfirmuar incidentin në fshatin Suhadoll, por ka theksuar se kjo ngjarje nuk ka pasur të bëjë fare me  procesin e zgjedhjeve. Ndërsa zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se ngjarja në Suhadoll ka qenë jashtë perimetrit të votimit, dhe ka shtuar se policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar një person. Kelani ka theksuar se çdo informacion që merret nga policia është në funksion të ruajtjes së sigurisë në zgjedhje. Sipas tij, të gjitha këto raste nuk kanë penguar procesin e votimit.

Pjesëmarrja

Sipas KQZ-së në votime kanë dalë 568 mijë e 709 votues, që në krahasim me vitin 2009 është në rritje e sipër. Deçan 30.5 % Gjakovë 32.29% Gllogoc 34.20% Gjilan 37.6% Dragash 27.70% Istog 31.70% Kaqanik 32.76% Klinë 33.39% Fushë Kosovë 34.07% Kamenicë 36.42% Mitrovicë e Jugut 29.14% Leposaviq 12.52% Lipjan 37.62% Novoberdë 40.50% Obiliq 37.08% Rahovec 28.83% Pejë 26% Podujevë 35.93% Prishtinë 36% Prizren 26.76% Skenderaj 24.41% Shtime 32.61% Shtërpc 45% Suharekë 37.03% Ferizaj 32.92% Viti 30.68% Vushtrri 31.06% Zubin Potok 13.38% Zveçan 7.39% Malishevë 39.77% Junik 36.77% Mamushë 41.23% Han i Elezit 47.51% Graqanicë 39.39% Ranilug 44.47% Partesh 50% Kllokot 48.29% Mitrovicë e Veriut 7.09%

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency