Standard.al

Si të dashurohesh dhe të mos dashurohesh

dashuA ekzistojnë mënyra për të mos u dashuruar gjatë një lidhjeje? A ka shenja apo tregues që gjatë një marrëdhënieje të vërehen shkëndijat e rënies në dashuri dhe dashurisë së vërtetë?

Përfundimet e disa studimeve që janë marrë me këtë çështje japin shumë udhëzime në këtë drejtim. Në qoftë se i besoni një shkencëtari që merret me “çështjet e zemrës” atëherë vazhdojeni leximin. Nëse jo, ju këshillojmë ta ndërprisni këtu.

I gjithë faji është i oksitocinës

Kërkimet mbi psikologjinë dhe kiminë e trurit gjatë periudhës së rënies në dashuri tregojnë përdorimin e disa gjetjeve praktike. Ka momente në jetë kur rënia në dashuri mund të jetë një boshllëk ose fatkeqësi: të dashuruarit është një eksperiencë që merr shumë energji dhe mund t’ju largojë ose t’u japë fund çështjeve personale, gjë që për momentin mund t’ju duket më se normale dhe e parrezikshme për marrëdhënien në çift në vazhdim.

Ndërkohë që në periudha të tjera të jetës, rënia në dashuri dhe jeta në çift mund të jetë një kompletim i asaj që kemi dëshiruar ngaherë, e cila na bën të jetojmë më mirë. Por çfarë këshillojnë studimet shkencore për ata që duan të dashurohen dhe ata që nuk duan të dashurohen?

 

Këshillat e zemrës së shkencëtarëve

 

Si të mos dashurohesh

Nëse puthja e parë ose më keq, bashkëbisedimi, funksionojnë, atëherë ju duhet të merrni sa më shpejt masa dhe të shmangni ndërlikimet sentimentale.

Mos dilni kurrë dy herë me të njëjtin person dhe mos bëni më shumë se tri takime në një muaj. Reduktojini në maksimum përkëdheljet para dhe pas takimit për të ulur prodhimin e oksitocinës, hormoni që favorizon lidhjen. Lini kohë mes takimeve, duke i ndërthurur me ato të partnerëve të tjerë.

Shmangni shikimin në sy të personit tjetër. Hunda për shembull është një zëvendësues shumë i mirë. Mos ndani me të tjerët informacionet personale: lidhja fillon me ndjeshmërinë.

Frekuentojeni të shoqëruar personin që keni njohur dhe qëndroni me të vetëm gjatë kohës së nevojshme për të shkëmbyer ndonjë opinion. Mos krijoni miqësi në “Facebook”.

Nëse personi tjetër dëshiron ta thellojë miqësinë, atëherë përmendini fëmijët dhe martesën. Kjo mund ta trembë dhe ta nxisë të largohet prej jush.

 

Si të dashurohesh

Kërkoni një person të lirë, që nuk ka nevojë të jetë vazhdimisht në qendër të vëmendjes dhe që t’i përgjigjet “hartës suaj të dashurisë” (pamjes fizike, mendimeve, botës ideale, interesave).

Shikojeni në sy personin që keni përballë, buzëqeshini (kjo mënyrë ndez zonat e trurit që janë të lidhura me mirëqenien dhe intimitetin): në qoftë se pupilat zgjerohen, atëherë edhe ai ndien të njëjtën gjë si ju.

Imitoni gjuhën trupore të bashkëbiseduesit: pozicionin e trupit, tonin e zërit, shpejtësinë e të folurës: pasqyrimi rrit ndjenjën e afërsisë.

Flisni për detajet personale dhe dëgjojeni bashkëbiseduesin për 30 minuta, pastaj heshtni dhe shikojeni në sy për 4 minuta të tjera. Sipas psikologut njujorkez, Arthur Aron, janë 34 minutat vendimtare. Bëni dashuri me këtë person sa më parë të jetë e mundur, sepse oksitocina e prodhuar ndihmon që lidhja të forcohet më shumë.

 

Ndryshimet janë tërheqëse

Të jemi të qartë: Shijet e ngjashme në ushqim dhe në filma nuk do ta mbajnë të bashkuar lidhjen tuaj, përderisa në të njëjtën kohë pasionet e ndryshme nuk do t’ju ndajnë nga njëri-tjetri. Mendimet, kulturat, shijet, pëlqimet e ndryshme në fakt mund t’i kontribuojnë lidhjes suaj, duke bërë që secili nga ju të gjejë një perspektivë të re te njëri-tjetri. Veç kësaj, personalitetet që janë në kontrast, kanë një anë pozitive, askush nuk do ta dalë më vetveten, pas të gjithash.

Më e mira e të qenit ndryshe nga njëri-tjetri është se ju mund të kompensoni çfarëdo kualiteti apo vetie që ju mungon dhe do të donit ta kishit. Imagjinoni që ju jeni një person i turpshëm dhe gjithnjë keni dëshiruar të jeni më i hapur. Në këtë rast ju do të donit të jeni në lidhje me një person më të hapur dhe më energjik, duke kompletuar veten apo duke gjetur atë ‘gjysmën tjetër’.

 

Mos idealizo!

Ky është rregulli numër një i lumturisë bashkëshortore. Duhet të dish dhe të vlerësosh lumturitë e vogla të çdo dite dhe të mos i shkarkosh tek tjetri frustracionet tuaja, është më mirë të mendosh për vetveten dhe të kesh interesa personale.

Cili është ai zotëria me pantofla para televizorit? Është pikërisht ai, burri me të cilin je martuar? Psherëtin, duke menduar për kohët e para. Mendoje se do të kishe qenë ndryshe. Një martesë perfekte dhe ai më romantik, më i sigurt në vetvete, më i kujdesshëm ndaj shtëpisë dhe fëmijëve. Sot, përkundrazi, të ngelen vetëm ëndrrat tuaja dhe një ndjenjë pakënaqësie që nuk të braktis kurrë. Ndoshta martesa jote nuk është si në përrallë, por gjithsesi është një martesë e mirë dhe shumë gjëra mund të rregullohen akoma.

 

Forma e gjoksit të femrës, si është në shtrat?!

I doni më shumë të ëmbla në formë limoni, formë portokalli apo të qershisë magjepsëse?

Me ndihmën e parashikimit sternomantik të formave dhe shenjave të gjinjve, që më parë mund të dini se çfarë dashnoreje qëndron afër jush. Vetëm në mënyrë diskrete shikojani gjoksin.

Sipas studimeve të psikologëve amerikanë, femrat me gjinj të mëdhenj dhe të rrumbullakët janë të prira për aventura dhe zbavitje, por nuk janë aq të hapura kur është në pyetje seksi.

Femrat, gjinjtë e të cilave kanë formën e limonit, parapëlqejnë flirtet, janë spontane dhe vetëkritike. Femrat me gjinj në formë ananasi janë tepër inteligjente, me potencial të madh për avancim në karrierë, por edhe shumë romantike. Femrat me gjinj në formë të dardhës janë më seksi nga të gjitha. Ato janë argëtuese, spontane dhe nuk mund ta paramendojnë jetën e tyre pa seks të përditshëm. Interesant këtu është edhe fakti se këto femra janë edhe tepër religjioze.

Kush ka gjinj në formë portokalli nuk “shpërthen” në shtrat. Femra e tillë, ka vetëbesim dhe i di qëllimet e veta, mirëpo seksi pak i intereson. Më shumë është e interesuar për bisedime dhe për partneritet.

Femrat me gjinj të vegjël të rikujtojnë qershitë, janë argëtuese dhe shumë emocionale. Janë partnere të përsosura si për jetën e përditshme dhe për rutinën jetësore, po ashtu edhe për relaksim të joshës dhe të paparashikuar. Frymën e tyre aventuriere e aplikojnë edhe në bërjen dashuri.

 

 

Comments are closed.