Del formulari A3, ja kuotat e mbetura bosh në çdo degë

0
147

 

Në degët e Tiranës, dhjetëra kuota të paplotësuara

Anglishtja në Sarandë, 55 vende bosh

 

studente-lista (1)Të gjithë ata maturantë që nuk kanë qenë fitues në raundet e para, do të kenë një mundësi të mirë me formularin A3. Këtë fakt e tregojnë edhe kuotat e ngelura bosh në çdo degë. Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar dje A3-shin, duke specifikuar degët së bashku me kuotat e paplotësuara. Bie në sy se ka shumë kuota të ngelura bosh në degët e Tiranës. Në pjesën më të madhe të degëve ka minimumi 15 kuota të paplotësuara, ndërsa në degët e universiteteve të rretheve ka nga 20-35 kuota të paplotësuara. Në degën e anglishtes në Sarandë, ka 55 kuota që ende nuk janë plotësuar. Formulari do të plotësohet nga data 4 nëntor deri në 6 nëntor.

Aplikimi

Mund të aplikojnë me formularin A3: Maturantët që nuk kanë konkurruar më parë me formularin A2, por që në këtë raund do të konkurrojnë për herë të parë me formularin A3. Në këtë grup përfshihen kandidatët që: kanë rezultuar kalues në provimet e Maturës Shtetërore, sesioni i parë, por nuk kanë plotësuar formularin A2. Kandidatët që kanë rezultuar kalues në provimet e Maturës Shtetërore, në sesionin e vjeshtës 2013 Të rinjtë që kanë përfunduar arsimin e mesëm jashtë vendit dhe, mbi bazën e ekuivalentimit të rezultateve të shkollës së mesme, kanë fituar të drejtën të aplikojnë për vazhdimin e studimeve universitare të ciklit të parë në IALP e vendit tone. Maturantët që kanë konkurruar në raundin e parë me formularin A2 (fitues ose jo dhe te regjistruar ose jo) dhe dëshirojnë të vazhdojnë garën për të qenë fitues ose për të kaluar në një preferencë më të lartë, duke ruajtur renditjen e preferencave të formularit A2 të plotësuar në raundin e parë. Këta maturantë nuk plotësojnë formular të ri, por vetëm shprehin vullnetin të vazhdojnë konkurrimin. Nëse në përfundim, maturanti që është shpallur fitues në raundin e parë, nuk arrin të klasifikohet në një preferencë më të lartë, mbetet fitues në programin ku është regjistruar dhe vijon studimet e ciklit të parë. Përjashtohen nga konkurrimi në raundin e dytë: Kandidatët fitues në preferencën e parë të shprehur në formularin A2 dhe që janë regjistruar në atë program studimi në raundin e parë të pranimeve si dhe maturantët fitues që kanë konfirmuar regjistrimin përfundimtar në preferencën e shpallur në fazën e parë të A2-shit, nëpërmjet regjistrimit online dhe që janë të regjistruar në atë program studimi në raundin e parë të pranimeve.

Regjistrimi i fituesve

Në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit afati i fundit për të publikuar fituesit është data 12 nëntor. Sekretaritë mësimore të fakulteteve në datat 13.11.2013 deri 16.11.2013, nga ora 08:00, deri ne orën 18:00, ë pranojnë dokumentacionin për të gjithë kandidatët fitues- përcaktohet në udhëzimin e MAS. Kandidatet paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

-Dokument identifikimi (karte identiteti ose pasaporte). Ne dosje mbahet vetëm fotokopja e një prej dokumenteve

– 2 fotografi

-Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.600 lekë, paguar pranë zyrave të Postës Shqiptare ose bankave të nivelit të dytë për llogari të IALP-ve përkatëse, nga të gjithë kandidatët e shpallur fitues në këtë raund

 

 

Datat e provimit të shtetit për të gjitha profesionet

 

Të rinjtë që kanë mbaruar për Mami, do të jenë të parët që do testohen në sezonin e pestë të Provimit të Shtetit. Konkretisht nga data 11 nëntor deri në 16 dhjetor do të zhvillohen të gjitha provimet.

Pyetjet

Pyetjet e provimit janë në kompetencë të Komisionit të Provimit të Shtetit. Ato synojnë të vlerësojnë njohuritë e përgjithshme të kandidatit për profesionin përkatës. Pyetjet e provimit të shtetit janë me alternativa. Vetëm një nga alternativat është përgjigje e saktë. Pyetjet shfaqen në monitorin e kompjuterit të kandidatit dhe me një klikim zgjidhet pyetja e dëshiruar. Pyetja me alternativa është në një kuadrat me ngjyrë portokalli. Klikimi mbi këtë kuadrat ndryshon ngjyrën e kuadratit. Klikimi mbi alternativë nuk konsiderohet automatikisht si përgjigje e pyetjes. Kandidati ka të drejtë të klikojë më shumë se një herë mbi alternativat pastaj ta konfirmoj atë. Pas dhënies së përgjigjes, në monitor shfaqet njoftimi “Zgjidhni pyetje tjetër!” Në monitorin e kompjuterit shfaqet edhe koha e mbetur në dispozicion, deri në përfundimin e provimit. Koha e provimit përfundon kur në monitor shfaqet tabela përmbledhëse e dhënies së përgjigjeve e ballafaquar me përgjigjet e sakta, sasinë e pikëve të grumbulluara si dhe përqindja e pikëve të grumbulluara.

Vlerësimi

– Kandidati vlerësohet me notën 10 (shkëlqyeshëm) nëse merr 95-100 pikë.

– Kandidati vlerësohet me notën 9 (shumë mirë) nëse merr 85-94 pikë.

– Kandidati vlerësohet me notën 8 (mirë) nëse merr 75-84 pikë.

– Kandidati vlerësohet me notën 7 (kënaqshëm) nëse merr 65-74 pikë.

– Kandidati vlerësohet me notën 6 (mjaftueshëm) nëse merr 55-64 pikë.

– Kandidati vlerësohet me notën 5 (kalueshëm) nëse merr 50-54 pikë. f) Kandidati vlerësohet me notën 4 (jokalueshëm) nëse merr më pak se 50 pikë. Provimi i shtetit cilësohet i kryer me sukses, nëse në provim kandidati është vlerësuar së paku me notën 5. Kandidati i vlerësuar me notën 4 përsërit provimin.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency