Skënderbeu nuk pyet për Partizanin, Tirana zhytet në terr

0
132

Jurges Veizaj

Ndeshje emocionuese kanë qenë sfidat midis Skënderbeut dhe Partizanit dhe ajo e Tiranës me Flamurtarin. Korçarët arritën që të mposhtnin me lehtësi “demat e kuq”, ndërsa Tirana mposhtet kësaj radhe nga Flamurtari

 

skenderbeu-300x194Kanë mbaruar dje edhe tri sfidat e programuara për Superligën Shqiptare. Kjo javë ka qenë e veçantë, për faktin se ka pasur mjaft sfida interesante, duke filluar këtu nga sfida midis Skënderbeut dhe Partizanit. Një sfidë shumë e rëndësishme duke pasur parasysh edhe përbërjen e dy skuadrave. Partizani vinte pas një sezoni të filluar mirë duke fituar edhe derbin e rëndësishëm ndaj Tiranës, ndërsa Skënderbeu pati pak vështirësi në fillim, ndërsa tani ka rimarrë kreun dhe po gëzon një formë mjaft të mirë. Mirëpo korçarët nuk falin, edhe pse kanë përballë një kundërshtar të fortë. Ekipi i Josës ka arritur që të mposhtë me rezultatin 3 me 0 “demat”, duke treguar edhe një herë forcën që ka. Emocionuese ka qenë edhe sfida midis Tiranës dhe Flamurtarit. Duket se vlonjatët kanë shtrënguar dhëmbët dhe po fillojnë të marrin pikë. E filluan me Kukësin, ndërsa tani ishte radha e Tiranës. Edhe pse jo në fushën e tyre, labët kanë arritur që të dalin fitimtarë të sfidës me rezultatin zero me dy, ndërsa Tirana duket se po përjeton një sezon mjaft të keq. Ekipi, edhe pse tashmë me trajner të ndryshuar, nuk po arrin që të marrë rezultate. Kryeqytetasit pësuan një humbje në Kavajë ndaj Besës. Një ndeshje shume e kontestuar, kur bardheblutë akuzuan Besën se nuk kishte regjistruar lojtarin kosovar, ndërsa ndaj Flamurtarit ishte një sfidë ndaj të cilës nuk mund të kishte vend për kontestime. Kështu, ekipi futet në një rrugë që duket pa dritë në sfond.

Skënderbeu – Partizani

Një ndeshje që duhet thënë se u dominua nga ekipi korçar. Ishin ata të parët që tentuan që në minutat e para të shënonin. Është Orelesi i pari ai që godet me kokë, por Hoxha i kundërpërgjigjet mirë duket mos e lejuar. Një goditje e marrë që në minutat e para që duket se nuk u bëri mirë demave të kuq. Muzaka nga krahët është tepër i lëvizshëm dhe e zhbalancon lojën e kundërshtarëve, ndërsa Shkëmbi organizon mjaft mirë skuadrën e tij me anë të çdo topi. Duket se çelësi i ekipit korçar gjendet te mesfusha. Një mesfushë tepër e shkathët dhe që mundohet që të zotërojë çdo top. Ndërsa për Partizanin është i pari Udoh ai që tenton, por pa rezultat. Loja do të vazhdonte të zhvillohej në të dyja kampet derisa të vinte Pero Pejiç me parabolën e tij me kokë. Kroati merr mirë një pasim të Shkëmbit dhe e godet lart duarve të Hoxhës, që nuk kishte asnjë mundësi për të vepruar. Një gol që e çon skuadrën korçare në avantazh. Mirëpo duket se goli do të vinte me një çmim dhe ai që do ta paguante do të ishte Shkëmbi. Kapiteni do të dëmtohej dhe do ta linte vendin e tij për Dimon. Kështu mbyllet dhe pjesa e parë teksa skuadrat shkojnë drejt dhomave të zhveshjes me ide të reja për pjesën e dytë. Një fraksion i dytë që do të niste me ndryshime. Do të ishin demat ata që do të binin zëvendësime. Do të jetë Odalele ai që do të futet në lojë në vend të Prençit. Zëvendësim do të kishte edhe për Udoh që do të zëvendësohej nga Murati. Një Partizan që duket paksa i ringjallur me ndërrimet. Kjo, pasi është Udalele ai që do të organizonte për skuadrën e tij. Ndërkohë që do të ishte Bordo zëvendësimi i tretë për Likën që do të futej në vend të Maliqit. Një Partizan që duket mirë në lojë, por që pikën e dobët e ka të sulmi pasi i mungon një finalizues. Ndërsa nga ana tjetër është Skënderbeu që tenton me anë të krosave të shënojë. Edhe Josa bën zëvendësimet e tij duke parë që skuadra kishte nevojë të bëhej pak më ofensive, kështu që fut Radasin në vend të Ademirit. Zëvendësimi i dytë është edhe futja e Ribajt në vend të Morinës duke i dhënë mundësinë skuadrës që të përfitonte me anë të kundërsulmit. Fieraku dukej se do të shpërblente besimin që i dha trajneri, duke shënuar në minutën e 90-të. Ndërsa goli i që do të shtrinte përtokë Partizanin, ishte goli i tretë dhe i dyti personal i Pero Pejiçit që në të 93-ën do t’i jepte trepikëshin skuadrës.

Flamurtari – Tirana

Flamurtari ka fituar në Tiranë me një rezultat të pastër 0-2 falë Zeqirit në një superformë. Bardheblutë janë dorëzuar për të pësuar një tjetër humbje dhe tani janë një hap larg fundit. Në pjesën e parë, Tirana ka humbur shumë raste të pastra shënimi, por edhe vlonjatët kanë pasur mundësinë e tyre. Atë që se bëri skuadra nga kryeqyteti e realizon Flamurtari. Peposhi shkakton një penallti të cilën e shënon Zeqiri në minutën e 53-të. Tirana përpiqet shume të gjejpë barazimin, por në sulm skuadra e trajnerit Gallo nuk ka qetësinë e duhur. Flamurtari ngel me një lojtar me pak pas largimit të Lenës me karton të kuq, por sërish bardheblutë nuk e kthejnë dot rezultatin në favorin e tyre. Flamurtari përfiton nga hapësirat që lë Tirana dhe arrin të dyfishojë rezultatin për ta fituar ndeshjen me shifrat 0-2, sërish me anë të Zeqirit në minutën e 83-të. Kështu, vlonjatët arrijnë të mposhtin Tiranën dhe të marrin një trepikësh shumë të vlefshëm në transfertë.

Lushnja – Besa

Lushnja i është falur një goli të shënuar nga Bjelkanoviç për të marrë tri pikë shumë të rëndësishme në luftën për mbijetesë. Lagunarët kanë mposhtur skuadrën e Besës që mbetet në vendin e fundit. Të ndihmuar nga tifozët vendas, Lushnja ka shënuar dhe më pas ka menaxhuar të gjithë minutat e pjesës së dytë për ta fituar ndeshjen. Goli në minutën e 18 i ka prerë krahët Besës që pas dy rezultateve pozitive radhazi ka gjetur sërish një tjetër humbje. Lushnja me këto tre pike ka marrë vendin e pestë në klasifikim dhe tani ka pozita mjaft komode për vazhdimësinë e këtij sezoni.

 

 

SKËNDERBEU – PARTIZANI 3-0

Golat: Pejiç 32′, 90+3′, Ribaj 90+1

Gjyqtarë: D. Jubica

 

LUSHNJA – BESA 1-0

Golat: Bjelkanoviç 18′

Gjyqtarë: L. Jemini

 

TIRANA – FLAMURTARI 0-2

Golat: Zeqiri 53′ (pen), 83′

Gjyqtarë: E. Jorgji

 

 

 

Box

“Fanatcis”, të acaruar me lojtarët e Tiranës

Humbja e radhës në shtëpi nuk është pranuar nga tifozët e Tiranës. Të acaruar nga paraqitjet e dobëta që skuadra po bën dhe nga pozitat e rënduara në fundin e tabelës, tifozët bardheblu kanë protestuar pas ndeshjes me Flamurtarin. “Fanatics” u kanë kërkuar lojtarëve të heqin fanellat nga trupi dhe të mos shkelin më në stadium. Është dashur ndërhyrja e policisë që tifozët të mos konfrontohen me lojtarët jashtë dyerve të stadiumit.

 

Box

Tifozët e Skënderbeut bllokojnë ndeshjen për 10 minuta

Në pjesën e parë të ndeshjes Skënderbeu-Partizani, pas golit të shënuar nga Pero Pejiç, tifozët korçarë kanë ndezur tymuese dhe fishekzjarre të panumërta. Një re tymi ka mbuluar të gjithë sipërfaqen e stadiumit dhe lojtarët e kanë pasur të pamundur të shohin se çfarë ndodh në lojë. Gjyqtari ka ndërprerë takimin për pesë minuta. Kur tymi nuk po largohej pasi tifozët vetëm ndiqnin tymuese, gjyqtari i ka kërkuar kapitenit Shehi të flasë me ta për të ndryshuar gjendjen. Pas afro 10 minutash ndeshja ka rinisur.

 

Box

 

Gjoka: I lumtur për fitoren

 

I gëzuar është shfaqur trajneri Gjoka për fitoren e skuadrës së tij. “Sinjalet e para i dhamë në ndeshjen me Kukësin e pas atyre tri pikëve sot morëm edhe tri të tjera. Ishte e vështirë, por shumë e bukur. Tiranën e kemi mundur edhe sezonin e kaluar në këtë stadium me rezultatin 3-6, por sot ishte më e bukur. Morëm një fitore që i dedikohet skuadrës dhe presidentit Gjika. Shohim përpara. Tani kemi si synim vetëm të qëndrojmë këtë vit në Superligë”, – ka deklaruar Gjoka.

 

1          Skënderbeu              10        22

2          Teuta                          10        19

3          Vllaznia                     9          16

4          Lushnja                     10        15

5          Partizani                    10        14

6          Laçi                             9          13

7          Kastrioti                      10        12

8          Flamurtari                  10        11

9          Bylisi                          9          10

10        Tirana                         10        10

11        Kukësi                        9          9

12        Besa                           10        8

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency