Fotot për Ismail Qemali ekspozohen në Serbi

0
127

 

Udhëheqësi lëvizjes kombëtare shqiptare dhe kryetari i parë i shtetit të pavarur shqiptar prezantohet përmes fotove para publikut serbe

 

31 tetor Ismail QemaliFotografitë e Marubit për Ismail Qemalit dhe kryengritësit shqiptar janë ekspozuar në Muzeun e Historisë në Beograd në kuadër të ekspozitës “Duke imagjinuar Ballkanin”. Përmes fotove të ekspozitës tregohet jeta në vende të ndryshme si kafene dhe mjedise të tjera publike trajtuar përmes figurave historike dhe deri te jeta kulturore dhe dasmat në të gjitha shtetet. Ekspozita përpiqet të tregojë ngjashmëritë dhe perceptimin që ka pasur në shekullin e 19 dhe fillim të shekullit 20 mes popujve të Ballkanit. Katerina Mitrovic një prej kuratereve thotë se është hera e parë që një muze kombëtar arrin që të ftojnë njëri tjetrin në paraqitjen e historisë së tyre. “Kjo ekspozitë tregon se mund të happen shumë tema dhe se ato që janë mund të thellohen edhe më tej”, deklaron Mitrovic. Ajo thotë se ngjashmëritë janë të mëdha, por ndodh se ato nuk janë paraqitur aq shumë. “Sa i përket kulturës bashkëkohore, ajo është gjë tjetër pasi është e ndryshueshme dhe në të mund të ndikohet. Nuk është si e kaluara dhe nuk është aq e ngurtë. Ta zëmë se përmes muzikës i gjithë rajoni ynë për të tjerët perceptohet si një territor i ngjashëm dhe jo si hapësirë e konflikteve të përhershme”, thotë Mitrovic. Ekspozita është organizuar përmes UNESCO-s dhe do të lëvizë nëpër shtete të ndryshme. (marrë nga Ekspress)

 

My Bronx, shfaqja e rrallë në Opera

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit organizojnë premierën absolute “My Bronx”, një teatër muzikor nga Terry Jenoure me regji të Linda McInerney

Deerfield Productions e paraqet këtë pjesë të re teatrore, ndërdisiplinore që shfaqet në data 4-5 nëntor me muzikë origjinale dhe poezi nga Jenoure. Maria Mitchell, balerinë  e njohur  e Neë Yorkut dhe saksofonisti i mirënjohuri Berhani Ëaldu do ta shoqërojnë  në këtë pjesë dinamike.

My Bronx, vlerësohet njee shfaqje e gjallë, plot ngjyrë  dhe cilësi. Kjo performancë, ofron një bashkëveprim midis alkimisë, formës së përcaktuar dhe improvizimit

Për ardhjen në skenën shqiptare, McInerney është shprehur se : “Ne jemi shumë të lumtur që do të  të ofrojmë premierën evropiane të My  Bronx në Tiranë. Ne mendojmë se kjo shfaqje do të pëlqehet dhe do të kënaqë audiencën shqiptare . Kjo pjesë skenike ekspansive dhe e karakterizuar nga muzika origjinale  dhe poezia e Znj Jenoure do të përmbushet  me shumë  krijimtari. Historitë janë të endura së bashku si një sixhade; ato lëvizin nga e kaluara në ditët e sotme duke ardhur te publiku si një udhëtim përmes kujtesës dhe historisë.

Ajo është një amalgamë e mahnitshme  formash që  të gjitha burojnë nga Terry . Ajo lartëson  rrënjët e saj Xhamajkiane dhe Porto Rikane ,mjeshtërinë  në  xhaz dhe poezinë e saj , e gjitha kjo  plotesohet duke vallëzuar me kukullën  e saj në dorë në rrugët imagjinare të shtëpisë së saj “Bronx” . Ju kurrë nuk keni përjetuar  një shfaqje të tillë. Performanca, MY BRONX ofron një bashkëveprim midis alkimisë, formës së përcaktuar dhe improvizimit.  Znj Jenoure merr rrugët e performances, i tërheq ato në një hartë të improvizuar dhe i jep trajtën  një formë të re dhe fleksibile. Sipas znj Jenoure , ” unë  kam bërë harta për bateristin dhe balerinën që janë të pavarura nga sugjerimet dhe  poezia . Ajo sfidon rolet tradicionale të solistit dhe të shoqëruesit . Secili artist punon në botën e tij, por së bashku, i japin  jetë efekteve surprizë. Diçka tjetër që është e rëndësishme në lidhje me këtë punë është dashuria ime për historitë”.

Në “My Bronx”, Jenoure shpreh mënyrat  e  temave të transplantuara   kulturore dhe familjare të ringritura në një vend të ri. Me udhëtimin e znj Jenoure, ajo shpërthen përpara me sukses dhe  lulëzon në një atdhe të ri duke imponuar audiencën për të treguar historitë tyre. Performanca do të rritet nga një instalacion arti i shtrirë, i përbërë nga  përzierje  kukullash  të punuara  me dorë , disa  të mesme , disa  të  vogla , të krijuara  të gjitha nga znj Jenoure dhe të përfshirë në koreografinë e kësaj pjese . Kukullat do të jenë në dispozicion për shitje, si dhe  një libër me poezitë e saj .

McInerney komisionoi“My Bronx” përmes kompanisë saj“Old Deerfield Productions”. Unë kam kërkuar për të krijuar meTerry që prej shumë vitesh. Unë kam dashur  të ndërtoj  një pjesë që të nxirrte në pah  aftësitë e saj të shumta. Ajo eshte nje shkrimtare nje artiste e punës së dorës, nje balerinë, një violiniste, një këngëtare, dhe një mendimtare e madhe. Unë kam dashur ti sjellë  të gjitha këto pjesë së bashku në një skenë dhe pastaj ta  ndaj atë pjesë të saj me komunitetin tonë . My BRONX  do të lërë një këngë që prek  zemrën tuaj, një ritem  që rrëmben hapin  tuaj, dhe një nevojë të dëshpëruar për të rrëmbyer një laps për të shkruar historinë tuaj . Ne kurrë nuk kemi  parë asgjë si Terry Jenoure ; “Mbahuni fort se do te habiteni!(çuditeni)”

Re.Ku

 

“Lëkura e qenit” e Fatos Kongolit botohet serbisht

Romani “Lëkura e qenit” i autorit Fatos Kongoli është botuar në serbisht nga shtëpia botuese serbe “Samizdat-B92” me përkthim të Hamdi Ukaj. Gjatë këtyre ditëve libri është paraqitur edhe në panairin e përvitshëm të Librit të Beogradit.Botimi në serbisht i romanit vjen pas botimeve të tij në frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, sllovakisht, polonisht, italisht dhe vitin e kaluar në gjuhën esperanto.Ndërkaq, në Panairin e Librit në Tiranë gjatë muajit nëntor do të paraqitet romani më i fundit i Kongolit, me titull “Njeriu me fat”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency