Si të veshim një pelerinë dhe të jemi fashion

0
203

Ieva LagunaKthimi në modë i pelerinës për vjeshtë/dimër 2013-14 është në një hap për nga suksesi me palltot oversize, një ndër must have shumë të suksesshëm të këtij sezoni të ftohtë.

Pelerina kthehet ne mode ne këtë sezon dimëror 2014, veshje me shije vintage dhe me pamje gjithmonë e më shumë të rafinuar, që në koleksionet e fundit të firmave luksoze ka parë interpretime me të vërtetë origjinale. Pelerinat janë bërë kohët e fundit një artikull që nuk mund të mungojë në koleksionet private të një fashion victim të vërtetë, mbi të gjitha në versionet e fundit që e bëjnë një veshje të përshtatshme si për një look casual gjate ditës dhe një outfit më të rafinuar dhe elegant për në mbrëmje dhe raste.

Kthimi në modë i pelerinës për vjeshtë/dimër 2013-14 është në një hap për nga suksesi me palltot oversize, një ndër must have shumë të suksesshëm të këtij sezoni të ftohtë. Kështu ja ku kthehen në modë pelerinat, pallto karakteristike me prerje anësore për të lënë krahët të lirë. Pelerina kombinohet bukur me një look elegant, mund ta kombinoni me modele të gjata, mbi të gjitha nëse bëhet fjalë për pelerina të zeza apo të bardha si modelet e propozuara nga Valentino.

Look-u total black me pelerinë është shumë i gjetur, por jo për këtë arsye duhet të ndieni dëshirën vetëm nga një ngjyrë. Pelerinat bojë kafe kombinohen dhe me veshje në ngjyrë ulliri, ndërsa ato gri mund të kombinohen me një look të zi ose blu të errët. Pelerinat më trendi janë ato të Patrizia Pepe ose H&M janë të preferuara për t’u veshur në fustane mini të së njëjtës gjatësi, por pelerina është perfekte edhe për ta veshur me jeans.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency