Standard.al

Pesë minuta seks në ditë, shpëto martesën!

sekKa një lajm të mirë: kushtojani vetëm pesë minuta çdo ditë për të krijuar atmosferën seksuale dhe martesa juaj do të shkojë shumë gjatë. Këto skena pesëminutëshe të kujtojnë librin e ri të Bonnie Jacobsen: Shpëtoje martesën tënde në pesë minuta në ditë. Provoni një sonte!

Kujtoji vetes se bashkëshorti juaj është personi i vetëm në tokë në këtë moment që mund t’ju ofrojë seks. Në qoftë se ju merrni pak minuta për të menduar për partnerin tuaj si të dashurin tuaj të zgjedhur, ju do të ndjehen më të lidhur.

Sajoni një gjuhë që vetëm ju të dy e flisni

Një bisedë e shkurtër me humor dhe dashuri do t’i japë secilit nga ju mundësi për ndershmëri dhe për të propozuar ide të reja. Nëse ju jeni shumë të trembur për të folur rreth seksit direkt kjo lë të kuptohet te bashkëshorti juaj se ju ndoshta dëshironi që një herë tjetër të bëni dashuri dhe jo në ato momente.

Dush në mëngjes për disa minuta sensuale

Kombinimi i ujit të ngrohtë dhe lubrifikanteve të pastrimit mund të jetë i parezistueshëm. Dushi është vetëm një variacion mbi krevat.

Shkoni në shtrat në të njëjtën kohë

Bashkohu me bashkëshortin tuaj në shtrat me vetëm një këmishë dhe poshtë saj asgjë tjetër. Ju mund të jenë më të rehatshme me veshje pambuku delikate të cilat janë shumë të thjeshta dhe bien shumë në sy dhe për më tepër ju dukeni shumë seksi.

 

 

Përse tradhtojnë njerëzit? Ja disa arsye sipas një studimi.

Çfarë i shtyn meshkujt apo femrat të tradhtojnë? Një sondazh i fundit i realizuar nga Netdon për sitin Entre.Infideles.com sjell disa përgjigje. Çfarë i shtyn meshkujt apo femrat te tradhtojnë

Sipas 35% te 2300 të anketuarve, është kënaqësia ajo qe ka me tepër rendësi. Dhe sidomos kënaqësia që nuk ka asnjë lidhje me ndjenjat. 28% kane thënë se ajo çka i shtyn të tradhtojnë është dëshira për të përmbushur pakënaqësitë seksuale nga partneri (ja). Të tjera arsye janë: pasioni i dashurive të reja, adrenalina dhe ndërmarrja e rrezikut, pikantja dhe zbulimet e reja dhe së fundmi shumëfishimi i partnereve.

Ky studim ka treguar edhe një tjetër ndryshim ndërmjet burrave dhe grave. Nëse kënaqësia është motivimi kryesor për meshkujt gjate gjithë jetës, për femrat kjo evoluon me kohen. Ato kërkojnë kënaqësinë si meshkujt kur janë të reja, por pas moshës 50 vjeçare, kërkojnë para se gjithash të rigjejnë pasionin e fillimit të një lidhjeje.

 

Le të ndihet i veçantë

Secili mashkull ka dëshirë që e dashura e tij ta ledhatojë, sidomos në prani të të tjerëve. Por, natyrisht që ai kurrë nuk do ta pranojë një gjë të tillë. Në fakt, mund të duket që i pengon vëmendja juaj në praninë e të tjerëve, por thellë në vete, besoni, ai e pëlqen një gjë të tillë.

Merreni iniciativën në shtrat

“Edhe pse të gjithë mendojnë që seksi është diçka që në dhomën e fjetjes zhvillohet me iniciativën e mashkullit, ne e dimë se femrat kënaqen gjatë seksit njësoj sikur edhe gjinia më e fortë. Për këtë arsye, kohë pas kohe është mirë që ta merrni iniciativën. Secila e dashur e mirë di të jetë e turpshme, por kohë pas kohe është në gjendje të tregojë disa aftësi seksuale, të cilat gjithmonë e befasojnë këndshëm partnerin e saj.

Impresionojeni familjen dhe miqtë e tij

Nëse dëshironi të jeni një e dashur e mirë, kjo është mënyra e shkëlqyeshme me të cilën duhet të filloni. Ndoshta i dashuri juaj është i kënaqur me ju, por ai pas vetes e ka një numër të madh njerëzish, të cilët duhet gjithashtu t’i impresiononi. Secilën herë kur jeni në shoqëri të miqve dhe familjes së tij përpiquni të merrni pjesë në bisedë dhe të jeni e gëzueshme.

Takohuni, por mos e teproni

Secili mashkull e do një të dashur, e cila është e pavarur ose megjithatë e varur. Disa vajza janë të ngathëta dhe kërkojnë nga i dashuri që t’u ndihmojë për të gjitha gjërat. Në anën tjetër, ka edhe prej atyre që janë tepër të pavarura. Meshkujt preferojnë ato të cilat janë në mes. Secili mashkull pëlqen të jetë i pranishëm për të dashurën, kur ajo ka nevojë për ndihmë. Këtu mund të vijnë në shprehje edhe disa gjëra ose instinkti i tij mbrojtës ose dëshira që të ju impresionojë ose plotësojë dëshirat.

Meritojeni respektimin e tij

Femrat duan që meshkujt të sillen ndaj tyre me respekt dhe këtë e dinë meshkujt. Por, një e dashur e mirë nuk kërkon respektim, ajo e meriton atë. Nëse besoni në vete dhe në aftësitë tuaja dhe e keni një personalitet të fortë, i dashuri juaj do të ju respektojë për faktin se çfarë personi jeni.

 

Comments are closed.