Standard.al

Kreu i PD-së takon zv. ndihmës Sekretarin e Shtetit SHBA Basha: Mazhornca sulm ndaj shtetit ligjor dhe institucioneve të pavarura

Florenc Drizari

Opozita mbështet pa kushte hapjen e negociatave me BE. Aktet e qeverisë, rrezik për stabilitetin ekonomik”

Ndihmës – Sekretari Yee shprehu interes për të dëgjuar qëndrimin dhe vlerësimet e opozitës, në lidhje me konsolidimin e shtetit ligjor, zhvillimin ekonomik të vendit

 

baha“Opozita shqiptare do të mbështesë pa kushte të gjitha hapat e nevojshme për hapjen sa më parë të negociatave për anëtarësim në BE-së, si dhe të do kontribuojë në konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ShBA”. Ky ishte fokusi i bashkëbisedimit që kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhilloi një ditë më parë në selinë e PD-së, me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së për çështjet europiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee.

Z. Basha i shprehu ndihmës – Sekretarit Yee, mirënjohjen për mbështetjen dhe ndihmën e çmuar që SHBA, qeveria amerikane dhe kombi amerikan i kanë dhënë vendit tonë dhe shqiptarëve, për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit ligjor, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe ecjen përpara, në plotësimin e detyrimeve që rrjedhin nga procesi i integrimit në BE.

Z. Yee e ka uruar zotin Basha për zgjedhjen e tij në krye të Partisë Demokratike, duke vlerësuar rolin jashtëzakonisht të rëndësishëm që ka opozita, në mirëfunksionimin e një shteti demokratik. Ndihmës – Sekretari amerikan i Shtetit, në këtë takim ka vlerësuar arritjet e qeverisë, nën lidershipin e PD-së gjatë 8 viteve të qeverisjes së saj, sikundër shprehu mirënjohjen për konsolidimin e mëtejshëm gjatë këtyre viteve, të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve, Shqipërisë dhe ShBA dhe dy qeverive respektive. Ndihmës-Sekretari amerikan i shtetit vlerësoi rolin e Shqipërisë në misionet paqeruajtëse dhe luftën kundër terrorizmit.

Kryetari i PD Lulzim Basha ka theksuar se opozita do të luajë një rol konstruktiv dhe është e përkushtuar të bëjë gjithçka për vijimin e konsolidimit të vlerave të demokracisë, shtetit ligjor dhe mirëqenies së qytetarëve, si kusht themelor për të ecur të sigurt drejt integrimit të Shqipërisë në BE. Zoti Basha nënvizoi angazhimin e plotë të PD dhe opozitës shqiptare, për të mbështetur pa kushte të gjitha hapat e nevojshme për hapjen sa më parë të negociatave për anëtarësim në BE.

Ndihmës – Sekretari Yee shprehu interes për të dëgjuar qëndrimin dhe vlerësimet e opozitës, në lidhje me konsolidimin e shtetit ligjor, zhvillimin ekonomik të vendit, situatën politike dhe të ardhmen e dialogut politik midis qeverisë dhe opozitës, duke vlerësuar si jashtëzakonisht të rëndësishëm e jetik rolin e një opozite të fortë e konstruktive për mbarëvajtjen e demokracisë.

Në diskutimin mbi situatën aktuale politike në vend, z. Basha shprehu shqetësimin e opozitës, për sfidimin e hapur të shtetit ligjor, fushatën e sulmeve që mazhoranca ka ndërmarrë ndaj institucioneve të pavarura si dhe për klimën e panikut, për sa i përket situatës financiare e fiskale në vend, keqadministrimin e financave dhe pasurive publike të shqiptarëve, të parashikuara edhe në aktin normativ për buxhetin.  Ky akt i paligjshëm, – theksoi zoti Basha – pritet të përkeqësojë treguesit e zhvillimit ekonomik të vendit, duke përbërë rrezik për stabilitetin ekonomik dhe cënuar rëndë mirëqënien e çdo qytetari shqiptar.

Në këtë takim, zoti Basha e njohu ndihmës-Sekretarin amerikan të Shtetit me goditjen që mazhoranca i bëri konsensusit për ligjin e nëpunësit civil, duke nëpërkëmbur parimet e dialogut dhe gjithpërfshirjes. Shkarkimet e paligjshme në administratën publike e në veçanti në  institucionet e pavarura, emërimet në kundërshtim me ligjin në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit dhe shkrirjen e disa strukturave policisë me rol të rëndësishëm, në luftën kundër krimit ekonomik, kanë qenë shqetësimet e shprehura nga kryetari i opozitës, në takimin me zotin Yee.

Zoti Basha ka garantuar ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për vendosmërinë e PD dhe te opozitës ne tërësi për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me SHBA për të gjithë çështjet me interes të ndërsjellë në dobi të konsolidimit të marrëdhënieve të shkelqyera mes të dy vendeve dhe garantimit të paqes dhe sigurisë në botë.

 

 

 

 

PD: CA u përjashtua nga BB për mashtrim, Rama e merr konselent. Të shpjegojë tarifat

Ish-zëvendësministri i Financave, Alfred Rushaj denoncoi vendimin e qeverisë për dhënien e të drejtës së auditimit të doganave, agjencisë private ‘Croën Agents’. Opozitë këtë nismë të qeverisë e quajti një akt të dyshimtë, jo transparent dhe që bëhet në shërbim të interesave klienteliste.

Me anë të një deklarate për mediat, Alfred Rushaj i drejtoi disa pyetje kryeministrit Rama në lidhje me doganat e vendit:

“1- Si është e mundur që ju e keni ditur që përpara se të merrni postin e kryeministrit, që do te bënit kontratën për një shërbim të tillë, pikërisht me CA?

2. A ju është komunikuar nga zyrtarë të Bashkimit Europian se CA nuk ka përvojen e duhur në krahasim me projektet e BE që asistojnë prej kohesh falas doganat shqiptare?

3. A ju është komunikuar nga zyrtare të Bashkimit Europian se konsulenti CA është me kosto të lartë?

4. A ka praktike ndonjë vend i Bashkimit Europian me CA për një shërbim të ngjashëm dhe nëse po, a është vlerësuar negativisht performanca në këtë fushë?

5. A është kontrata me CA, arsyeja e vërtetë e nxjerrjes se aktit normativ ku zvogëluat të ardhurat nga doganat dhe rritet borxhin publik?

6. A do të përfitojë CA nga paratë e shqiptarëve nëse të ardhurat doganore realizohen në nivelin që administrata doganore kishte parashikuar të realizonte vetë?

7. A e ka përjashtuar Banka Botërore, CA së bashku me të gjithë filialet e saj nga pjesëmarrja për 6 muaj në çdo projekt të Bankës Botërore për shkak se është vërtetuar se ka ndërmarrë praktika mashtruese?”

“Ne presim nga Kryeministri që t’i përgjigjet publikisht këtyre pyetje, që vijnë jo vetëm nga opozita, por pikë së pari nga taksapaguesit shqiptarë, që kanë të drejtë të dinë se çpo ndodh me taksat që ata paguajnë dhe me taksidaret e rinj të qeverisë”- përfundoi Rrushaj.

 

 

PD: Tahiri të tregojë lidhjen me Elvis Doçin, vrasja e tij e mbuluar me mister

Pak ditë pas vrasjes së të ndjerit Elvis Doçi, pronar lojërash fati në Tiranë, Partia Demokratike i ka kërkuar ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, të shpjegojë lidhjen e tij me viktimën.

Në një prononcim për mediat, deputeti i Partisë Demokrartike, Gent Strazimiri u shpreh se: “ Ngjarja është mbuluar me mister, por mbi të gjitha, me heshtjen fajtore të vetë ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri”.

Deputeti Strazimiri, i drejtoi disa pyetje minstrit Tahiri, të sqarojë opinionin publik për një sërë pyetjesh.

“Zoti Tahiri, cila është lidhja që keni me viktimën Elvis Doçi i njohur si pronar lojrash fati ekzekutuar në mënyrë mafioze para pak ditësh në Tiranë?

– A ka lidhje vrasja e tij me operacionin e koduar “Fund Marrëzisë” aq të pompuar nga ju personalisht?

– Zoti ministër i Brendshëm, a keni komunikuar me viktimën dhe personat që e shoqëronin vetëm pak përpara krimit?

– A jeni i gatshëm të autorizoni prokurorinë të kqyrë tabulatet e telefonit tuaj?

Ndiqni sugjerimet tona zoti ministër, bashkëpunoni vullnetarisht me organet hetimore, sepse e vërteta do të dalë dhe bashkëpunimi do t’ju sillte lehtësira”, – përfundoi deklaratën e tij deputeti demokrat Strazimiri.

 

 

 

Gjovalin Kadeli largohet nga PD, shkon tek LSI

Deputeti Gjovalin Kadeli, i gjedhur nga radhët e së djathtës në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013, deklaroi mbrëmë se ka vendosur të largohet nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, për të kaluar me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Para zgjedhjeve të 23 qershorit, Kadeli ishte deputet i PS-së, por që pas “krisjes” që pati me lidershipin e kësaj partie për mospërfshirjen në listat shumemërore, kaloi me PD-në.

Gjatë një inteviste për RTV Ora Neës, Gjovalin Kadeli deklaroi largimin e tij nga PD-ja dhe kalimin me radhët e LSI-së. “Kam patur ngacmime të herëpashershme për shkak të gjenezës dhe mënyrës si u katapultova për të qenë deputet i PD. Mbase kjo kohë shërbeu për të qartësuar mendimet mes nesh por dhe me veten time. Jam në një studio tepër serioze, një TV që ka një shikueshmëri të lartë dhe është i shtrirë gjerësisht. Me këta njerëz kam një jetë të tërë, 20 vite me ta. Ne jemi në këtë pozicion pasi dera e PS u mbyll në një kohë kur ne punuam për të ardhur një ditë në pushtet në mënyrë që të implementojmë atë program që kemi paraqitur. Pavarësisht se ishim në krah të votuesve të PD Lezhë, ishim pranë edhe të kolegëve të PD, duke bërë të mundur ruajtjen e mandatit të katërt. Kjo tregoi se PS janë këta dhe kanë të drejtën morale të më kërkojnë llogari. Unë sëbashku me këta njerëz kemi vendosur që unë të largohem nga PD, grupi parlamentar i PD për të qenë pjesë e grupit parlamentar të LSI. Edhe në fillimet parazgjedhore unë kam pas kontaktuar me zotin Meta që të jem pjesë e ekipi të tij, por zoti Meta u vonua në përgjgije pasi kalkulonte numërikisht listat e tij në gjithë Shqipërinë dhe në atë kohë u paraqit nevoja e votës në parlament lidhur me anëtarin e kolegjit zgjedhor dhe me mbajtjen e qeverisë në mënyrë që të përmbushte detyrimin për zgjedhje të lira. Ato zgjedhje u realizuan mrekullisht mirë falë një njeriu që quhet Sali Berisha”- deklaroi Gjovalin Kadeli.

Comments are closed.