Diamanti më i madh i portokalltë në ankand

0
149

 

diamantShtëpia për ankande Christy do ta qesë në Gjenevë në ankand më 12 nëntor diamantin më të madh në botë të portokalltë. Vlera e diamanti është 17  – 20 milionë dollarë (14 – 16 milionë euro). “Ky është një gur i jashtëzakonshëm”, sidomos me ngjyrë intensive, i ka thënë agjencisë France Press  eksperti i Christy-t Jean Marc Linel.  Diamanti i portokalltë ka 14,82 karate, e duket sikur një badem. Emri i shitësit nuk është kumtuar e guri është gjetur në Afrikën Jugore.

 

Xhelati që ka “vrarë” 800 persona

Xhelati kryesor egjiptian Haxh Abd al Nabi deri më tani ka vrarë 800  persona por nuk ka dilema morale dhe e do punën e vet. Puna është punë, thotë dhe shton se nuk ka mëshirë për të dënuarit me vdekje.  “Nuk kam dilema morale. Vrasësi ka bërë ndonjë gjë monstruoze dhe për këtë arsye nuk më vjen fare keq”.  Ai konsideron se ka talent për këtë punë. “Te shtëpia përpiqem të jem i qetë aq sa mundem. Punën e shoh si çdo punë tjetër dhe përpiqem ta bëjë në mënyrën më të mirë”, thotë Nabi i cili pranon se si inejxher i kishte dashur macet.

 

Burri me mustaqet më të gjata në botë

Në disa kultura mustaqet janë simbol i dijes, maturisë, burrërisë, por ky indian në foto ndoshta e ka tepruar disi me krenarinë e tij.  Ram Singh Chauhan është 58 vjeç  dhe është njeriu me mustaqet më të gjatë në botë, 4. 2 metra të gjata. Ai banon në qytetin e Jaipurit, në shtetin indian të Rajasthanit, dhe thotë se mustaqet janë “pasuria më e çmuar që zotëron”. Mund të duket e pabesueshme por ai ka harxhuar plot 32 vjet nga jeta e tij, me rreth 2 orë në ditë përkujdesje për mustaqet. Pamja e tij e çuditshme ka bërë që ai të jetë edhe aktor në një film të tipit Xheims Bond, të quajtur “Oktapodi”.  “Të rrisësh mustaqe është si të përkujdesesh për një fëmijë”, tha indiani. Ka qenë e vështirë vijon ai, “i kam rritur mustaqet që kur kamë qenë adoleshent, dhe nuk e kam rruajtur fytyrën që prej vitit 1970”.  Mustaqet e tij kanë hyrë në librin e rekordeve Gines, dhe ai ende nuk e ka reshtur dedikimin e tij ndaj tyre.  “Mustaqet janë simbol i krenarisë dhe respektit. Në Indinë e lashtë, mustaqja simbolizonte gjithçka. Mbi të gjitha është falas”.

 

Lotojnë njerzit, hidhet në gjyq fabrika që prodhon salcë djegëse

Një qytet i vogël në shtetin amerikan të Kalifornisë ka hedhur në gjyq prodhuesit e një salce djegëse.Zyrtarët në Ajrvindejll thonë se era që vjen nga fabrika, ku prodhohet salca, bën që njerëzit të lotojnë. Ata po ashtu thonë se do të kërkojnë nga gjyqtari i qarkut në Llos Angjelles që të urdhërojë kompaninë Huy Fong Foods që të ndalojë menjëherë prodhimin e salcës Sriracha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency