Standard.al

Kompetencat e task-forcës për ndërtimet, opozita: Po shkelet Kushtetuta

 

Komisioni për Veprimtaritë zhvillon dje një seancë dëgjimore me ministren e Zhvillimit Urban dhe Turizmit. Seanca u thirr me kërkesë të deputetëve të opozitës. Mes tyre dhe përfaqësuesve të qeverisë pati debate lidhur me rritjen e kompetencave të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar si dhe për vlerësimin e kryer nga pushteti ekzekutiv mbi përputhshmërinë e tij me parimin e ligjshmërisë.

vlore-shembjjet-djeMinistrja Gjermeni tha se ky vendim është në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjin për inspektimin e ndërtimit. Por, sipas opozitës, vendimi i Këshillit të Ministrave është antikushtetues sepse i jep qeverisë kompetencat e gjykatës.

“Kjo veprimtari është e strukturuar dhe koordinuar përmes task-forcës dhe duke pasur parasysh një hartë konkrete nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, nga ALUIZNI, nga Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, duke u koordinuar në lidhje me ndërtimet informale, vendndodhjen e tyre para se të bëhet realisht një ndërhyrje për prishje”, – tha Gjermeni. Por sipas ish-ministrit të Bujqësisë, Genc Ruli, “ky akt normativ, së pari dhe mbi të gjitha është në kundërshtim me Kushtetutën. Ai prek pikërisht atë të drejtë dhe atë garanci dhe mbrojtje të veçantë që Kushtetuta jonë, si Kushtetutë e një shteti që respekton parimin e shtetit të së drejtës, jep për pronën. Të ndërhysh tek ndërtimet e bëra me leje, apo dhe më tepër tek ato që i sillni si risi me leje të kundërligjshme, keni ndërhyrë faktikisht tek mbrojtja që i bëhet kësaj prone nga Kushtetuta”, – tha deputeti Ruli.

Në fjalën e saj, ministrja Gjermeni sqaroi se kaosi dhe spontaniteti që ka karakterizuar zhvillimin e territorit deri më tani detyroi qeverinë të vendosë t’i japë kompetenca më shumë INUK si pjesë e masave të domosdoshme për vendosjen e rregullit në zhvillimin e territorit. Në këtë kuadër, ministrja kërkoi mbështetjen e Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese në përpjekjet e qeverisë për të vendosur kontroll mbi territorin dhe për të siguruar një zhvillim urban të qëndrueshëm që i shërben të tashmes, por edhe brezave që vijnë. Lidhur me përputhshmërinë e këtij vendimi me parimin e ligjshmërisë, zonja Gjermeni theksoi se ky vendim bazohet Kushtetutë dhe në legjislacionin në fuqi që përfshin ligjin për planifikimin e territorit dhe ligjin për Inspektoratin e Ndërtimit.

 

 

 

 

 

 

 

Comments are closed.